Elita e lodhur “demokratike” - Bota Sot
Elita e lodhur “demokratike”

Opinione

Elita e lodhur “demokratike”

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:00
Agim Vuniqi

Zbavitja e deritanishme e qytetarëve me sindromin Dickian  nuk po bjen nga repertoari publik, ai herë rritet e herë zvoglohet  varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian "të  jesh apo të mos jeshë" i protagonistëve që përmenden në skenarin e  Dickut ishte në akordancë me zgjedhjet, dhe akoma nuk po i  shihet fundi. Puna e përditdshme për të ndarë kulaqin e pushtetit po  bëhet shumë atraktive, zbulimet e gazetarëve për koalicionet e mundshme  ndryshojnë agjendën politike brenda dite, apo nate, nuk dihet saktësisht  kur.

Zukatjet që dalin nga taboret politike kanë të bëjnë me  frekuentimin e postit të presidentit që është pozitë e lakueshme për  liderin e AKR-së, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën. Hej ... reakcionet politike janë bë sikurse ato kimike, këtë e sprovoi që në fillim të karrierës politike Daci (keni vërejtur në media nuk përmendin pozitën e tij të tanishme kryetar i ASHAK, por atë të ish kryetar i Kuvendit), të cilin e rrënoi nga posti politik Gjykata e Qarkut të  Prishtinës e cila ia dha  kartonin e kuq dhe legalisti dardan nuk bëri shumë zë, u tërhoq  ”denjësisht” nga negociatat e gatimit të pushtetit. Në qetësi përgatitet  për maratonin e ardhshëm, dhe duket se nuk do të zgjatë shumë. Ngjarjet  aq të ngjeshura të javëve të fundit, janë politikisht shumë ambcioze,  "hy gjumi" i zhurmshëm i Ramës, i Thaçit dhe i martirëve socialistë për të lëvizur  kështjellën ”demokratike” nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveq kritikës së diplomacisë evro-amerikane.

Nëse matet kështu pulsi i qëndrueshmërisë institucionale atëherë  kanosjet "patriotike" do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të  demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit, është  vështirë t'i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet  në Shqipëri, protesta studentore dhe ato në Kosovë-grevat e punëtorëve, u zbehën në krahasim me ato të nikoqirëve të piramidave  shekullore, pastaj ato në djepin e haremeve të sulltanëve, lëkundën aq shumë pushtetet atje, saqë  dridhjet demokratike, po duken më  “shpresëdhënëse”, bile po përmenden reformat ekonomike dhe qetësia institucionale.

Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë  raportin e Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor "pordhë e  piskamë" duke dridhur koalicionin qeveritarë në lindje, ngase përditë e më shumë po  perëndon ajo, që i jepnin nofka të ndryshme. Sa do të zgjatë ngërqi demokratik i politikëbërsve nuk po  saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e  shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë, aq shumë, saqë u  lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika  obstrukcioniste..., e shtyrë edhe nga Dicku si bashkëautorë...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...