Taksa dhe Ramushi

Opinione

Taksa dhe Ramushi

Blerim Burjani Nga Blerim Burjani Më 13 shkurt 2019 Në ora: 19:08
Ramush Haradinaj

Një qëndrim i tillë është absurd dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës ,perspektiva e një populli të vogël dhe një shteti të ri si Kosova është qëndrimi në një linjë me SHBA dhe BE përballë Serbisë dhe Rusisë, një qëndrim kokë fortë dhe i pa kuptimtë nuk sjellë asgjë pozitive për shtetin, Politika amerikane është udhëzuesi i Kosovës për të ardhmen e saj, askush nuk e ka të qartë edhe pse nga ky njeri çdo është e pritur, ai ishte edhe kundër Marrëveshjes së Rambujes, e që Thaçi në atë kohë dhe delegacioni kosovar ishin pajtuar  me Marrëveshjen e Rambujes që solli bombardimet kundër Serbisë, izolimi i Haradinajt kishte ndodh edhe pas luftës ai nuk u lejua të jetë pjese e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës e një kohë as pjesë e Këshillit të Përkohshëm të UNMIK , izolimi i tij filloje edhe nga SHBA gjatë kohës se vitit 2001, për të ardhur keq pse ky njeri nuk u mësua “politik kurrë” , se politika nuk është “luftë” por është guxim dhe virtyt njerëzor, pa marr parasysh se deri me tash nuk ka asnjë garancinë se si do të përfundojë dialogu me Serbinë ky qëndrim i SHBA është i rreptë dhe mjaft thelbësor-ultimatum, SHBA mund të tërheqin edhe ushtrinë e saj që kanë në Kosovë me këtë ide të këtij njeri për të ngulë këmbë për një taksë që në raport me shtetin dhe funksionimin dhe progresin asgjë s’do të thotë për Kosovën si shtet. Nuk befason aspak qëndrimi i këtij njeriu ai mbetet një "samuraj politik", e koha e tyre ka kaluar kaherë. Nuk e di pse PDK i dha post këtij njeriu e cila e kishte kritikuar gjithë kohen dhe e kishte nënçmua raportet Thaçi-Haradinaj ishin të zbehtë 2001-2004-2004-2007, këto raporte u përmirësuan vitin e kaluar për të u keqësuar sërish një muajt të fundit. Ai po bllokon verbërisht procesin dhe po e ndal trenin , dialogu s’mund të ndalet. Kush e “ ndal e rrok sanksioni” dihet se Kosova dhe Serbia nuk janë akter kryesor të politikes ndërkombëtare por SHBA ,BE dhe Rusia. SHBA e donë Serbin në NATO dhe BE. Kosova nuk mund te i rezistojë një politike të tillë.

Me tutje çka?

Duhet urgjentisht te mblidhet Kuvendi i Kosovës të gjej një zgjidhje përderisa nuk është bërë dëm edhe më i madh shtetit , nga njerëz jo të përgjegjshëm. Haradinaj me aventurat e tij e shkatërroj AAK  e ndau në shumë pjesë  dhe mbeti një “sulltan i vetëm, AAK edhe sot nuk është më kurrgjë  dikur ishte koalicion e tash kurrgjë parti e një  njeriu që nuk ka kontroll të brendshëm politik dhe asnjë organ i këtij subjekti qe e ndal atë nga mos dija dhe absurdet .Kuvendi  Kosovës duhet të mblidhet dhe të shkarkoj atë nëse nuk dorëhiqet  te ndalet dëmi ndaj shtetit , Kosovën e qoj drejtë rrezikut të madh, çka i’u deshtë  një ide e tillë qe i shkakton dëme qytetareve.

Kuvendi i Kosovës duhet të heq taksën

Nëse  Qeveria nuk e zbaton vendimin e Kuvendit duhet të shkarkojë Qeverinë dhe duhet të riformulohet qeverisja e re me  një kryeministër të ri, nuk ka nevojë shteti të shkojë në zgjedhje  por një riformulim qeverisës është i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat