Presidenti Thaçi, je i dështuar, i humbur?!

Opinione

Presidenti Thaçi, je i dështuar, i humbur?!

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:32
Prof. dr Binak Maxharraj

Diçka nuk po të shkon, diçka nuk po ta don, diçka po don.

Larg përfoljet, larg duart nga ish Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Hashim Thaçi pasiqë është mbytur në moçalin e ujërave të pista për politikën e vet antishqiptare për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve po del kundër Kosovës dhe në dobi të Serbisë dhe në shërbim të agjenturave sllave-ruso-serbe dhe gjithnjë e më shumë po përjeton fiaska në skenën ndërkombëtare, por më së shumti është ka hanë stupca kokës nga vet qytetarët e Kosovës të cilët nuk e përkrahë askush, bile as partia e tij.

Pra ky njeri është i humbur, po fundoset ngdadalë në plehun e historisë.

Por i humburi siç thotë populli mundohet të kapet edhe për kashte. Për idenë e tij për copëtimin e Kosovës po mundohet të kapet edhe për të tjërët.. Kështu ai rishtas deklaroi se këtë ide e kishte edhe Presidenti historik I. Rugova.

Vjen këshilla President Thaçi larg duart nga Ibrahim Rugova.

I vogël je sa bubrreci të matesh më ikonën dhe vlerën kombëtare dr. Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova është po ai i cili luftoi me shpirt, zemër dhe dije për lirinë e Kosovës. Ibrahim Rugova është ai të cilit gjatë dhe pas luftës u mundove me ja hup flamën.Gjatë luftës me shumë luftove kundër tij se sa me shka. Pasluftës atij iu vranë figurat më të ndritura të kombit. Nga kush, me siguri e din. Pasluftës u bënë disa antentate për ta likuidu fizikisht. Nga kush, ndoshta e din. Por pas luftës atë asnjëherë nuk mundi me zgjedhje. Ishte më i fortë  se sa ti. E donte populli, e kishte në shpirt. Ai ia pat lënë një amanet popullit për ty:

"Këtë njeri mbajeni gjithmonë larg pushtetit sepse është i rrezikshëm". 

Dështimi i yt moral dhe intelektual shkon edhe më larg. Tash kur të kanë nxjerr të gjithë jashtë, po mundohesh më u kapë për Rugovën në dobi të "tarnisë" tënde për copëtimin e Kosovës duke thënë se edhe I.Rugova ishte për ndarjes së Kosovës. President kjo nuk është e vërtëtë, mos trillo, mos e mashtro popullin sepse populli e di se kushte ishte I.Rugova dhe për çka e sakrifikoi jetën e tij brilante në shërbim të kombit. Kjo u vërtetua edhe me rastin e vdekjes së tij kur të gjithë populli u ngit në këmbë në minus 20 gradë për të përcjell në përjetësi.ishin gati 1 milion. Nuk e përcollën vetëm smirzitë e partisë tende. E tash për poena politik, por jo që ke ndonjë respekt për të shkon dhe i përkulesh te varri.Ani, marria nuk ka fund.

Ti e di fort mirë se Qëndrimi brilant i Rugovës në vazhdimësi ishte: "Kosova e pavarur në kufijtë e kzistues...dhe në miqësi të përhershme me Amerikën", që kësaj miqësie po mundoheni të ja futni thikë pas shpine.

Po ashtu Hashim Thaçi e di fort mirë se e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijeve. Është ide e kahmotshme e Qosiqit të cilin vazhdimisht e përkrahte edhe Qosja i jonë me Dacin dhe Hazirin, që s'shohin larg por deri te hunda e tyre. Kjo ide është ëndërr dhe projekt i kahmotshëm e Serbisë, e percjellë brez pas brezit, por që tashti kur Aleksandër Vuçiqit i doli përball një njeri i lig, një njeri
i padijshëm që për interesat e tij personale e dëmton edhe atdheun e vet.

Pra, z.President Hashim Thaçi hiç dorë nga shkëmbimi i territoreve. Në këtë punë je i dështuar, je i humbur përgjithmonë, këtë me asnjë kusht nuk e lejon populli i Kosovës. Nuk mundesh symbylltas që për disa ideologji të huaja të shkosh kundër popullit tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat