Skandaloze: Thaçi frikësohet se nëse nuk ka korrigjim të kufijve, do të kemi destabilizimin në rajon - Bota Sot
Skandaloze: Thaçi frikësohet se nëse nuk ka korrigjim të kufijve, do të kemi destabilizimin në rajon

Opinione

Skandaloze: Thaçi frikësohet se nëse nuk ka korrigjim të kufijve, do të kemi destabilizimin në rajon

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:05
Prof. dr Binak Maxharraj

Thaçi: Përfshirja e Luginës brenda Kosovës është ide e imja personale. 

Kurse harroi të thotë së ideja për ndarjen e Veriut  të Kosovës është ide dhe ëndërr e moçme serbe. 

Idenë për ndarjen e Kosovës nuk ta mësoi as Rugova, as Daci e as Haziri, por siç pat deklaruar Federica Mogherini, idenë për ndarje ta solli në tavolinë Vuçiq si ide të moçme serbe, të cilën ide t'i as që e kundërshtove,  por e përfaqësove, bile duke lobuar këtë ide kudo në botë.

Nuk është e vërtet së nëse nuk arrihet një mareveshje me Serbinë do të ketë destabilizimin në rajon. Destabilizim do të këtë nëse arrihet ndonjë marrëveshje e keqe, sikur është prekja apo copëtimi i Kosovës, të cilën askush, pos teje nuk e përkrah. Bile edhe populli është kundër.

Pra, fatekëqesinë vetëm ti je duke ia sjellë vendit, Kosovës. Porosia e popullit dhe e të gjitha institucioneve, por edhe e Amerikës me aleatët e saj LARG DUART NGA COPËTIMI I KOSOVËS. Kosova nuk është pronë e jotja, por e popullit, e më fatin e popull askush nuk ka të drejtë të luajë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...