Kur mediokrititeti "e mund" arsyen...!?

Opinione

Kur mediokrititeti "e mund" arsyen...!?

Nga: Hasan Qyqalla Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:05
Hasan Qyqalla

Disa "opinionistë" me ngjyrime politike, na janë bërë si fëmijët e paedukatë, për të mos thënë edhe më keq. Kjo edhe  më shtyri të nxjerrë fillimisht, në pah miopsinë e tyre, nëse nuk e kanë për hirë apo hatër të të "mëdhenjve", apo sa për një servilizëm që të lëpijë ndonjë koc ashti!

E para: _ nuk e njohin as përafërsisht drejtshkrimin e standardit të gjuhës shqipe;

E dyta: _ është për të ardhur keq, që nuk i njohin as kuptimin e shprehjeve, ndaj edhe i përdorin përmendësh! Kjo të bie në sy për lexuesin e vëmendshëm;

E treta: _ gëzon titull shkencor, e rrjedhën politike e shpërfillë sipas shijes politike dhe interesit (lexo: pozitës) që gëzon;

Katër: _ a kanë more moral këta farë politikanë, deputetë, diplomat e konsuj tanë, kur dalin në opinion me aq vobekësi morale, intelektuale, politike e shkencore?!

Pesë: _ a kanë "pasqyrë" që t' i bëjnë një "krëhër edhe mendjes në retrospektivë" në veten e tyre e të gjejnë pozitën që meritojnë, apo janë të dashuruar në vetë veten?!

Këto dhe shumë pyetje tjera më vijnë vërdallë tani kur lexoj dhe dëgjoj disa "opinionistë" të vetëquajtur ashtu! Andaj, si të kemi besim në profile të tilla, që në botën perëndimore, do identifikoheshin si endacakë kuloaresh, që vrapojnë pas mbeturinave në pjata, për të mos thënë sahanlëpirës?! Pastaj edhe pa u skuqur fare, i fusin brirët me Institucionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke harruar pasqyrën para se të dalin në "arenë", pasi janë "shytë" fare!  Më vjen vërtet keq, që kollaret, as kostumet, as këpucët..., etj., nuk qajnë hallin fare, kush i qet në trup edhe kur të tillët nuk kanë turp! Fundja, kjo është si ajo thënia e urtë, kur del në treg për të ble farën për mbjellje, "mos e shiqo thesin, por farën"!  Prandaj, kjo më konsiston si këta "elegantët e ditur" e prijës të klasës politike aktuale, apo "paria" e Kosovës!  

Kategoritë e tilla të "opinionistëve", asnjë pikë neuralgjike nuk e nxjerrin si dëshmi  kontestimi të DEKLARATËS së nxjerrë nga ASHAK! Të tillët, sikur kanë dëshirë të promovojnë veten e tyre për një post apo kute më të favorshme. Sa më vjen keq prej këtyre "trashamnëve"! Harrojnë se kjo klasë politike (aktuale), janë me dosje të hapura gjithandej nëpër gjykatat e Kosovës, për hajni, vjedhje, keqpërdorime, abuzime, mashtrime e deri te kupola, tani më e njohur "Pronto" (kuptohet me disa përjashtime individuale)! Si edhe një "diplomat" i Kosovës, në një promovim letrar të një autori disident të asaj kohe (ish Jugosllavisë) e me nam (tani), u përpoq ta arsyetojë vonesën e pranisë së tij (pasi organizatorët nuk e shpërfillën fare vonesën a mungesën e tij), duke fyer organizatorët, me fjalët: "ku jeni futur në këtë "bunker"(!?), se mezi e gjetëm", tha! Kësaj i thonë "mos e vet se të tregon vet"(!!!), mbase, i njejti, kishte shërbyer kohë më parë në këtë regjion, por se nuk e kuptonte as "Navigatorin" që e udhëzonte! Një, tjetër "diplomat",në shkrimet e tij, pas çdo prese fillon me shkronjë të madhe, edhe pse i përdorë vend e pavend shenjat e pikësimit!!! Krejt për fund, si pasojë e politikave të dobëta, jo rastësisht përfitoi okupatori serb, dhe ia arriti qëllimit të vet. Po kjo klasë politike, e miratoi në Kuvend, dhe i hapi rrugën ngritjes së një Gjykate speciale për krime lufte, ndaj ushtarëve tanë çlirimtarë! Deri sa Serbia, lere që nuk ka kërkuar falje publike për krimet e bëra, por as "adresat" e të zhdukurve, ende nuk i tregon! Turpi nuk paska brirë!

Prandaj, kujtoj që Kosova kurrë nuk ka qenë më në krizë politike, ekonomike, shëndetësore e sociale! Është koha e fundit që "fatosave" të dijshëm, t' ua tregojmë vijën institucionale të kulturës, arsimimit dhe vetëdijësimit.  Këtë e themi për të mirën e tyre, e për të mirën e përmirësimit të imazhit të shtetit të Kosovës dhe prosperitetit e integrimeve euro-atlantike. Për këtë,  sot,  thënë të drejtën, vetëm edhe një "armë" i ka ngelë Kosovës. Është koha e "revolucionit" të mërgimtarëve. Është koha e renesancës gjithëpopullorë të "Rilindjes së re" kombëtare. Koha nuk pret më.
"O sot o kurrë"!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat