11 Vjet Shtet i Kosovës dhe  mundësia  për Shqipërinë e Madhe

Opinione

11 Vjet Shtet i Kosovës dhe  mundësia  për Shqipërinë e Madhe

Nga: Pirro Prifti Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:57
Pirro Prifti

Në 17 shkurt të 2008 Kosova  deklaroi në mënyrë të njëanshme  Pavarësinë e saj nga Serbia. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për shqiptarët e Kosovës,  luftrat e të cilëve nuk pushuan kurrë ndër vite derisa  me ndihmën e SHBA dhe NATO-s, së bashku me UÇK, arritën në këtë ngjarje të madhe pavarësisht shumë viktimave, raprezaljeve nga ana e ushtrisë serbe. Njohja zyrtare  si shtet Sovran i Kosovës më 17 shkurt  2008, u bë pas njohjes diplomatike e zyrtare të fituar dhe të prauar nga 113 shtete anëtare të OKB.

 Sidoqoftë Serbia nuk e njohu dhe nuk e njeh akoma Pavarësinë dhe Shtetin Sovran të Kosovës me gjithë Marëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për të pranuar institucionet e reja në Kosovë. Megjithese Serbia e njeh Administrimin e territorit të Kosovës nga ana e qeverisë së zgjedhur Kosovare, ajo vazhdon ta pretendojë Shtetin e Kosovës si  `Krahinë  Autonome të Kosovës dhe Metohisë`.

Shqipëia si vëndi amë i shqiptarëve kudo që ndodhen e ka përkrahur fuqimisht Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe ka dhënë ndihmesën e saj në çdo rast duke respektuar ligjet ndërkombëtare në fuqi në sinkronizim të plotë me vullnetin e SHBA dhe të BE.

Çdo kush që është shqiptar i vërtetë e sheh me gëzim dhe shpresë që më në fund shqiptarët e Kosovës të ndarë nga trungu i territoreve shqiptare me dhunë zyrtaisht nga Marëveshja e Ambasadorëve më 1913 jetojnë të lirë dhe të pavaruar nga pushtimi 100 vjeçar serb i cili solli shumë fatkeqësi, pabarazi, krime, dhe një urrejtje midis popujve e cila nuk u shua as kur propaganda e rreme Jugosllavisë komuniste predikonte  të ashtuquajturën `bratsvo jedinstvo`.

Gjithmonë shqiptarët e Shqipërisë dëshërojnë që së bashku me shqiptarët e Kosovës të integrohen në BE dhe të kenë liri hyrje e dalje në çdo vënd të BE , gjë që ë cilën shqiptarët e Kosovës nuk e kanë. Por shumë shpejt do ta kenë edhe atë në se BE do të kuptojë se faktori shqiptar është një nga faktorët më të rëndëishëm në Ballkan qoftë përsa i përket Paqes qoftë përsa i përket repsketimit reciprok ndaj popujve dhe historisë së shqiptarëve në Ballkan që dikur quheshin Arbër dhe Epirotë.

Përplasja gjeopolike midis Rusisë dhe SHBA dhe midis Rusisë dhe BE përsa i përket Ballkanit do të jetë në favoriin e SHBA sepse SHBA është i vetmi shtet që kërkon një Faktor të fortë shqiptar në Ballkan. Dhe kështu mendohet të realizohet.

Aspiratat e Shiqpërisë për tu integruar në BE dhe së bashku me të edhe Kosova, do të na japin mundësinë për një bashkim të ardhshëm jo vetëm virtual të faktorit shqiptar në Ballkan por edhe real, sepse dihet një Federatë Shqiptaro –Kosovare do të jetë një mjedis nëpërmjet të cilit paqja në Ballkan është e siguruar; sidoqoftë nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera që mund të propozhen nga BE si një Konfederatë perëndimore Ballkanike së bashku më Maqedoninë e Veriut, Kroacinë Malin e zi dhe ndonjë tjetër, pore rëdësishmë është bashkimi i trojeve shqiptare të coptuara 100 e ca vite më parë.

E rëndësishme për çdo mundësi do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me SHBA.

Bashkimi dhe integrimi i të dy vëndeve në një, do të ketë përparësi sepse dihet që vënde e vogla kanë mundësi të pakta punësimi dhe rritjeje ekonomike. Pavarësisht se Shqipëria ka një rritje ekonomike të mirë këto tre vitet e fundit afër 4.2%, largimi i rinisë për në BE ashtu siç po ndodh edhe në vëndet e tjra të vogla të Ballkanit sin ë Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Mal i Zi, madje dhe në vëdet që janë në BE si Bullgaria dhe Rumania- të krijojnë idenë se bërja e një tregu të mdh pakëson emigrracionin.tatistikat në Kosovë tregojnë shifra jo shumë optimiste por afrimi me Shqipërinë pavarësisht disa ideve të çuditshmë nga disa politikanë kosovarë madje dhe shqiptarë të cilat shprehen me devizën: `secili të shfrytëzojë dynymin e vet`, tregon se egoizmi, pasumi i shpejtë dhe i pa ligjshmë, dëshira për pushtet tek disa politikanë shqiptarë dhe kosovarë qënka mbi bashkimin e Kombit. Kjo është e rrezikshme p të kesh parasysh dhe cic-micet religjioze në komunitete të ndryshme të cilat mund të eliminohen nëpërmjet një arsimimi të mirë të popullsisë shqiptarre të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Madje dhe emri Kosovë, mund të ndryshohet në emrin e saj fillëstaar Dardani, ide të cilën e ka shprehur dhe Ibrahim Rugova. Problemi tjetër i madh sidomos në Kosovë ai i religjionit islam me anë të të cilët vëndet e lindjes si Turqia dhe Arabia Saudite e kërkojnë Kosovën të mbetet në lindje një lloj si statusi vëzhgues në Konferencën islamike, mund të jetë i rrezikshëm për popullsinë.

Mendoj se e vetmja mënyrë për tu shkëputur nga një e kaluar jo e mirë është arsimim laik i popullsisë së Kosovës.

Dihet që çlirimi i Kosovës nga serbët nuk ka përfunduar plotësisht po të shohim Preshevën, Bugjejanovcin dhe sigurisht Metohinë ose Dukagjinin e djeshëm. Shpresojmë që integrimi dhe zbutja e mllefeve dhe armiqësisë shekullore midis sllavëve orthodoksë dhe shqiptarëve myslimanë të Kosovës dhe Metohisë, me kalimin e brezave do të afrojë këto komunitete dhe popullata të cilat për shumë së dy shekuj kanë jetuar në armiqësi, madje njihet historia që nga koha e Gjeto Basho Mujit dhe Halilit, ngjarje që kanë ndodhur nga shek i XVI.

Po të shohim shkurtimisht historinë e Kosovës, duket qartë lidhja e ngushtë me truallin amë Shqipërinë apo Arbërinë e dikurshme para pushtimit Osman.

Dihet që emri Kosovë u vendos pas luftës së vitit 1389 në të cilën koalicioni orthodox  i serbvë, bullgrëve dhe Princave shqiptarë të famshëm si Gjon (Pal)  Kastrioti gjyshi i Gjergj Kastriotit, Theodhori iI Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji iI – Strazimir Balsha, upërplas në luftëm me osmanet e Sulltan Bajazitit. Lufta humbi por edhe osmanët për disa vite nuk arritën të merrnin vetën nga ajo fitore në të cilën u vra dhe Sulltan Bajaziti.

Për shkak të shkrimeve cirilike serbe ata e `ndërkombëtarizuan` fjalën Kosovo polje  (fusha  e mellenjave) për të kujtuar vëndin ku u vra Car Llazari.  Perëndimi dhe Perandoria osmane e njohu këtë vënd me këtë emër, kështu që emri Dardani humbi gradualisht me humbjen e luftës së fundit dhe me dyndjen slave. Në fakt përdorimi i emrit Provinca ( Krahina) e  Kosovës u zyrtarizua nga Serbia në vitin 1864.

Emri Dardani ka egzistuar që në Kohën e luftrave të Trojës para që nga viti 1200 p.e.s dhe Dardani i Madh ndihmoi edhe në krijimin e qytetit të Trojës së bashku me Herkuli. Kjo fjalë vazhdoi të egzistojë tek ppullata ilire  madje edhe pas pushtimi romak në vitin 165 p.e.s.

Sllavët u dyndën nga shek i 4 e.s., deri në shek 6-7 e.s, dhe në fillim erdhën bullgarët (vollgarët- ose sllavët e Vollgës) dhe në vitin 850 e.s., çimentuan kulturën  bizantinë dhe absorbuan pjesërisht popullatat  ilire të Dardanisë dhe të Arbërisë dhe Epirit.

Në shek 12 e.s., Stefan Nemanja , një arbër i sllavizuar sundoi Provincën e Dardanisë që sot quhej Kosovë, dhe Stefan Dushani bëri kryeqytet Prizrenin duke krijuar Perandorinë Serbe që qëndroi përreth një shekulli e pak, ku dhe u themelua shtëpia  princërore e Brankovicëve, deri në 1371.

Deri në vitin 1455 arbërit e Kosovës  dhe të Veriut të Shqipërisë së sotme,  krijuan Principatën e Dukagjinëve dhe të Kastriotëve të cilët luftuan kundër osmanëve. Pastaj nga viti 1455-deri më 1912, Kosova mbeti pjesë e Perandorisë Osmane Si pjesë e vilajetit të Rumelisë dhe përfshinte territorin e Kosovës së sotme, sektorët e Sanxhakut, Malin e Zi dhe Kukësin, deri në lindje përfshi Shkupin si Kryeqytet të këtij vilajeti.

Popullata sipas historianit Frederick Anscombe ishte heterogjene, por në kohën e sundimit turk një pjesë e madhe e ppullatës i islamizua, një pjesë sidomos në fushat e Kosovës erdhën bujkrobër nga anadolli, , një pjesë emigroi në Itali, dhe një pjesë u sllavizuan për shkak të një Udhëri të Sulltan Mehmetitit të II, që pronat e Kishave orthodokse nuk do të  preken nëse do të paguajnë haracin përkatës dhe nëse do të lejojnë ushtrinë osmane të kalojë aty nëse e sheh të nevojshme. Ata u quajtën shkie.

Në 1766 osmanët anulluan dhe prishën Patriarkanën othodokse të Pejës duke vendosur kufizim ndaj popullatës jo islame. Kjo shkaktoi islamizimin e emadh të arbëve të asaj kohe të cilët gradualisht u quajtën shqiptarë, emër të cilin e morën edhe arbërit shqipfolës të krishterë katolike dhe ata që mbetën  orthdoksë. Në këtë mënyrë shqiptarët pranuan sovranitetin e osmanëve dhe shumë shqiptarë morën tituj dhe funksione në Perandorinë osmane në të cilën drejtuan rreth 37 vezirë e kryevezirë dhe pashallarë.

 Shek i XIX zgjoi nacionalizmin sidomos pas Lidhjes së Prizrenit armiqësia serbo-shqiptare u acarua shumë kur Traktati i Shën Stefanit i a kalonte Kosovën dhe krahinat shqiptare të tjera përreth, nën sundimin serb, në një kohë kur popullata shqiptare ishte njëlloj sa popullata serbe sipas censusit të asaj kohe të viteve 1867.

Në 1912 konflikti kundër Perandorisë Osmane dhe kundër serbve u ashpërsua , madje një pjesë e luftëtarëve shqiptarë kërcënuan turqit e rinj që do të marshonin deri në Selanik që të rivendosnin Sulltan Abdyl-Hamitin përsëri nëse nu krijohej një shtet shqiptar jashtë Serbië.

 Sidoqoftë shpallja e Pavarësisë nga ismil Bej Qemali, pjesmarrja e gati 20 përfaqësuesve nga Kosova e Metohija në Vlorë preicipitoi ngjarjet dhe në 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi definitivisht ndarjen e Kosovës nga Shqipëia dhe kalimin e saj nën Mbretërinë e Serbisë.

Filluan masakrat kundër shqiptarëve dhe  ngjarjet e luftës së parë botërore u vranë shumë shqiptarë të Kosovës dhe u larguan me mijra shqiptarë për në Turqi reth 240.000 shqiptarë deri në fillimin e luftës së dytë botërore.

 Pas vitit 1945, Jugosllavia përfshiu si Krahinë Autonome - Kosvën dhe Metohinë, dhe i vendosi një flamur si ai shqiptar por me yllin me pesë cepa anash.

Me kalimin e viteve, Politika e Titos zbuti qëndrimin ndaj shqiptarëve, ndoshta edhe nga  premtimi i mbajtur ne Konferencën e Avnoi dhe në bisedë me Enver Hoxhën më 1946, të cilit i tha pak a shumë se… nuk mund ta bashkoj Shqipërinë me Kosovën se nuk na lenë serbët por do tu jap autonomi të zgjeruar…. Dhe kështu ndodhi.

Në 1974 Kosovës i u dha Autonomi e zgjeruar, i u dha një nën President dhe anëtarësim në drejtimin kolektiv të Jugosllavisë, u hap Universiteti në Prishtinë. Në 1981  u ashpërsua konflikti përsëri pas vdekjes së Titos , në të cilët shqiptarët kërkonin Republike të shtatë, dhe zbatimin e të drejtave dhe  lirive  të  njeriut, por politikisht  z. Mahmut Bakalli tha që:… le të bashkohet Shqipëria me ne në një Republikë të shtatë dhe jo të bashohemi në me Shqipërinë….Kyengritja u shtyp me ashpërsi.

Në 1989 Millosheviçi me rastin e 600 vjetorit të betejes së Fushë Kosovës, reduktoi statusin e Krahinës Autonome të Kosovë Metohisë duke shkaktuar  kështu rritjen e revoltës dhe fillimin e luftës shqiptarë të Kosovës kundër Serbve. Prishja e Jugosllavisë nxiti nacionalizmin kudo, edhe në Kosovë.

Në Korrik 1990  shqiptarët e Kosovës proklamuan Republikën e Kosovës dhe Ibrahim Rugova më 1992 u zgjodh President.

Në 1996 u formuaa Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vazhdoi lufta në Kosovë e cila rezultoi me Masakrën e Raçak-ut në 1998.Në Mars u mbajt Konferenca e Rambujesë dhe Marëveshja e saj e cila kërkoi  rikthimin e e Autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e NATO-s në Kosovë.

 Midis 24 Marsit 1999- deri në 10 Qershor 1999 NATO ndërhyri për shkak se Millosheviçi bëri raprezalje të madhe në Kosovë duke larguar  nga Kosova rreth 400.000 shqiptarë të cilët bujtën në Shqipëri.Rezoluta 1244 siguroi Kosovës autonominë.

Në 2006 Rezoluta  e Këshillit të Sigurimit 1244 dhe bisedimet e drejtuara nga Matii Ahtisaari progreduan.

Në shkurt 2007 Ahtisaari propozoi Draftin për një Pavarrësi të Mbikqyrur të Kosovës.

Në 17 shkurt 2008 Kosova deklaroi Pavarësinë nga Serbia.. Në 4 Nentor 2018 ,113 shtete njohin Pavarësinë e Kosovës.

Republika e Kosovës shumë shpejt u njoh dhe u bë anëtare e FMN, dhe Bankës Botërore.

https://en.ëikipedia.org/ëiki/Kosovo.

Mos njohja nga ana e Serbisë ka krijuar precedent në ardhmërinë e Kosovës pikërisht edhe nga skepticizmi i BE  dhe i Rusisë, por përkrahja e fuqishme nga ana e SHBA, po ndihmon Kosovën të ece përpara,  duke pritur edhe heqjen e vizave dhe zgjidhjen e problemeve me anë të kompromiseve dhe bashkëpunimit të fortë me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos me SHBA dhe BE.

Shqiëria gezohet dhe inkurajon Kosovën dhe do të jetë përkrahësja me e fuqishme e saj duke ditur se shqiptarët e Kosovës dhe kudo që janë në trojetpërreth Shqipërisë mëmë, presin që të integrohen në BE por edhe të shpresojnë që tëbashkohen në ato forma që do të pranohen nga SHBA dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat