Rama po i fryn zjarrit të përçarjes së shoqërisë shqiptare

Opinione

Rama po i fryn zjarrit të përçarjes së shoqërisë shqiptare

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:48
Sherif Ramabaja

Me fillimin e protestave të studentëve të para një muaji në Shqipëri, u vërejt plani taktizues i kryeministrit shqipar Rama. Pra qysh me protestat e studentëve u vërejt se popullariteti i tij është në rënie të dukshme. Si gjithnjë autokratët apo ish komunistët kërkojnë fajtor për dështimet e tyre dhe kjo u vërejt qartë edhe te Rama. Pasi i analizoi gjërat, duke parë pamundësinë e dialogut me studentët, ngase kupa ishte mbushur, zgjodhi rrugën tjetër, ndërrimin e strukturave qeveritare. Me këtë deshi të tregoi se fajtorët u denuan, do të ketë zgjidhje dhe mendoi se rahatinë për të qeverisur e kishte balancuar. Në realitet mllefi sa vinte dhe shtohej, si nga opozita që ishte lodhur nga taktizimet e Ramës, po ashtu edhe nga populli tejet i pakënaqur nga qeverisja e tij.

Kryeministri Rama me të ardhur në pushtet kishte premtuar shumë, dështimet ishin shumëfishuar. Papunësia, boshatisja e vendit nga rinia, shtimi i varfërisë, korrupcioni tejet i larte, bandat e drogës dhe plaçkitjet ishin shumëfishuar etj.  Këto përbënin vetëm disa nga dështimet e qeverisë Rama. Kryeministri përmes Twitter, çdo mëngjes përshëndeste shqiptarët, me fotografi të bukura nga vendi dhe me thënjet e njerëzve të shquar shqiptar. Mendonte se me këto gjëra do të kënaqte shqiptarët dhe se paraqiste suksesin e punës së tij.

 Është një pamje e bukur në Tajlandë ku shumë filma të Holivudit e paraqesin këtë skenë e sidomos filmi 007. Në det janë shumë maja mali të holla dhe afër njëra tjetrës. Pamja duket e mrekullueshme, po kur shikon plazhin mbrapa ska asgjë. Edhe Kryeministri Rama me pamje të mrekullueshme mendonte se do t´i ngazëllei shqiptarë, pa menduar se njerëzit duan bukë, punë, kushte për një jetë normale etj. Ai shqiptarëve u thotë se ne kemi punë, po për specialistë të fushave të ndryshme. Pra çka do të bëjnë njerëzit e zakonshëm që nuk janë specialistë dhe kërkojnë të jetojnë. Specialistët i kërkon tërë bota, ata gjithkund i kanë dyert e hapura.

Taktizimi i Ramës me kundërmitig në Vlorë

Opozita shqiptare para disa javësh kishte paralajmëruar protesta kundër qeverisë Rama. Akuzat ndaj kryeministrit Rama ishin të shumta, po një nga më e vjetra është se ai kishte ardhur në pushtet me blerjen dhe vjedhjen e votës. Ndoshta kjo akuzë do të zbutej, sikur të vëreheshin sukseset dhe punët të shkonin mbarë, por po të ketë dështime dhe pakënaqësi te masat, protestat organizohen vetëvetiu. Opozita kishte paralajmëruar dhe organizoi protesta dje në kryeqytet, po ajo që ndërmori kryeministri Rama me kundërmitingun në Vlorë i tejkalon sjelljet e një kryeministri. Sjellje të tilla ndaj qytetarëve të vetë bëjnë vetëm autokratët, udhëheqësit komunist dhe diktatorët. Sot shembuj të tillë kemi Erdoganin në Turqi, Vuçiçin në Serbi, Maduron në Venezuelë, Putinin në Rusi etj. Në shoqëritë demokratike botërore sjelljet e tilla denohen gjithkund edhe pse ndoshta haptas nuk e thonë. Një sjellje e tillë arrogante e Ramës, ia ulë vlerën vetëvetës së pari te shqiptarët kudo qofshin ata, pastaj në EU, te ambasadorët e akredituar në Shqipëri etj. Ndoshta ai të gjitha këto i din, po te personat e lidhur për pushtet më e rëndësishme është karriga se fytyra, shteti e kombi. Ështe ajo fjala popullore, po shkova une, të tjerët i marrtë lumi.  Kryeministri Rama po vazhdoi kështu, do ta polarizoj shoqërinë shqiptare, ku zjarrit të tillë më së shumti po i frynë vetë kryeministri me aparatin e tij qeveritar.

Këto ditë e lëshoi edhe një xhevahir, kur tha se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Populistët gjithmonë i gjejnë momentet e tilla për thënje të mëdha, për të fituar poena në popull, kurse Serbisë i japin material për ta frikësuar Evropën nga shqiptarët. Populli hotë, fjalën e fundit, kurr mos e thuaj të parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat