Punëtorët e larguar nga puna në kohën e Millosheviqit, mbeten pa pensione në kohën e Hashim Thaçit

Opinione

Punëtorët e larguar nga puna në kohën e Millosheviqit, mbeten pa pensione në kohën e Hashim Thaçit

Nga: Agim Vuniqi Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Agim Vuniqi

Solidarnosti (polonisht: [sɔlidarnɔɕt͡ɕ] Sindikata e pavarur vetëqeverisëse u themelua si sindikatë e pavarur polake me 17. Shtator 1980.

Nën drejtimin e Leh Valenses tronditi Perandorinë Sovjetike dhe dërmoi komunizmin, derisa Sindikata e Pavarur e Kosovës e themeluar me pompozitet, krijoi një unitet të paparë të homogjenitetit nacional. Sindikata e pavarur e Kosovës ishte organizimi i vetëm nacional brenda së cilës u organizuan strukturat e njëmendta institucionale të karakterit shtetërore, policia, gjykatat, administrata shtetërore, shëndetësia, arsimi...

Por nuk priti askush që paslufta dhe institucionet hibride do ta godasin aq rëndë punëtorinë shqiptare, duke ua marrë uzinat dhe duke e diskriminuar në fazën e pensionimit.

Punëtorët që u larguan nga puna duke përkrahur qëndrimet sindikale, koherente me pushtetin paralel, u larguan nga puna dhe mbetën pa pensione për shkak të një ligji diskriminues, derisa punëtorët që punuan deri në fund të luftës u shpërblyen më të ardhura gjatë kohës së punës dhe falë ligjit u shpërblyen edhe me pensione të plota, duke favorizuar serbët dhe të tjerët që u treguan të dëgjueshëm ndaj pushtetit dhe punuan edhe në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Millosheviqit.

Arsyetimi ishte bizar se ata paguan kontribute, por ato kontribute nuk iu paguan shtetit të Kosovës, por atij të Serbisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Mirëqenies nuk i pa asnjëherë ato mjete, ishin vetëm evidence për të diskriminuar punëtorinë shqiptare, vetëm se kishte shprehur devotshmëri ndaj institucioneve shqiptare të kohës.

Çuditërisht Sindikata e tashme nuk bëri asgjë për të reviduar dëmet që iu shkaktuan punëtorisë shqiptare me ligjin diskriminues të pensioneve... Turp!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat