Rama i kurbanëve - Bota Sot
Rama i kurbanëve

Opinione

Rama i kurbanëve

Nga: Haki Abazi Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 06:41
Haki Abazi

Nuk ka njeri si Rama qe flet per kundershtaret politike duke menduar per te metat e veta. Ai nderton imagjinaten e tij per deshiren qe politikane e mire Shqiptare te jene kundershtare te lehte duke i pershkruar nepermejt mangesive qe ka ai. Xhelozia e pakontrolluar e perzier me meri eshte duke u bere problem i madh per kryeminsitrin Shqiptar. Nga njeriu i shpreses, Rama eshte kthyer ne sinonim te fyerjes, ndarjes dhe inicuesit te urrjetjes ndershqiptare.

Togefjaleshat e Rames jane shumekuptimshe per shkak te pauzave qe ben per te mos perdorur fjalet e ndyta e te renda qe si duket i ka ne kryelisten e fjalorit te tij dhe aspak nuk dallon nga Berisha- te dyte fjatore per gjuhen dhe sjelljet aspak te pranueshme ne parlament dhe ne media. Intervistat e Rames jane plote fyerje, gjuhe urrejtje, mllef e maraz. Ai flet per politikanet e mehalles perderisa vet eshte kthyer ne nje politikane te jarugave te moqalisura qe shperndan urrjetje dhe shperfaq hidherimin ndaj cdokujt qe nuk eshte me te dhe nuk pajtohet me te. Rama me ose pa qellim i eshte bashkaur karavanit te gjenerates se poltiakneve Shqiptare qedo te duhej ti takonin epokes se kaluar, pjese e mbetjeve organike te pushteti Enverist- siq thote ai vet.

E kam thene edhe ne te kaluaren, Shqiperine e duan te gjithe shqiptaret por jo per hatrin e Rames e as Berishes, te dy jane shume te vone e shume te vegjel per te percaktuar formen se si Shqiptaret e duan Shqiperine. Rama duhet kuptuar qe Shqiptaret e Kosoves nuk e duan Shqiperine e Rames por e duan Shqiperine e Shqiptareve. Rama nuk mund te flase me Shqiptaret e Kosoves nepermejt Batonit e Thacit, te dy jane produkt te vdekjeve te lidereve e patrioteve shqiptare dhe prodhues te hajnise e korrupcionit. Shqiptaret ne Kosove as nuk i duan ata qe ngrejne dore mbi Shqiptaret e as nuk i duan ata qe jetojne ne luksin e ndertuar mbi varferine e Shqiptareve. Zierja e Rames ne kazanin e tij me Thacin e Batanin ja heq te drejten te komentoje per cilindo politikane tjeter. Rama eshte duke shprehur friken patologjike ndaj Albin Kurtit ashtu siq kohe me pare Sali Berisha beri cdo gje per te degraduar figurn e e Ibrahim Rugoves duke perdorur propagande te rrjeshme ndaj tij. Rama e ndjen veten mire i rrethuar nga ata qe jane puthadoresh dhe te etur per famen shpejte. Nuk duron Rama ata te cileve nuk jua qet doren ne supe e nuk jua kap faqen. Rama do kurban.

Ndoshta edhe do te hamendesha, do te kthehesha tek shpresa e viteve te para se Rama do te jete reformatori i Shqiperise, por kjo gje nuk eshte e mundur, Rama po perballet me studentet e Shqiperise, me mijra protesutes dhe ka sjellur Shqiperine buze nje shperthimi. Fakti qe Shqiperia ka shume te paknaqur dhe aq shume njerez kane ikur nga Shqiperia dhe duan te ikin, edhe sikur Ram te kishte bere cdo gje drejt, prap eshte fjai i tij qe njerezit jane kaq te paknaqur. Vitet e Mjaltit te Rames kane prfunduar ne momentin kur ai e deshtoi Shtetin para Sajmir Tahirit dhe ne anen tjeter ngriti veten me gjuhen me denigruese ndaj qyytetareve te Kukesit kur ata protestuan kuder pageses se rruges.

Rama nuk eshte njeriu qe brengoset per Kosoven, ai brengoset per Kosovaret e tij qe ja kane bere te mundur zgjedhjen, Thaci dhe Batoni duke e sjellur ne trekendeshin e interesit qe nuk eshte i shqiptpareve. Sikur te brengosej Rama do te perfundonte rrugen e Kombit, do te bente pune permbajtesore per te punesuar Shqiptaret andej e kendej kufirit, do ta pastronte Shqiperine nga berllogu i organik dhe inorganik dhe do ta hapte perspektiven e integrimeve Evropiane dhe jo te beje emrime bombastike te Kosovareve ne qeverine tij. Ministrat nga Kosova jane kurbanet e Rames qe do e bejne Ramen viktime te zgjedhjeve te ardheshme.

Rama me formen e emrimit te ministrave Kosovare dhe largimin pa asnje aresye te shendoshe te Bushatit nga detyra, ka fyer Shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise ne te nejten kohe. Kjo eshte aftesi e pafund por mundesi e limituar ne kohe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...