Kush po e minon miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Opinione

Kush po e minon miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 13 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Bill Clinton, Ibrahim Rugova dhe George Bush

Çdo shqiptar i cili i ka përjetuar tmerret e luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë në periudhën e viteve të Apart-hejdit 1990/1999, iu ka gëzuar vënies së taksës 100% ndaj mallrave të Serbisë të cilat për 20 vite kanë hyrë në tregun e Kosovës, sikur në “bahshçe të babës”, dhe e cila pa dyshim, se u vendos me një vonesë tepër të madhe dhe të pajustifikuar..!?

Mirëpo, ta refuzosh dhe mos respektosh kërkesën dhe rekomandimin e miqve tanë amerikanë, që ajo të hiqet ose suspendohet përkohësisht, ose është një budallaki e llojit më të rënd politik, ose pas këtij Refuzimi banal fshehën lojëra të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Sepse, ta injorosh thirrjen dhe këshillën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të udhëheqësve më të lartë shtetëror të këtij vendi mik, i cili e projektoi dhe e realizoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në fund të shekullit 20-të, pa marrë parasysh shkaqet dhe interesat strategjike të Amerikës në rajon, nënkupton, hiç më pak se lojë me fatin dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës, i cili fund e krye ishte projekt amerikan, pa mbështetjen e të cilit vështirë se 2 milion shqiptarët dhe Kosova do çliroheshin ndonjëherë nga kthetrat e robërisë dhe okupimit të egër serbo-sllav..!?

Prandaj, pas letrës së presidentit Donald Trump dërguar presidentëve të Kosovës dhe Serbisë para një muaji, pas thirrjes së këshilltarit për siguri John Bollton, pas kërkesës në mënyrë të prerë të Ambasadorit amerikanë në Kosovës, Fhilip Kossnet, se taksen duhet hequr menjëherë, dhe, pas letrës që sot krerëve të shtetit të Kosovës ua paskan dërguar tre funksionarë të lartë të Departamentit të shtetit të SHBS-ve (shihe letrën në gjuhën angleze) në të cilën kërkojnë heqjen e saj të menjëhershme, duke cekur qartë se ky mos dëgjim i palës kosovare do çon në rishikimin e marrëdhënieve dhe ndihmave amerikane ndaj Kosovës, do të ishte akti më reaksionarë dhe më antikombëtar, nëse taksa ndaj Serbisë nuk hiqet brenda 6 orëve..!?

Ata të cilët vazhdojnë të ngulin këmbë për mos heqjen e kësaj takse diskutabile, pa dyshim se janë duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës dhe kombit shqiptar, pa dallim, prandaj iu bëjmë thirrje që t’i thërrasin mendjes dhe mos ta vejnë atdheun edhe njëherë para rrezikut, i cili mund të ketë përmasa tragjike për popullin shqiptar..!?

Hiqne taksën, sa nuk është bërë vonë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat