Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike - Bota Sot
Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike

Opinione

Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike

Nga: Nue Oroshi Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Nue Oroshi

Të qenurit jostabilë për një orjentim të drejtë politikë sjellë rreziqe të llojllojshme të cilat me kalimin e kohës bartin dhe sjellin pasoja të ndryshme në politikë.Të mendosh për orjentimin e duhur politikë dhe të veprosh në kundërshtim me mendimin tënd politikë në praktikë kjo ndodhë vetëm tek politikanët tanë shqiptarë.

Një pjesë e këtyre politikanëve janë në gjendje të bashkëpunojnë edhe me dreqin e mallkuar vetëm e vetëm që t´i arrin qëllimet e tyre politike dhe të klaneve të tyre biznesore e financiare.Nuk është e rastësishme se ky mosbesim në vetveten që po ju ndodhë shumicës së politikanëve tanë në trojet shqiptare është duke sjellur pasoja si në aspektin politikë e në veçanti në atë diplomatikë.

Kur kësaj i shtojmë edhe mungesën e profesionalizmit në politikë dhe diplomaci pa lënë anash edhe luhatjet në orjentimin politikë në mes të perëndimit dhe lindjes,që shpesh herë na bëjnë të mendojmë se nga është nisur edhe ka po shkon liburnia shqiptare.Është fatkeqësi se në të gjitha trojet shqiptare nuk kemi një strategji kombëtare. Edhe ata pak intelektualë që mendojnë për një gjë të tillë nuk përfillën fare me idetë dhe konceptët e tyre qe e orjentojnë një vizion politikë largpamës me një strategji të veprimit për ecjen përpara të shqiptarëve në Evropën juglindore.

Politika shqiptare përballë erërave të ndryshme politike është mbetur në udhëkryq ku nuk shihen fare semaforët, dhe është duke u marrë me vetvetën.Edhe kjo çështje ka zgjidhje dhe ky vetnumrim mbrapa mund të rregullohet vetëm me një strategji kombëtare.

Deri sa nuk e kemi një strategji kombëtare trojet shqiptare do te mbesin si një shtëpi pa dyer dhe dritare që i rrahin erërat si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi. Koha është që ta ndërtojmë shtëpinë pikërisht në vendin ku edhe jemi aty tash e shumë shekuj me parë.Ndalja e rrymave lindore është sot çështje që duhet futur në veprim çdo shqiptarë atdhetarë.

Edhe kur dielli me rrezet e tij  nxen dhe rrezaton shqiptarët drejt perëndimit është fatkeqësi se vëllezërit ideologjik të Milladinit  dhe Mugoshës,e kanë bërë edhe sot po e bëjnë çështjen shqiptare sikurse vrimat e shoshës,që nuk mbajnë fare ujë por punojnë për armikun e huaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...