Në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Opinione

Në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Haki Latifi

 

“Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë…Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike nga miqtë tanë, që të na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd…“ Dr. Ibrahim Rugova, President dhe arkitekti i themelimit të shtetit të Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është një histori e dhimbshme shqiptare qindra vjeçare, që mori fund, më 17 shkurt 2008 me rikonfirmimin e saj nga Kuvendi i Kosovës. 

Më 17 shkurt të këti viti qytetarët e Kosovës festojnë 11-vjetorin e krijimit të shtetit të tyre me shumë … sakrifica, është vazhdimësi e
mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë për të bërë, është ofshamë e bukur edhe
për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim.

Dhe është shumë normale në 11-vjetorin e rritës së saj të festojmë dhe të gëzohemi… Qytetarët e Kosovës dhe miqtë e tyre meritojnë festimin e tillë. 
Breza të tërë dëshmorësh dhe heronjsh kanë kontribuar në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe Demokratik. Njëri ndër ta apo thënë më mirë, më meritori për faktin se Kosova po shënon 10-vjetorin e egzistimit, nga ditët më të rëndsishme të saj, është padyshim Arkitekti, Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë vit po bëhen 20 vite nga Lufta e fundit në Kosovë, e cila ishte faza finale e largimit të robërisë nga okupatori serb, për të cilën meritë të veçant i takon vizionit politikë të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. I cili me racionalizmin e tij intelektual, vuri themelet e një uniteti funksional edhe kur mendohej se mund të mos ishte e lehtë të arrihej, dhe dëshmoi se për hir të interesave kombëtare, për ruajtjen e unitetit politik dhe institucional, ishte në gjendje të gjente formula bashkimi dhe bashkëpunimi. Meritë tjetër e veçant i takon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave aleate të paktit të NATO-s në krye me SHBA-të!  

Ata të cilët, nuk e kuptojnë këtë datë të madhe historike, ku për herë të parë Kosova u njoft si subjektivitet ndërkombëtar, nuk e kanë  kuptuar historinë ose kanë kufizime të theksuara intelektuale për të kaluarën.  Perpjekja për të bërë barazim mes kohës së lirisë me kohën e robërisë ështė qellimkeqe dhe thjeshtë për interesa pushteti e jo shteti!

Siq dihet hesapet e pushtuesit serb nuk dolën të llogaritura mirë. Ata në propagandën e tyre qindvjeçare me Kosovën duke e paraqitur si pronë të tyre, dhe shqiptarët si një turmë e prapambetur, primitive që nuk mund të funksionojnë si shtet, u shkoi huq. Sepse kjo propagandë e serbëve është fiksimi i tyre mental primitiv, e cila vazhdon të mbetët e tillë edhe në kohën e sotme, e që serbët vazhdojnë ti besojnë kësaj, me verbëri edhe në këtë kohë.
Por, kjo nuk është problem i shqiptarëve, le të mbetët problem i serbëve.

Nuk është e rastësishme ajo që thuhet se shpeshherë fjala nuk e ka fuqinë e mjaftueshme për ta shprehur gjithë atë që ndjejmë edhe për çështje më të vogla, e lëre më për ngjarje të mëdha siç është pavarësia e shtetit tonë.

Në të vërtet, akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës përmbushi dy qëllime fisnike e të drejta, u realizua dëshira, lufta e sakrifica dhe njëkohësisht e drejta e popullit të Kosovës për mëvetësi në njërën anë, në anën tjetër pavarësia e Kosovës e bëri Ballkanin më të lirë, më të drejtë se kurrë më parë në historinë e tij, ndonëse për lirinë e plotë në Ballkan ende mbetet shumë për t’u dëshiruar. Sidoqoftë, Pavarësia e Kosovës i hapi rrugë paqes në rajon dhe zvogëloi rrezikun e përplasjeve të reja.

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj; Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes….
Përfaqësuesit e pupullit të Kosovës me votën e tyre më 17 shkurt e ndan historinë e Kosovës në dysh; i ndan njëherë e përgjithmonë tiraninë, robërinë e shtypjen në njërën anë, dhe lirinë, shpresën e zhvillimin në anën tjetër.

Shteti i Kosovës lindi falë një përpjekje të gjatë, falë një dëshire të pashuar ndër shekuj, falë amanetit të lirisë të përcjellë me besnikëri ndër shekuj. Vështirë të gjendet një popull kaq i vogël e me vuajtje kaq të mëdha dhe me aq shumë gjak të derdhur për liri siq është populli shqiptar.
Pavarësia e Kosovës nuk u krijua në një ditë të vetme, as nga një akt i vetëm politik e në një moment të volitshëm historik, por pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë luftëtarësh, heronjsh e dëshmorësh me veprën e tyre jetësore, me punën e palodhshme e me gjakun e tyre. Dhe jo vetëm këta. Hise në pavarësinë e Kosovës kanë stërgjyshet, gjyshet e nënat tona, të cilat në vend të ninullave rritën breza të tërë me këngët e lirisë...
Për t’u bërë shtet më vete, zot i vetvetes, Kosova ka kaluar nëpër histori përpjekjesh e vuajtjesh gjatë ekzistencës së vet, shpeshherë në luftë për identitet politik, kulturor e historik si entitet më vete. Perandori të mëdha e të vogla prej antike e këndej janë ngritur, kanë lulëzuar, e kanë rënë, ndërsa Kosova si njësi me identitet të veçantë përgjatë gjithë historisë - ka ruajtur substancën e vet me bazë shumicën parashqiptare e shqiptare, dhe me pakicat etnike, që kanë jetuar këtu nëpër shekuj përgjatë evolucionit historik të kësaj hapësire gjeografike e politike.
Tani festojmë pikërisht 11-vjetorin e pavarësisë dhe kam bindjen se edhe pse kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet, ne shpeshherë nuk jemi të vetëdijshëm për atë se sa shumë kemi arritur si komb e si shtet.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë të gjithë ne se atdhetarizëm nuk është vetëm të festuarit rrugëve me flamuj e pankarta; nuk është euforia, këngët, vallet... Atdhetarizëm është sjellja e përgjegjshme ndaj vendit tënd, përfshirë edhe gatishmërinë për të sakrifikuar sadopak për të. Le të kujtojmë këtu thënien e të madhit Sami Frashëri: „Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina.“
Andaj, të gjithë ne, në këtë ditë të shënuar, të kujtojmë me nderimet e respektin më të madh, përpjekjet dhe sakrificën e shumë e shumë brezave, të cilët e kanë mbajtur të ndezur flaken e luftës e të atdhedashurisë, dhe të cilën flakë e sollën deri te ne. 
Sot kujtojmë themeltarin e shtetit të Kosovës, presidentin Dr. ibrahim Rugova me të gjithë bashkëpunëtorët që nuk janë në mesin tonë. Kujtojmë komandantët e luftës; Adem Jashari, Salih Çekaj , Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqi dhe të gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës.

Le t’i kujtojmë e nderojmë sot, vargun e gjatë të dëshmorëve, që i njohim nga historia jonë e lavdishme, por edhe ata dëshmorë, të cilët patëm fatin t’i kemi familjarë, miq, bashkëpunëtorë, të cilët na mungojnë sot.
Një rol të veçant për Pavarësinë e Kosovës kanë luajtur mërgimtarët shqiptar jashtë vendit. Mendoj se pa aktivitetin e Diasporës shqiptare, nuk do të kishim dy shtetet shqiptare: Shqipërinë e Kosovën. Ndikimi i tyre tek administrata amerikane, europiane që gjatë historisë u ka dalë në mbrojtje shqiptarëve në Ballkan në çastet më të vështira, ka qenë shumë pozitiv që nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme.
Pra, ashtu si i ka mbajtur të parët tanë, bashkë e të fortë, lufta për lirinë, le të na mbajë bashkë neve sot, lufta për ta ndërtuar e përparuar shtetin tonë, lufta për ta luftuar të keqën, dukuritë negative që ja zëjnë frymën shtetit, lufta për të ecur përpara i gjithë kombi jonë.

Tani, i takon klasës poltike të vetëgjyqsohet ose përndryshe për shkak të pa aftësisë, kjo klasë politike e ka mbaruar misionin e saj dhe i takon një klase të re drejtuesish në Kosovë që të marrin pishtarin dhe të vazhdojnë stafetën për të arritur në Kosovën europiane. Të luftohet pa asnjë kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, vendosja e shtetit  ligjor të normave europiane, çlirimi i konkurrencës në ekonomi, t’i jepet fund monopoleve ekonomike, politike, mediatike janë jetike vendin, për të cilat duhet të punohet me vendosmëri e përkushtim.
Ne duhet të besojmë fuqishëm se, një popull që ka ditur të arrijë lirinë, ai do të dijë edhe të ndërtoj të ardhmen e vet në mesin e popujve të lirë.
Urime!

Gëzuar për shumë mote e jetë!
15 shkurt 2019

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...