Lojrat e futbollit dhe lojrat politike - Bota Sot
Lojrat e futbollit dhe lojrat politike

Opinione

Lojrat e futbollit dhe lojrat politike

Nga: Migjen Kajtazi Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:08
Migjen Kajtazi

Deri më tani, kam qenë në stadium të futbollit tri herë. Hera e parë ka qenë në stadiumin e futbollit të Prishtinës ku kam ndjekur ndeshjen në mes Prishtinës dhe Hajdukut të Splitit, herën e dytë ka qenë në stadiumin e Tiranës në ndeshjen Shqipëri – Suedi kurse herën e funditë ka qenë në stadiumin e Gjenevës për të shikuar ndeshjen Zvicër – Shqipëri.

Kur jemi te ndeshja në mes Prishtinës dhe Hajdukut, ishte një shikim pa ndonjë ndien emocionale… kurse në ndeshjen Shqipëri – Suedi nuk kam pasur forcë ta shikojë të gjithë ndeshjen dhe kam dalur nga stadiumi pa përfunduar pjesa e parë se ekipi jonë kombëtar shqiptar ishte aq i dobët sa që nuk kisha forcë ta shofë në atë gjendje… Kurse pas ndeshjes Zvicër – Shqipëri, për shkak të britmave dhe ulurimave të mija po thujë një javë nuk kam mundur të flasë…

Ky përshkrim për të treguar që nuk jam ndonjë simpatizuesi i madhë i futbollit…

Po, ja që në jetë shpeshë jemi të detyruar të përballohemi me qeshtje dhe situata që nuk kemi shumë qefë të mirremi. Ndër projektet e para që kam shoqëruar në kuadër të punës sime ka qenë një projekt lidhur me beach soccer – me futbollë që luhet me këmb zbathur në zallë të  plazhit ku dy ekipe që kanë nga 5 lojtarë ndeshën…

Projekti ishte redaktuar nga une po mbajtës dhe përgjegjës i projektit ishte ekipi me origjinë senegaleze  « Les Diambars – që në dialektin senegalez do të thotë luftetarë ». Projekti, si objektivë kishte ndërtimin e një terreni të beach soccer buzë liqenit në qytetin e Nyon-it të Zvicrës. Qyteti i Nyonit njihët për selit e ndryshme të sporteve e sidomos të futbollit si UEFA etj.

Pas shkëmbimeve telefonike e procedurave të dorzimit të projektit, më në fundë u takuam me përfaqësuesit e qytetit të Nionit të përbër nga shefat e shërbimeve të ndryshëm si të turizmit, të sportit, për qeshtje sociale, kulturore dhe të sigurisë. Takimi u bë në ndërtesën të vjetër që gjindet afër kështjellës të bukur të qytetit. Prezentimin e projektit para komisionit të tillë e realizuam une dhe përgjegjësi i projektit Saliou N'doye (Zale). Të dy të haujë, njëri shqiptar dhe tjetëri senegalezë, para një komisioni që me qdo kushtë qyshë në fillim u munduan të na bëjnë të qartë që prania e tyre ishte si formë e profesionalizimit dhe jo që ne që meritonim të kemi përballë një komision të tillë të lartë. Pyetjet anësore të tyre duke u fokusuar me elemente jo të qarta ishin si mesazhe që prania jonë ishte duke i humbur kohën atyre. Une duke parë që disa nga anëtarët e komisionit po parashtronin pyetje më shumë për qmimin e projektit para se të kemi mundësi të paraqesim fazat e projektit fillova të flas me ironi duke ju bër të ditur që Nioni edhe pse ka selitë e ndryshme të sporteve, popullësia e qytetitë ka dëshirë së pari të ketë qasje në sport dhe të mos kënaqet me publicitetet e bukura të selive ndërkombëtare të sporteve…

Gjërsa filluam ti humbin të gjitha gjasat që do gjejmë përkrahje në projektë dhe të kemi një përgjigjigjje pozitive nga ana e komisionit te qytetit të Nionit sidomos që pjesa më e madhe e shefave të shërbimeve të fushave të ndryshëm kishin dhëm opinionin e tyre që anonte në kahjen negative … shefi i policis që nuk kishte folur po prania e tij ishte shumë prezente qoftë nga posti që i jepte po edhe qëndrimi fizik me një shikim që nuk jepte as një shpresë të hapjes në bisedë apo të dialogut …sapo e morri fjalën …atë që kisha në mendje për pranin e tij u konfirmua… fjala e tijë ndikojë që në sallë të mbretrojë një qetësi edhe më e madhe dhe shikimi i të gjithë të pranishëmëve u drejtuan nga shefi i policis… fjalët e tijë ishin të qarta dhe këmbues… për qudin tonë e për habin e të gjithëve të tjerëve shefi i policis i dha kahje tjetër projektit… ai tha qartë që projekti ishte shumë i mire dhe nuk kishte as një problem përkundrazi për shefin e policis përqendrimi i të rinjëve në terren të futbollit do kontribonte që te ketë më pak delikte dhe për qeshtjen e parkingut do merrte të gjitha masat … une me Ndoyn u gëzuam … dhe ashtu spontanishtë pas mbledhjes ftuam vetëm shefin e policies të pijmë kafe bashkë…

Pas disa ditëve, me Ndoyën patëm të drejtë të lexojm në gazetë të qytetit intervistën e politikanit që folte me admirim për projektin që në faktë gjatë mbledhjes ishte kundër… tregonte për anët positive të projektit …e nuk folte për përgjegjësit e projektit …Projekti u realizua nga « Les Diambars » , ku ende terreni i këtij sporti është në shërbim të qytetarëve të qytetit të Nionit.

Po tani që Kosova po negocion me Serbinë si mundem që të fuse Futbollin në paralele me Negociata diplomatike …

Procedurat dhe format e negociatave më tejkalojnë dhe për të kuptuar në menyrë figurative

marr guximin që negociatat ti paraqesë në lojën e futbollit. Rregullat e futbollit janë rregulla të njohura më së shumti nga popullësia botërore edhe nga ato vende që interneti nuk është shumë i pranishëm këto rregulla janë të njohura… Rregulla që tejkalojnë shenjat e komunikacionit rrugorë…Pra, në ketë lojë imagjinare te futbollit diplomatikë në mes ekipit të Kosovës dhe të Serbisë duhet të ndalem në parathënje shpeguese… Së pari, për ekipin e Serbisë kjo gjendje që të luajë lojën me Kosovën është situatë shumë e rënd se për Sërbin, Kosova ishte dhe ende konsiderohet si vendë i mitologjive, legjendave, zemër, djep pra Kosova ka qenë dhe është për Serbinë qdo gjë në aspektin shpirtëror, material po jo njerëzor, pra banorët e Kosovës nuk paraqesin lidhëshmëri me Sërbin…

Te dy ekipet luanë lojën… Kosova për të fituar …Sërbia për të mos humbur…

-Kosova mundetë të ketë topin në posesion më shumë se Sërbia po Sërbia mundet të vrapojë më shumë…

-Kosova mundetë të mbulojë lojën më shumë në hapësirë po Sërbia mundetë të ketë gjuajtje më shumë

-Kosova mundet të ketë gjuajtje të lira më shumë po Serbia mundetë të ketë gjuajtje më shumë nga korneret…

-Kosova mundet të lujë shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes po në fundë të ketë përjashtim të ndonjë lojtari për qeshtje të agresivitetit dhe mos respektimi të rregullave nga referi…

-Serbia mundet të ketë kombinime kolektive të mira po Kosova mundet të ketë driblime të bukura individuale.

-Kosova mundet të fitojë lojen e të humbë përkrahjen e simpatizantëve

-Kosova mundet të humbë edhe lojën nëse presioni apo kërkohet nga jashtë duke rreziku që futbollistët e Kosovës në shenjë pa knaqësie të largohen nga fusha e mejdanit …

-Serbia mundet të humbë lojën po të fitojë krenarin…

-Serbia munet të fitojë lojën po të humbë krenarin …

Ta shofim se lojrat politike a do i gjasojnë këtij shembulli imagjinar apo në fundë të negociatave do të na shfaqetë ndeshja Sërbi – Shqipëri që të gjithë kemi ende para syve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...