Ziadin Sela e pyeti pasqyrën kush është më i bukuri në këtë botë?!

Opinione

Ziadin Sela e pyeti pasqyrën kush është më i bukuri në këtë botë?!

Hamdi Nuhiju Nga Hamdi Nuhiju Më 21 shkurt 2019 Në ora: 22:29
Ziadin Sela

Po afrohen zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE-ja pritshëm nuk u përcaktua për Vlatko Gjorcevin si kandidat për t`u futur në garën presidenciale, por zgjodhi profesoreshën universitare Gordana Siljanoska, një profesoresh e cila është e njohur në opinion përmes deklaratave të saja anti-shqiptare. Por për frymën dhe rrymën e Hristijan Mickoskit për ta mbajtur dhe ruajtur elektoratin nacionalist të VMRO-DPMNE-së, Siljanoska është një kandidate mjaft e përshtatshme.

Nga e gjithë kjo histori, Filip Petrovski u duk i pakënaqur dhe ka paraqitur haptas kërkesën e tij për të mbledhur 10.000 nënshkrime për t`u futur në garën për zgjedhjet presidenciale. Ajo që nuk mund të kuptohet me këtë veprim është se me kërkesën e kujt Petrovski u përcaktua për t`u futur në garën presidenciale kur në këtë mënyrë mund që të dëmtoje elektoratin e VMRO-DPMNE-së?

Brenda kësaj periudhe ndodhën shumë gjëra të rëndësishme politike në kampin e LSDM-së dhe atë të shqiptarëve. Tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetën 15 persona kryesisht nga Gostivari i solidarizoi dhe i bëri bashkë të gjitha grupet etnike dhe politike. Prej këtij solidarizimi u vetpërjashtuan disa profesor maqedonas, si Biljana Vankovska e cila si duket ndjente kënaqësi dhe revanshizëm në këtë ngjarje. Ky reagim i Vankovskës nxiti urrejtje tek shqiptarët, por edhe tek shumica e maqedonasve. Reagoi edhe vet ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, sa për t`i thënë opinionit se reagova. Reagimi i ministrit të arsimit dukej njëjtë si pjesëmarrja e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në protestat e Lëvizjes Anti-Bixhoz në Tetovë. Në vend se të ndërmarr përgjegjësitë që i takonin si kryetare e Komunës, ajo u solidarizua me masat, doli në protesta dhe protestonte kundër kujt? Institucioneve komunale që udhëhiqen nga vet ajo.

Në momentin e fundit u ndryshua vendimi për vulat e Lëvizjes Besa ku u krijua mundësia për hapjen e partisë më të re në skenën politike shqiptare, Alternativa. Shumica e analistëve brenda dhe jashtë Maqedonisë janë të mendimit se arsyeja e ndryshimit të vendimit të Gjykatës për atë se kujt po i takojnë vulat e Lëvizjes Besa qëndron në votën e 80 për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, ose në votën e Fadil Zendelit, i cili në ditën e votimeve e mbylli telefonin e tij dhe u nis për në Gostivar.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev është duke bërë veprimin më të duhur politik në dekadën e fundit me konsultimin me partitë politike shqiptare për presidentin konsensual. Ai është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ku kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për presidentin konsensual. Njashtu edhe me PDSH-në, Lëvizjen Besa, Alternativën dhe PLT-në, Zoran Zaev ka mirëkuptimin për një kandidat i cili do të përfaqësonte interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore. Disa gazetar dhe analist shkojnë deri aty me qasjen saqë thuan se Zoran Zaevi ka edhe mirëkuptimin e VMRO-DPMNE-së për kandidatin konsensual me nxjerrjen në garë të Gordana Siljanovskës dhe lejimit të Filip Petrovskit që të mbledh nënshkrimet si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Në ndërkohë, ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, i cili sipas njohësve të rrethanave politike nuk mund ta heq macen prej përsheshi, ka vendosur që haptas t`ia marr kompetencat Komunës së Gostivarit sa i përket arsimit.  Ademi nuk pati forcë që të kërkoje përgjegjësi nga profesoresha universitare, Biljana Vankovska, ndërsa çuditërisht ka gjetur forcë për të penalizuar Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, duke e marr pretekst veprimin e kuadrit të BDI-së, Arbër Ademi ndaj komunës së Gostivarit, ka vendosur që ta bojkotoje takimin me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për të biseduar për kandidatin e përbashkët konsensual.

Ky veprim i Zijadin Selës ka hapur shumë pikëpyetje se për çfarë interesa lufton ai dhe partia e tij dhe çka është në gjendje të sakrifikoje për të plotësuar një luftë të ngushtë me BDI-në. Nëse Arbër Ademi po arrin të penalizoje Komunën e Gostivarit, Sela nuk duhej që të merrej me Zoran Zaevin, por me Ali Ahmetin.

Vëllezërit Grim te libri “Borëbardha” tregojnë për hujet ose ‘të marrësh veten msysh’ njëjtë si Mbretëresha që e mori veten mësysh karshi Borëbardhës:

‘Mbretëresha e dytë na kish edhe një pasqyrë të magjepsur, dhe, sa herë shihej në këtë pasqyrë, pyeste:

O pasqyr` e murit-o,

Kush ësht` më e bukura

E vendit-o?

Pasqyra i përgjigjej:

Ti, thonë bota, te ky dhe

Mbi të gjitha e bukur je.”(Borëbardha, f. 8)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat