Nga kush po sulmohet UÇK-ja dhe kush po e mbron?

Opinione

Nga kush po sulmohet UÇK-ja dhe kush po e mbron?

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 21 shkurt 2019 Në ora: 22:17
Isuf Gashi

”UÇK-ja” po mbrohet nga ata që dikur e mbronin “popullin”?

A po mbrohet UÇK-ja nga “komandantët” apo “komandantët” po mbrohen nga UÇK-ja?

Pse të akuzuarit e Gjykatës Speciale kur thirren në intervistë, thonë: “E mbrotjëm luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së?

Këto refrene tash janë bërë bajat.

Janë bërë si buka bajat sepse edhe ata e din që nuk është ashtu.

Komandant “Remi”, Rrustem Mustafa i Llapit, kur u intervistua si i dyshuar apo, dëshmitarë i dyshuar, deklaroi: “unë nuk e mbrojta UÇK-në por ajo më mbrojti mua” e Isuf Gashi, mbrëmë (më 20 shkurt 2019) në KTV, do të thoshte “E mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”.

Te pjesa më e madhe e shqiptareve tash e atherë, kur është në pyetje “spiunimi”, bashkëpunimi me policinë, nëse kanë lajmërua ndonjë rast, edhe ajo e rëndë, siq janë vrasjet, apo ndonjë vepër tjetë, vjedhje, ka qenë tradhti dhe me at njeri askush nuk ka dëshirua të rrije. Kjo arsyetohej kur bëhej fjalë për pushtuesit e huaj që sundonin vendin tonë por tash, kur kemi policinë e Kosovës, pse nuk i lajmërojmë?

Oh deqi e hangërt at luftë që e mbrojnë këta “komandantë”!.

Këta nuk kanë mundur as macen prej përsheshit me e largua e jo më me e mbrojt “UÇK-në”.

- Po nga kush po e mbrojnë UÇK-në?

Këtu duhet të jemi konkret, po akuzohen individë por deri tash këta individë janë peshqi të vegjël, qifti i Isuf Gashit, burrë 2 metra i madh.

Duhet të thirren Hashimi, Jakupi, Xhaviti e ... Rexhep Selimi, se ata kanë me “e mbrojtur” më mirë UÇK-në.

Edhe kjo ka arësyen e vetë, kur kemi njerëz me një të kaluar krimanale në krye të policisë e në AKI, njerëz me të kaluar të dyshimtë, pse të mos akuzohen, së pakut publikisht këta njerëz?

I tillë ishte në krye të policisë, e tash në krye të AKI-së, Shpend Magjuni, djali i Enver Magjunit nga Vushtrria dhe ... një spiun që i ka shkalë “tuj rreh anën e Vushtrrisë”. Është Nexhmi Krasniqi komandant i policisë në Prizren. Pra në krye të këtyre posteve kemi njerëz të dyshimtë.

Por ajo që pash mbrëmë në KTV-në, më habiti, në vend se të arrestoheshin “pashqit e mëdhenjë”, po i arrestojnë “Burrat e mëdhenj”. Ishte Isuf Gashi, me plis të bardhë si bora e maleve të Zatriqit që ishte ftuar nga Gjykata Speciale, si i akuzuar, por sipas avokatit, kishte përfundua, si dëshmitar.

Nuk e besoj se Isufi ka bërë krime e as ka vrarë ndonjë polic apo ushtar serb në front vetëm nëse ata i ka parë në film me partizanë por jam i sigurtë se ai, as atherë e as tash nuk ka luftua.

Ai në KTV- përmendi se që nga koha kur është plagosur ....

Unë do ta pyes “Bacën e Madh”:

- Kur dhe ku je plagosur?

A mos e ke llafin kur je plagosur afër fshatit Bellacërkë, në rrugën që k`then për Sapniq?.

-A je plagosur në “front” apo në automobil me Gani Paqarizin, i njohur si “Rreziku”?. Është e vërtetë se ka qenë i rrezikshëm, po kundër kujt?

“Baca i Madh” mund të ketë nëntë (9) plagë në trup si Gjergj Elez Alia por nëse ai flet për plagën që e ka marrë nga serbi i zënë rob nga “Rreziku” dhe ai që ka qëllua rastësisht, duhet besuar por e vërteta që ka ndodhur në Bellacerkë, është turpi i plisit të bardhë që e mban Isuf Gashi. Ajo plagë nuk i bënë “nder” Isuf Gashit por është njollë e zezë që tregon se çfarë “komandantë” kishte e kush i ka “pri” luftës.

I arrestuari duhet të kontrollohet e pastaj të lidhet, për me qenë më i sigurtë përndryshe ai të vret dhe ik.

E kjo i ka ndodhur Isuf “Plisit”. Komandant “Rreziku” ju ka vra e ai është plagos.

Ngjarja

Ai bashkë me Gani Paqarizin ezënë rob dhe e arrestojnë një civil serb dhe e fusin në kerr pa e kontrollua e as nuk e lidhin. Në momentin që “Rreziku” vooziste e “Baca i ...” ishte ulë afër tij, serbi “civil” me armën e vetë e vret në vend “Ganiun, nga karriget e fundit e Isufin e plagos rëndë. Si duket Isufi bërtet (gërvallet) dhe një qoban i vie në ndihmë dhe e mbysin shkaun.

Kjo “ngjarje”, aso kohe u bë “hit” dhe sot e asaj dite nuk dihet e vërteta: A i vrau shkau me armën e vetë apo i qarmatosi të dy “udhëheqesit” e shtabit?

Pse nuk e kontrolluan shkaun dhe me e lidhur por e futën sikur ai të ishte mik a “dasmor”?

Pra, për cilën plagosje flet ky “udhëheqës” i ushtrisë fantazmë?

Jam në përfundim të një fejtoni për fshatin Drenofc i Zatriqit, fshatin e Isuf Gashit, e kur isha duke e përfundua, “fol për ukin e uki te dera”, më doli Isufi përpara.

Nuk është vetëm Isufi që ka marrë “nishan” në trup. Të bâmat e shumë isufave në Drenofc janë turpi e marrja e Drenofcit dhe e një pjse të Podrimjes.

Për këte, së shpejti do të publikoj disa të bâma të Isufit dhe isufave tjerë, me qendër Drenofcin e Zatriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat