Kosova nuk duhet të bëhet dy herë “kurban” nën sundimin kolonial të Serbisë për ta “qetësuar” Ballkanin dhe Europën - Bota Sot
Kosova nuk duhet të bëhet dy herë “kurban” nën sundimin kolonial të Serbisë për ta “qetësuar” Ballkanin dhe Europën

Opinione

Kosova nuk duhet të bëhet dy herë “kurban” nën sundimin kolonial të Serbisë për ta “qetësuar” Ballkanin dhe Europën

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 06:21
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Sepse kjo do të ishte përsëritja e padrejtësisë së Evropës (1878; 1913 dhe 1919) ndaj Kosovës shqiptare, përkatësisht Shqipërisë etnike. Ky do të ishte triumfi i neokolonializmit, i neoimperialzimit dhe i militarizmit të Serbisë së Madhe,  jo vetëm mbi shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, por mbi gjithë  Gadishullin Ballkanik.

Prandaj, Prishtina dhe Tirana nuk duhet të pranojnë me asnjë kusht që të debatojnë me Serbinë për ndarjen, për shkëbimin ose për korrigjimin e kufijve të Kosovës, sepse ajo, përfundimisht më 17 shkurt 2008 ka humbur ish-koloninë e saj-Kosovën (1912-1999), por duhet të kërkojnë nga Amerika, nga BE-ja dhe nga OKB-ja, që për rregullimin, përkatësisht rrumbullakësimin juridik ndërkombëtar të statusit të shtetësisë së Kosovës,  të zbatohen  Deklarata për njohjen e e pavarësisë vendeve dhe popujve kolonialë dhe Rezoluta 1573 (XV) e  9 dhjetorit 1961, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pra,  me gjithë dëshirën e Hashim Thaçit, të Alekandar Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit, që ta ndajnë-copëtojnë territorin e Kosovës shqiptare sipas planeve të ideuara të Dobrica Qosiqit dhe të Zoran Gjingjiqit, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, si dhe populli shqiptar i Kosovës nuk duhet të pranojnë që ndahet territori i Kosovës, sepse asnjë pëllëmbë e saj nuk është e Serbisë, edhe pse në Kosovë jetojnë pjesëtarë të minoritetit serb. Kjo nuk do të thotë se ndonjë  pjesë e territorit të Kosovës, duhet t’i jepet Serbisë, në mënyrë që të arrihet ndonjë “kompromis historiko-politik” në dëm të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.

Po qe se do të ndodhte diç e tillë, do të vinte në shprehje realzimi dhe konkretizimi i parullës demagogjike dhe antikombëtare të presidentit Hashim Thaçi se  gjoja me “korrigjimin e lehtë të kufijve”,  do të fitonte formula e tij “WIN për Serbinë, WIN për Kosovën”.  Përkundrazi, do të fitonte vetëm Serbia të paktën   30 për qind të territorit të Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008)+ Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin. Kjo do të ishte vërtet “WIN-WIN-BIZ BAT-BAT” për Kosovën (!) nga ana e Serbisë dhe e aleatëve të saj, që tanimë si duket kanë përgatitur planet e tyre për ndarjen e Kosovës.

Plani për ripërkufizimin-rindarjen e territorit të Kosovës nuk është produkt origjinal i logjikës politike racionale as i Aleksandar Vuçiqit (president), as i Ivica Daçiqit (ministër i Jashtëm) të Serbisë e as i Hashim Thaçit (president) i Kosovës, por është kopje e “idesë origjinale”  të Dobrica Qosiqit ( në vitete e 60-ta të shekullit XX) dhe, më pas e “dizajnuar” nga ish-kryeministri i ndjerë i vrarë i Serbisë, dr.Zoran Gjingjiq (2003). Mirëpo, si rrjedhim i ultranacionalizmit dhe i shovinizimit , Gjingjiqi vritet po në atë vit sipas të gjitha gjasëve nga bandat e Milosheviqit dhe të Sheshelit, sepse edhe atëherë, edhe sot, ato së bashku me krerët e kishës politike dhe fundamentalist ortodokse e duan ta ripushtojnë tërë Kosovën sipas  projektit famëkeq serbomadh-LEBENSRAUM të Slobodan Milosheviqit dhe të Adolf Hitlerit, jo vetëm një pjes prej  “30%” siç parashikon

Pra, nuk ka qenë ide e  Ibrahim Rugovës e as Fadil Hoxhës, por ide e serbomëdhenjve të theksuar më sipër, e shpërfaqur në kohë dhe në rrethana të ndryshme politike,-çfarë  e Ibrahim Rugovës,  kjo është gënjeshtër politiko-propagandistike  e Hashim Thaçit kinse për ta zbutur dhe minimizuar tehun e kritikave të ashpra dhe të arsyeshme të  kryeministrit Ramush  Haradinaj dhe të tjerëve (pozitë – opozitë), që me të drejtë po e kundërshtojnë copëtimin e kufijve të Republikës së Kosovës.

Shprehur realisht, ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiq, këto ditë u tregua  më korrekt se Thaçi dhe, se Vuçiqi, sepse së fundi e përsëriti deklaratën e vjetshme të tij të datës 7 gusht 2018, kur pohoi  se “Plani për ndarjen e Kosovës ishte i Dobrica Qosiqit dhe i kryeministrit Zoran Gjingjiq , ishin këta tradhtarë?” (https://www.espreso.rs/vesti/politika/278059/i-cosic-i-djindjic-su-bili-za-podelu-kosova-jesu-li-i-oni-izdajnici-dacic-ne-odustaje-od-svog-plana ).

Sikur të kishte pasur drejtës ndërkombëtare, Serbia si shtet kolonialist dhe gjenocidal (1878-2019), do të duhet të sanksionohej nga OKB-ja me detyrim që urgjentisht të tërheqej nga territori verior i Kosovës, përkatësisht ta njihte Republikën e Kosovës, si dhe me detyrim, që Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t’ia kthente Kosovës, përkatësisht Shqipërisë etnike, sepse as historikisht e as juridikisht Serbia nuk ka kurrfarë të drejte, që edhe në shekullin XXI, t’i mbajë si koloni të veta, pa dhënë asnjë llogari për këtë krim penal ndërkombëtar, sepse kolonializmi përbën vepër penale ndërkombëtare,  i dënueshëm sipas konventave, marrëveshjeve, rezolutave, deklaratave, protokolleve të miratuara nga OKB-ja, si dhe nga Karta e Kombeve të Bashksuara dhe sipas parimeve dhe normave të së drejtave ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, as Qeveria e as Parlamenti i Kosovës nuk duhet lejuar askë , që të negociojë me Serbinë për asnjë opsion të dekompozimit të kufijve territorialë të Kosovës, sepse Kosova jo më pak se 100 vjet ishte vetëm koloni e Serbisë. Këtë duhet shpejguar dhe sqaruar aleatëve ndërkombëtarë se Kosova nuk duhet të bëhet dy here “kurban” i kolonializmit dhe neokolonializmit të Serbisë. Kjo çështje, duhet spastrohet me partnerët tanë ndërkombëtarë, kompromis paqësor me Serbinë PO, por humbje të territorit të Kosovës JO, sepse kjo do të ishte padrejtësi sui generis ndaj shqiptarëve të kolonizuar në zemër të Europës demorkatike. Një ricopëtim i tillë kolonial  i territorit të Kosovës, do të ishte nonsense dhe turp për Rendin e Ri Juridik Pozitiv dhe Demokratik Ndërkombëtar nëse do të lejonin dhe do të toleronin Serbinë, që të copëtojë territorin e Kosovës, edhe në këtë shekull të intgerimeve evropiane (XXI).

JO kthim të Kosovës nën “ombrellën” e Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste

Pas shembjes së sistemit kolonial në Afrikë dhe në Azi (1980), nuk ka ndonjë shembull  postfestum se  ndonjë shtet i shkolonizuar-i pavarur  të ketë qenë i detyruar nga ish-fuqitë kolonialiste evropiane, që për të dytën herë të jetë rikthyer nën tutelën e tyre të dikurshme kolonialiste, ashtu siç po kërkon sot Beogradi zyrtar  me në krye presidentin, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me nënkryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq etj., që Kosovën e pavarur dhe sovrane për të dytën herë ta rikthejnë nën sovranitetin kolonial të Serbisë.

Për realizimin e një strategjie të këtillë neokolonialiste dhe neoimperialiste për rikolonizimin e Kosovës shqiptare, Beogradi zyrtar, tanimë ka përgatitur edhe  projektin opsional përkatës-NDARJEN E KOSOVËS sipas “recetës politike” serbomadhe të viteve të 60-ta , të 80-ta dhe të 90-ta të shekullit XX, autor i së cilës ishte shovinisti Dobrica Qosiq (shkrimtar dhe akademik i ASHAS-së  së Serbisë; “babai i kombit serb”).

Këtë projekt serbomadh me përmbajtje gjeopolitike të copëtimit të territorit të Kosovës (kinse në emër të normalizimit të marredhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës) , tani, pas gjysmë shekulli po e mbështetin si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe ministri i tij i jashtëm Ivica Daçqit, i cili  më 19 shkurt 2019 deklaroi se “në dialogimin me Prishtinën në Bruksel, pozicioni zyrtar i Serbisë është ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.”( https://www.kosova-sot.info/lajme/356892/daciq-propozimi-zyrtar-i-serbise-ndarja-e-kufirit-mes-serbeve-dhe-shqiptareve/ ).  

Paqe me Beogradin po, por territor të Kosovës JO!

Me gjithë zhurmën e madhe politiko-propagandistike që po bëhet në Serbi, duke e akuzuar dhe kritikuar Prishtinën për bllokimin e Dialogut të Brukselit, atë nuk duhet kuptuar vetëm si “konflikt verbal” mes  Beogradit dhe Prishtinës, por, para së gjithash, duhet kuptuar seriozisht se Serbia po përgatitet që me  luftë ta rikthejë koloninë e dikurshme nën suzerenitetin e saj  të kolonializmit gjenocidal (1912-1999).

Përkundër një propagande të tillë kërcënuese, ne nuk duhet pranuar  këto “opsione politike” për arritjen e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, të ashtuquar sipas presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq: “Korrigjim territori”, “shkëmbim territori” dhe “ndryshim kufijsh” , sepse të gjitha këto “opsione” shpiejnë në NDARJEN E KOSOVËS SHQIPTARE.

Pra, pala shqiptare e Kosovës nuk duhet të bie pre e mashtrimeve dhe e manipulimeve të startegjisë dhe të taktikës polititike dhe diplomatike të Beogradit zyrtar, se gjoja Serbia është e gatshme të bëjë kompromis me palën negociuese shqiptare të Kosovës, duke e shtyrë, që  vullnetarisht dhe në mënyrë paqësore të pranojë ndonjë kompromis politik, në emër të “nomalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella shtetërore”; të ndryshimit të kufijve; të korrigjimit të kufijve dhe të shkëmbit të kufijve. Të gjitha këto   drafte politike serbe  kanë vetëm një qëllim-NDARJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS SHQIPTARE, që do të thotë RIKOLONIZIMIN   E KOSOVËS.

Refuzimi i PROPOZIMIT TË TRUMP-it, FATALIET për Serbinë

Pa asnjë dilemë se, Refuzimi i Propozimit të Presidentit Donald Trump, Serbinë e kthen në Rambujen e dështuar të Slobodan Milosheviqit (1999) !

Këtë katastrofë politike, ndër të parët e paralajmëroi “Novosti” i Beogradit, që Propozimin e Presidentit Donald Trump e quan “hipokrit” dhe “perfid” !!!

O tempora o mores!

Kjo do të ishte çmenduri  dhe fatalizëm për Serbinë, sepse do të pësonte si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht ngase Uashingtoni do t’ia ndërprente të gjitha ndihmat ekonomike, financiare dhe tregtare, si dhe investimet e tjera me interes jetik për zhvillimin ekonomik dhe të reformave të tjera 

Prandaj, Serbia me presidentin Vuçiq në krye,  duhet ta ketë kuptuar drejt mesazhin e kësaj letre zyrtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ndër të tjera sugjeron njohjen reciproke të Kosovës dhe të Serbisë si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane fqinje në Ballkan.

Ky propozim i presidentit amerikan Donald Trump, pa asnjë dyshim është shansi i fundmë historik i Serbisë, që në mënyrë paqësore ta zgjidhë konfliktin kolonial 100-vjeçar me shqiptarët e Kosovës.

Prandaj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministresha Ana Bërnabiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, duhet ta përshëndesin dhe ta kuptojnë seriozisht se mesazhi i saj ka karakter të sinqertë, objektiv dhe konstruktiv dhe, mbi të gjitha paqësor, që bazohet mbi PARIMIN E NJOHJES RECIPROKE të Serbisë dhe të Kosovës si dy shtete fqinjësore të pavarura.

Kjo është  esenca e letrës së presidentit amerikan Donald Trump dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Çdo interpretim ndryshe i kësaj letre nga ana  e presidentit  A. Vuçiq apo e qeverisë së Ana Bërnabiq, do të thotë injorim dhe refuzim  absurd dhe i gabuar politik   i ndihmës së shërbimeve të vullnetit të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konflikti serbo-shqiptar të zgjidhet me rrugë paqësore dhe diplomatike.

Gjithshtu, RFEUZIMI i propozimit të presidnetit Donald Trump, që Serbia ta njohë Kosovën, sheshit provon përpjekjen e Beogradit zyrtar, që Serbia të mos heqë dorë nga  kolonia e saj e dikurshme-Kosova(1912-1999), edhe pse kjo qe 11 vjet (2008-2019) është bërë e pavarur dhe sovrane, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë.

Së fundi, REFUZIMI i Propozimit të presidentit Donald Trump, Serbinë do ta kthente  të paktën 30 vjet prapa, pikërisht në  “erën”  e politikës antievropiane dhe antiamerikane të sundimit të regjimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë militariste të Slobodan Milosheviqit, i cili duke u bazuar në logjikën e forcës dhe të spastrimit etnik të popujve joserbë (kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë), i shtyrë dhe i ndihmuar nga Akademia ( në frymën e zbatimit të Memorandumit të vitit 1986: http://rs.n1info.com/Vesti/a345190/Memorandum-SANU-tacka-ili-zarez-na-ideju-o-Velikoj-Srbiji.html)  dhe nga Kisha Politike retrograde Serbe zhvilloi 3 agresione gjenocidale në Ballkan (Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë).

Së fundi,  do të ishte e dobishme për Serbinë që të pranonte Propozimin e presidentit të SHBA-së, Donlad Trump, ashtu siç veproi dikur Gjenerali dhe Presidenti i famshëm  vizionar, Chales de Gaulle, i cili  në bazë të “Marrëveshjeve të Evianit (18 mars 1962) e njohu Algjerinë si shtet të pavarur dhe sovran nga Franca  e dikurshme kolonialiste, e cila jo më pak se 130 vjet ishte “plaçkë koloniale” e saj.

Prandaj, edhe Beogradi zyrtar, duhet ta pranojë para gjithë botës se nuk ka humbur asnjë pëllëmbë territori në Kosovë, duke qenë se kjo është pronë legale dhe legjitime e shqiptarëve, jo Serbisë e as serbëve, por dikur ishte vetëm një “plaçkë koloniale” e saj. Ndaj, Serbia asgjë nuk ka humbur në Kosovë, veç që ka humbur ish-koloninë e saj (1912-1999).

Domosdoshmërisht Serbia, duhet të ndjek shembujt   e shkolonizimit të vendeve të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, gjithnjë duke mbajtur parasysh faktin se kolonialzimi  është vepër e ndëshkueshme penale ndërkombëtare.

Deri kur Serbia do ta gënjejë, do ta mashtrojë dhe do ta manipulojë Europën se gjoja është shtet paqësor, demokratik dhe e “respekton të drejtën ndërkombëtare”, duke synuar kështu edhe aderimin në BE, por pa njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, e cila ishte dikur koloni e saj ashtu sikurse Alegjeria e Francës.

Deri kur Serbia do t’i shfrytëzojë dhe do t’i mbajë si koloni të veta: Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Novi Pazarin, Vojvodinën hungareze dhe Vojvodinën kroate?

Për çfarë roli paqësor dhe, për çfarë rendi juiridiko-demokratik evropian dhe ndërkombëtar mund të flasë Serbia, kur kjo në mënyrë dhe me mjete paqësore kursesi nuk po pranon që t’i braktisë kolonitë e saj të theksuara (1878-2019)?

Për më tepër çfarë shteti neutral dhe i painkuadruar  kinse “paqësor”, “neutral” e “demokratik” na qenka Serbia si anëtare e Lëvizjen Paqërore të Mosinkuadrimit ( e cila de fakto dhe de jure ka vdekur, qëkur kanë vdekur themeluesit e saj Josip B. Broz Tito, Jawaharlal Nehru, Gamal Abdel Nasser, Kwame Nkrumah, Sukarno, Léopold Sédar Senghor, Kenneth Kaunda etj.), kur që nga vdekja e Titos (maj 1980) luan rolin më antihuman, më negativ, më agresiv, më përçarës, më subversive, më antidemorkatik dhe më antipaqësor, në kundërshtim me të gjitha parimet  e doktrinës së  koezkzistencës paqësore të shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore në dimensione ndërkombëtare, duke luajtur rolin e “superfuqisë” kolonizuese të pampoishtur në Ballkan.

Këtë e dëshmon edhe mosnjohja e Kosovës, si dhe lobimi politiko-diplomatik i Serbisë në kuadrin e Lëvizjes  së Mosinkuadrimit, e cila deri më sot, asnjëherë nuk miratoi ndonjë Rezolutë për ta ndëshkuar politikë kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Përkundrazi ajo fare Lëvizje e painkuadruar ( e vdekur politikisht) dhe  “e manipuluar” nga Serbia (në kundërshtim me parimet e Platformës së saj paqësore, duke u viktimizuar nga rrenat dhe fabrikimi i të pavërtetave se gjoja “Kosova është serbe”,  së bashku me Serbinë si anëtare e OKB-së në mënyrë flagrante kanë shkelur këto parime dhe standarde të Lëvizjes së Mosinkuadrimit : “ 1. Respeketimin e të drejtave dhe lirive elementare të njeriut, si dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara; 2) Respektimin e sovranitetit dhe të integritetit territorial të shteteve anëtare të OKB-së; 3) Njohjen dhe respektimin e të gjitha racave dhe barazinë e të gjitha shteteve të  vegjël dhe të mëdhenj me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore; 4) Përmbajtjen nga ndërhyrja dhe përzierja në punë të brendshme të  shteteve të tjera; 5) Respektimi i të drejtave dhe lirive  të çdo populli që të mbrohet në mënyrë individuale ose kolektive, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara; 6) Përmbajtjen e çdo shteti, që të mos ushtrojë trysni ndaj shteteve të tjera; 7) Përmbajtjen nga aktet e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe të përdorimit të forces kundër integritet dhe sovranitet territorial ose të pavarësisë së ndonjë shteti; 8) Zgjidhjen e të gjitha problemeve,  konflikteve dhe mosmarrëveshjeve  ndërkombëtare  me rrugë dhe me mjete paqësore, siç janë negociatat, paqësimi, arbitrazhi ose vendimet gjyqësore, si dhe me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në konflikt sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara; 9) Respektimin e  rendit, të drejtësisë, të obligime dhe të përgjegjësive ndërkombëtare dhe 10) Bashkëpunimin dhe përparimin e interesave të ndërsjella si kush paraperak për mbrijtjen e vlerave themelore universale të rendit juridik ndërkombëtar dhe të paqes në dimensione globale.”

Pa dyshim se, shkeljen dhe abuzimin e të gjitha këtyre parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të qëllimeve dhe të parimeve të Kartës së OKB-së nga ana Serbisë agresive dhe kolonialiste, veç 3 gjenocideve të saj (1989-1999), së fundi,  në kohë paqeje (2008-2019) e dëshmojnë edhe përzierja  e saj në çështje të brendshme të shteteve të tjera, duke lobuar që të heqin  vendimet e tyre të ligjshme të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Këtë politikë antiligjore, antipaqësore dhe antidemokratike  e përzierjes së Serbisë në punë të brendshme të vendeve të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, me lobimin politik, diplomatik dhe tregtar  të saj ka ndikuar që vendimet e njohjes së

Kosovës, t’i tërheqin “këto 13 shtete: Unioni Komoreve, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bisao, Burundi, Liberiaa, Lesoto, Grenada, Madagaskar, Komonvelti Dominika, Papua Guinea e Re,  Ishujt Solomonë  dhe   Palau.”

Ja, kjo është Serbia “paqësore” dhe “demokratike” që  me këta shembuj të sipërtheksuar po apelon Europën dhe botën, se kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovëse brenda kufijve ekzistues sipas Kushtetutës së Kosovës (15.06.2008) !

Ja, kjo është Serbia “neutrale” që me  presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi  dhe me  përfaqësuesit e  tij të “shuttle diplomacy” po do të lidhë “paqe” dhe “kompromis politik”, të cilët siç kanë bërë të ditur kanë nxjerrë një “Platformë me vija të kuqe” se  me palën serbe në Bruksel “nuk do të bisedojnë për korrigjimin e kufijve të Kosovës”, dashtë Zoti të jetë ashtu, ta mbajnë premtimin e dhënë.Tanimë këta negociues veç kanë bërë të gatshme valigjet e tyre për të “fluturuar” në Dialogun “historik” të Brukselit, ku Beogradi po kërkon tëheqjen e “ripërcaktimit  të kufijve territorial” të Kosovës. Të shohim se çfarë përgjigje, do t’i japë pala negociuese shqiptare e Kosovës.

-Vetëm se, në rast dështimi eventual, me t’u kthyer në Kosovë, të mos i “bombardojnë” masmediat dhe opinion publik shqiptar me deklaratat e tyre, se “ne  kishim vijat tona të kuqe, nuk deshëm të bëjmë koncesione të dhimbshme për Kosovësn, por , ja që na detyruan faktorët ndërkombëtarë me Federica Mogherinin në krye”. Nëse  ndodh diç e tillë në dëm të interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, çfarëdo që do të na servojnë negociuesit e “Shuttle diplomacy” të presidentit Hashim Thaçi  nuk do të jetë e ligjshme dhe e pranueshme për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...