Trumbetimi i Armatës së Përtacëve: “Mos na e Prish Miqësinë e Përhershme me SHBA-t”!

Opinione

Trumbetimi i Armatës së Përtacëve: “Mos na e Prish Miqësinë e Përhershme me SHBA-t”!

Nga: Jakup Azemi Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Jakup Azemi

Si ia ka shkarkuar elita politike e Kosovës përtacinë, pa-aftësinë, mediokritetin, mungesën e vullnetit për të marrë përgjësi të duhura, dhe kulturën korruptive “miqësisë së përhershme” me SHBA-t?Letra e javës së kaluar nga Amerika mund të konsiderohet si dëshmi se sa larg do të ketë shkuar opcionin i ndarjes, të cilin kryeministri Haradinaj duket se ka vendosë ta ndaloj me gjithë forcën e tij!  Nëse vërtetohet se ai arriti ta ndalë këtë opcion, ai do të hyn në histori si një nga burrështetasit më të mëdhenj shqiptarë në historinë e re të Kosovës! Kjo, gjithëmonë duke konsideruar se Kosova nuk do të sakrifikoj kufijt e saj, dhe se kurrëfar asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk do të implementohet, si pjesë e marrëveshjes finale!

Por, nëse qëndrimi i tij vërtetohet se ishte vetëm një populizëm dhe hipokrizi, ai do të mundë të shkoj në histori si politikani më i komprometuar. Duke u bazuar në ngjarjet dhe analizat e deritashme, duket që taksa ka pasë për qëllim pothuajse eksklusiv ndaljen e këtij opcioni. Hetohen shenja se Haradinaj po arrinë të përjashtoj nga rendi i parë i ditës opcionin e ndarjes të negociuar nga Thaqi – Vuqiq, i cili gjeti mbështetje nga njerëzit pro-serb në adminstratën e Presidentit Trump. Kemi parasyshë këtu në radhë të parë këshilltarin e presidentit Trump John Bolton, një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Refuzimi i kryeminstrit për të mos hjekur taksën edhe përkundër kërkesës nga një pjesë e establishment nga SHBA-t e vuri atë në një presion të pa-parë brenda dhe jasht, duke e akuzar atë se ai gjoja po e rrënon miqësinë e “përhershme” të Kosovës me SHBA-t!

Por a po e keqpërdorin shqiptarët termin e miqësisë së “përhershme” me SHBA-t për shkak të përtacisë, korrupcionit dhe pa-aftësisë për të ndërtuar një sistem vlerash i cili do ta zhvillonte shtetin, ndaj duke lëshuar pe gjithëmonë qofshin edhe ShBA-t? Duket se po!

Miqësia dhe servilizmi kan dallim. E para ështe kualitet, kurse e dyta një llloj mjerimi. Por mbi të gjitha servilizmi është produkt i përtacisë. Përtacia është një ves shumë negativ individual dhe shoqëror. Në rastin e Kosovës, pas luftës, ajo ka marrë përmasa epidemike, është bërë normë, kulturë sjelljeje. Prandaj kualiteti Rugovian “I miqësisë së përjetëshme me SHBA-t” është keqpërdorë në mënyrën më perverse nga një masë tepër e madhe duke e zëvendësue atë me përtaci. Kjo nënkupton të ndenjurit fjetë se punët t’i kryejnë të tjerët! Në planin politik, elita politike ia shkarkoi përtacinë, pa-aftësinë, mediokritetin, vullnetin për të marrë përgjegjësi të duhura, dhe kulturën korruptive “miqësisë” me SHBA-t. Tani kurë paraqitet nevoja e domosdoshme për të demonstruar vendosmëri për të mbrojtur shtetin - për të mbrojtur interesin vital të kombit – evitimin e ndarjes së Kosovës, këta, servilët dhe përtacët e Kosovës i janë hedhur në qafë kryeministrit Haradinajt të heqë taksën për të “shpëtuar” miqësinë me SHBA-t. Ky perversitet shprehet në mënyrën më brutale, dhe më djallëzore, që mundë të imagjinohet – në emër të gjoja “miqësisë” (e cila në këtë kontekst lexohet përtaci) me SHBA-t kërkohet sakrifikim i interest më vital të vendit - ndarjen e tij! Haradinaj ka qenë shumë eksplicit: “Amerika është është shpija jem”! Taksa nuk ka asgjë kundër Amerikës, por ështe kundër një qëndrimi jo korrekt ndaj Kosovës!

Një gjë duhet ta kemi të kjartë! Nëse ka një agjendë të fshehtë pë ndarje të Kosovës, refuzimi i atij opcioni do te vij domosdoshmërisht në një mënyrë apo tjetër, kundër çdo kujt, qofshin ato edhe SHBA-t. Prandaj, kundërshtimi i kesaj agjende tani, ndonëse pak me vonesë duhet jo vetëm përshendetur, por edhe mbështetur kolektivisht para se të bëhet një qështje e kryer. Nëse asgjë tjetër taksa ka arritë ta sensibilizoj opinionin publik dhe ngritë nivelin e kundërshtisë për opcionin e ndarjes. Sipas kësaj logjike, prandaj, heqja apo suspendimi i taksës do të duhet të ndodhte paralellisht me zëvendësimin e agjendës së bisedimeve, në të cilën ajo e ndarjes (gjoja korrigjim të kufijve) do të merrte garancione ndërkombëtare se nuk do të i imponohej Kosovës.

Momenti i festimit të përvjetorit të 11 të pavarësisë duhet të përdoret si ngjarje që i jep kohezion shtetit të pa-ndashëm, prandaj le ta shfrytëzojmë këtë “momentum”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat