Rroftë Amerika

Opinione

Rroftë Amerika

Nga: Dr. sc. Ilmi Veliu Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:05
Dr. sc. Ilmi Veliu

Shqiptarët u ngritën kundër ,,Baba Dovletit,, ndihmuan që ai te ikte nga Ballkani. Por, për fatin e keq të tyre, nga Karpatet kishte ardhur një baba tjetër, i cili kishte në plan që ta zhdukte popullin më të vjetër të Ballkanit, Iliro-shqiptarët.  Shqiptarët e ngratë, që të shpëtonin kokën, ikën nga Nishi, Leskovci e Vranja drejt Prishtinës, Shkupit e Tiranës. Këte e vërteton edhe kjo foto e botuar në Oesterreiches Ilustrate Zeitung.

Në Prishtinë eksiston lagje me emrin ,,Mëhalla e Muhaxhirëve,, të ardhur më 1913. Falëmnderit USA që intervenoj dhe mundësoi këthimin e kosovarëve nga Maqedonia e Shqipëria. Për ndryshe edhe ata do te mbeteshin si Muhaxhirët nga Nishi e Lskovci që mbetën në Ksovë, e në trojet e tyre shekullore janë vendosur serbët. Në vitin 1912-13,na shpëtoi nga zhdukja Austrohungaria dhe ne thamë ,,Rrnoftë Princ Vidi,,. Më 1940-45,nga Serbija na çliroi dhe shpëtoi Gjermania dhe ne thamë,,Rrnoftë Hitleri,,. 

Nga koha e Milosheviqit e deri më sot, na ka shpëtuar Amerika dhe ne jemi shumë te vetëdishëm. Ky eshtë edhe shkaku që ne, me plotë të drejtë, në çdo kohë dhe çdo moment bërtasim ,,Të rrnojë Amerika,,……….

Image

Të nisemi nga fillimi. Eksodi iliro-shqiptarë ka filluar shumë herët dhe ky eshtë shkaku që sot i gjejmë shqiptarët në të gjitha meridianet dhe paralelet. Komandanti i Teutës Dhimitër Fari e tradhëtoi Teutën dhe të gjitha kalatë ilire ia dorëzoi ushtrisë romake. Ilirët,që të mos bienin në duar të romakëve, që pastaj do të shiteshin si robër lufte, ikën drejt Helladës e Azisë së Vogël. Me ndarjen e Perandorisë Romake në të Lindjes dhe Perëndimit, tokat ilire mbetën të robëruara nga Roma e Lindjes e cila  filloi të quhet Perandoria Bizantine me kryqytet Konstantinopolin. Situata u përkeqësua edhe më tepër dhe shpërnguljet vazhduan. Në fillim të sh.XIV dobësohet Bizanti dhe fuqizohet Sërbia e sidomos në kohën e Car Dushanit. Ky urdhëroi që në të gjitha trojet shqiptare të ndryshoheshin dhe sllavizoheshin të gjitha toponimet, emrat e qyteteve, nga Skupi-Skopje,Ferizaj-Uroshevac,Berati-Beograd; emrat e fshatrave, nga Kastrioti - Sërbica, Fshati i rinjë-Novosello; emrat e maleve e lumenjëve. Të sllavizoheshin edhe emrat e shqiptarëve nga Gjon në Jovan; nga Gjergj në Gjorgjija, nga Driton në Dragomir, nga Ilir në Ilija, nga Teuta në Tatjana……

Shqiptarët me dhunë u detyruan ta braktisnin kishën katolike me qendër në Romë dhe të kalonin në fenë sllavo-ortodokse dhe kishën serbe. Ata që nuk pajtoheshin ta ndryshonin fenë dhe kishën,detyrohen të iknin drejt Romës.

Me ardhjen e pushtuesit të rinjë-Osmanëve, shqiptarët që nuk ishën të gatshëm ta pranonin këtë pushtues, e që nuk kishin mundësi të luftonin kundër një Perandorie aqë tëfuqishme, ikën drejtë Greqisë, Bullgarisë e Italisë. Shpërngulja më e madhe e shqiptarëve drejtë Italisë është koha kur ndërroi jetë komandanti i shqiptarëve-Skënderbeut-1468.

Ata emigrantë, edhe sot deklarohen si shqiptarë dhe vazhdojnë ta ruajn traditën dhe gjuhën shqiptare.

Sot,në shekullin e XXI, ka ardhur koha që shqiptarët mos të shpërngulen nga frika, lufta apo presioni i pushtuesit por nga dëshira për tu bërë milionerë. Pas 2-3 shekujsh, kur trojet shqiptare do të jenë mbushur e mbuluar nga kinezët, historianët e huaj do të mundohen të zbulojnë se cili ishte shkaku që i detyroi shqiptarët të iknin dhe ta linin mëmëdhenë….    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat