Kohët ndryshojn dhe kurr nuk na zëjnë në të njëjtat pozita, edhe pas çlirimi ka histori në vehte - Bota Sot
Kohët ndryshojn dhe kurr nuk na zëjnë në të njëjtat pozita, edhe pas çlirimi ka histori në vehte

Opinione

Kohët ndryshojn dhe kurr nuk na zëjnë në të njëjtat pozita, edhe pas çlirimi ka histori në vehte

Nga: Xun Çetta Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:45
Xun Çetta

Ashtu siq shumë kush harroj se kush ishte para lufte dhe fal mundësive të dhëna u turr për ta keqperdor lirinë dhe çlirimin e vendit , po ashjtu shumë shpejt do të vie koha per të parë se kush çfarë bëri pas lufte për kaq vite në liri të pa kontrolluar e as të menagjuar nga një shtet ligjor. Tani dua të shpresoj se, përe kaq vite në liri mundësitë e turrjeve tyre do të jenë dukshëm më të pa mundshme per dallim nga u keqmundësua të turrën pas lufte.

Kohët ndryshojn por pas ndryshimi nuk mund të na zënë gjithëherë në të njëjtat pozita dhe pa mundësi veprimi...Kjo që na ndodhi pas lufte nuk do mund të na ndodh pas ndryshimeve të cilat po na i bllokon po kjo marimangë e vjeter politike.

Nenshkrimi i deklaratës së aneks marrëveshjës më Malin e Zi për demarkimin e kufirit mes dy shteteve fqinj ku aneks marrëveshja obligon nenshkruesit që serish ta korrigjojn kontestimin e kufirit në variantin e nenshkuar 2015 duhet par si një arritje suksesi dhe si një forcim të fqinjësisë së mirë Kosovë-Mal i Zi.

Po aq sa ne e kishim të veshtirë ta pranojm dhe ta kalojm këtë kushtëzim brutalisht të pa drejtë nga faktori nderkombëtar, po aq vështirë e kishte Mali i Zi që ta terhjek ratifikimin në Parlamentin e tyre. Tani nga sot, aneks marrëvreshja, ka obligime të ndersjella për ta rishikuar lëshimin e mundshëm ku pa dyshim neser, në tjera kushte dhe në tjera pozita do gjëndet konsensus për kilometrat të cilët e kanë ndryshuar apo zgjeruar hartën e Malit të Zi...

Gjithëata të cilët kanë të drejt që të mos e kuptojn faktin se çfarë obligon marrëveshja ndershtetërore aq më pak ta kuptojn faktin se diplomacia e gozhduar keq, shpesh herë kerkonë kohë dhe momente për të reflektuar arsyeshëm dhe për të avansuar politika të drejta, nga tani, gjithëata të pa denj në analiza do duhët të rezervohën më deklaratat e tyre ku mund të sjellin dëme të pa riparueshme në diplomacinë e këtij problemi i cili nga një demarkim gabimisht i nenshkruar tani po shendrrohët në një demarkim të kontestuar dhe të negocueshëm më vonë kur ne do të jemi në tjera pozita.

Turrja kundër marrëveshjës, e gjithëatyre të ligjve të cilët ishin për ta votuar demarkacionin dhe tani nuk pajtohen më aneks marrëveshjën e kontestimit dhe rinegocimit të demarkimit të kufirit , nuk mund të kuptohën ndryshe pos se një politikë inatesh dhe grindavecësh !!!

Të tillët dallojn nga ata të cilët ishin kunder demarkimit të verzionit parë dhe tani mund të jenë edhe kunder aneks marrëveshjës sot, por arsyetimi i tyre kunder aneks marrëveshjës nuk justifikon mos aftësinë e tyre për ta kuptuar faktin se marrëveshja e nenshkruar obligon

Turrja pas lufte në pervetësim të luftës shumë kend e ka zhveshur nga maskimi i tyre për kaq vite në liri. Shpresoj, garantoj dhe uroj të mos na perseritet kjo tragjedi lëshimesh.

Qofsha i gabuar nese kundershtarët e marrëveshjës për korrigjim të demarkacionit shohin dhe kuptojn më shumë se kaq mbi rrolin e marrveshjëve ndershtetrore të cilat obligojn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...