Lutfi Haziri, njeriu identifikues i Anamoravës!

Opinione

Lutfi Haziri, njeriu identifikues i Anamoravës!

Nga: Fitim Redenica Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri është politikani i parë modern shqiptar dhe forca kryesore shtytëse për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës. Lutfi Haziri është njeri i dekadave. Ne patëm fatin të jemi në këtë rrugë të tij, ku Lutfi Haziri po kryen misionin e tij të shenjtë.

Bashkoi dhe po udhëheq qytetarët Gjilanas, duke promovuar si zgjidhjen më të mirë të problemeve të veshtira që ishin, përveq gjuhës së dialogut dhe ideve të pastra (pa ekuivoke), idetë paqësore që burojnë nga shpirti i tij, duke u bërë simbol ndërkombëtar i qëndresës paqësore të qytetarëve të tij.

Duhet të jenë të gjithë qytetarët të sinqertë dhe gjerat t'i shohin ashtu si janë pa ndikime euforike apo politike. Lutfi Haziri ka meritë për pikëpamjet paqësore, për punët e mëdha të qytetit, qytet të cilin po e shndërron në qytet europian, po ashtu edhe autoritetin që gëzoi në botë, duke na u konvertuar me investime strategjike nga organizatat më të mëdha botërore, investime që po shihen për cdo ditë. Merita më e madhe për ditën e sotme dhe për të ardhmen është autostrada Prishtinë- Gjilan, e cila nuk do të ishte e mundur pa iniciativën dhe insistimin e madh të kryetarit Haziri. 

Është një dirigjent dhe kompozitor i cili po lenë mbresa dhe nota për të ardhmen tonë. Ato nota sot ne do i mësojmë, fëmijët tanë do i tashëgojnë dhe t'i tregojmë botës demokratike se çfarë të ardhme po jep një burrështetas si Lutfi Haziri, një burrë që të gjithe burrështetasit ia kanë lakmi.
Lutfi Haziri, ka qënë njeriu më i besueshëm i presidentit Rugova, dhe natyrisht ky besim me punën dhe përkushtimin e tij të madh në menaxhim dhe lidership, po i bind qytetarët e vendit, se ky personaltet ka rrugë dhe hapa të sigurtë në drejtimin e institucioneve.

 Luta është figura e ndritur për të gjitha moshat, i besueshëm, i ndershëm, i urtë, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare dhe udhëheqës i pazëvendësueshëm i të gjithë qytetarëve të Gjilanit, në një të ardhme të afërt i tërë Kosovës.
Lutfi Haziri është personalitet i cili e perceptonë fuqimisht politikën, arsimimi i tij - si i përgjithshëm dhe politik - dhe hapësira që ai vepron do të rritet, do të përcaktonë sjelljen e e të gjithë udhëheqësve të Kosovës. Dhe kultura politike që ai posedon tani, në një masë të madhe, do të përcaktojë formën e ardhshme të ndërtimit të shoqërisë kosovare.

Një kryetar si Lutfi Haziri është gjithmonë i mirëseardhur për qytetin tonë, por është e vështirë të gjejmë si ai, ky personalitet po i jep një identitet tjetër këtij qyteti, me investime strategjike zhvillimore, te cilat po ua ndryshojnë jetën qytetarëve të Gjilanit. Ai me politikat e tij zhvillimore, është faktorë kyc në identifikimin e figurës politike qëndrore të Kosovës në botë. Investimet milionëshe të cilat i ka përfituar Komuna e Gjilanit, nga organizatat më me renome botërore, janë si rezultat i punës dhe i angazhimit maksimal të kryetarit Haziri me institucionet më të larta Europiane dhe botërore.

Lutfi Haziri është i pjekur në politikë, ai është golashënuesi më i mirë i këtij sporti të politikbërjes, njohës i shkëlqyer i rrethanave politike dhe një fitues taktikor në thurrjen e "kufomave politike" në vend.
Përndryshe, me modestinë e tij prej një intelektuali, ai është ikonë identifikuese për tërë Anamoravën me rrethinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat