Thaçi po ia dhuroi Serbisë veriun e Kosovës, ka shkelur me dy këmbët në gjakun e dëshmorëve për Kosovën - Bota Sot
Thaçi po ia dhuroi Serbisë veriun e Kosovës, ka shkelur me dy këmbët në gjakun e dëshmorëve për Kosovën

Opinione

Thaçi po ia dhuroi Serbisë veriun e Kosovës, ka shkelur me dy këmbët në gjakun e dëshmorëve për Kosovën

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Ragip Guraziu

Se qytetarët nuk mund të jenë të motivuar shumë të festojnë në këtë vit pasi që hapur dhe me deklarata publike zyrtare nga i pari i shtetit, presidenti Thaçi, po paralajmërohet rrezikimi i sovranitetit dhe integritetit kushtetues të vendit në bisedimet që do zhvillohen me Serbinë. "Pavarësinë e Kosovës në këtë 11-vjetorin e saj e gjeti në tavolinë të bisedimeve me Serbinë, në degradim dhe në kapjen e shtetit, përfshirë ekonominë, drejtësinë, shëndetësinë, arsimin e shumë fusha tjera.

Degradim dhe kapje e shtetit!

Shtrohet pyetja si e pse po e gjen 11-vjetori i Pavarësisë Kosovën të rrezikuar nga copëtimi dhe shpërbërja e saj, derisa dhe tani ende nuk po mundemi me e gjet se kush është fajtori kryesor për degradimin e kapjen e shtetit në këto 11 vjet pavarësi! Megjithatë mendoj që përgjegjësi kryesor është presidenti Hashim Thaçi, i cili vazhdimisht po deklarohet se është i gatshëm të bisedon për korrigjimin e kufijve të Kosovës në raport me Serbinë. Është e vërtetë që për këto vite që po mbeten pas shteti ka dështuar pothuajse në çdo sferë, në këto 11 vite, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, shëndetësinë, arsimin e shumë fusha tjera.

Kjo klasë politike e inkriminuar e ka sjellë në pikëpyetje të madhe edhe vetë ekzistimin e shtetit të Kosovës, pikërisht në përvjetorin e 11 të funksionimit dhe të njohjes ndërkombëtare nga 115 shtete, duke e nxjerrë në tavolinë të bisedimeve me Serbinë rishkrimin dhe rivizatimin e hartës së Kosovës në raport me interesat filoruso- serbe.

Mundin, ndëjrsen, sakrificën e UÇK-së dhe qytetarëve,të Kosovës,Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), dëshmorëve,veteranëve e invalidëve,martirëve,etj nuk mundën dhe as që guxojnë të shkelin vlerat e tyre askush në botë, e lë më Rama e Thaçi...

Së fundi edhe Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka goditur kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “postier” të Serbisë si dhe akuzuar  presidentin Hashim Thaçi se po shkel në gjakun e dëshmorëve që kanë rënë për Kosovën. Kjo do thotë se  po shkel Hashim Thaçi me të dyja këmbët në gjakun e dëshmorëve që kanë rënë për Kosovë, ku 11 vite pas shpalljes se pavarësisë,po ia dhuron Serbisë veriun e Kosovës. Po siç jemi në dijeni, ishte vet Edi Rama bashkë me Aleksandër Vuçiqin,iniciatorë të idesë për t`ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, duke rrezikuar shtetin e  Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi dhe klika e tij, vetëm e vetëm që të shpëtoj nga  Gjykata speciale, dhe të mos përballet me akuza në gjykatën speciale.

Ndryshe, Po ashtu,deputetja Besa Gaxherri, e kishte akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje, duke thënë se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës. Dhe ky është qëllimi I Hashim Thaçit, me skenarin e Vuqiqit dhe Ramës, që për të shpëtuar vetën nga specialja,ta shkatërroj dhe gjymtoj shtetin e Kosovës.

Kjo po na kthenë 20 vite mbrapa kur në Kumanovë ishte pikërisht marrja e veriut të Kosoves, dëshira e diktatorit serb, Sllobodan Millosheviqit i cili deklaroi,pas nënshkimeve të Rezolutës 1244 se;  '' këtu fitoi Serbia dhe populli serb,këtë e kemi ndëgjuar me veshët tanë shumica e ushtarëve të UK-së dhe qytetarët të cilët ishin vendosur në Grykën e Krojmirit dhe të Shalës,pasi posedonin disa trangjistora- radio-fonik. 

Me një politikë të inkriminuar dhe një drejtësi të kapur, luftimi I korrupsionit mbetet një sfidë gati e patejkalueshme.

Kjo është një arsyeje sepse në Kosovë edhe  20 vite pas çlirimit nuk kemi drejtësi,por  kemi krim te organizuar, dhe sot punë lëmshë,derisa 20 vite pas çlirimit ,mijëra të rinj enden rrugëve me diploma në xhep dhe shpresa e vetme për punësim mbetet emigrimi.... 20 vite pas çlirimit në Kosovë mijëra familje mezi mbijetojnë me 1 euro në ditë...

Edhe kësaj radhe  e priti Kosova 20-vjetorin e çlirimit te saj  me Korrupsion, krim të organizuar, papunësi, varfëri e nëperkëmbje nga sunduesit e ri të saj. E konfirmoi hulumtimi i UNDP-së se mandate I tanishëm I institucioneve të Kosovës është përbërja me e urryer nga qytetarët që kemi pasur deri më tash.  Edhe pse po bëhen dy dekada nga çlirimi I vendit, gjendja mbetet alarmante dhe vendi ynë renditet në mesin e më të korruptuarve, sipas rangimit vjetor, që e bën organizata ‘Transparency International’.

Me një politikë të inkriminuar dhe një drejtësi të kapur, luftimi I korrupsionit mbetet një sfidë gati e patejkalueshme, që dëshmohet se në Kosovë edhe pas 20 vite pas çlirimit nuk kemi drejtësi,por kemi krim te organizuar, dhe sot punë gjen vetëm nëse ke një lidhje politike, një të afërm në pushtet, ose nëse jep ryshfet në këmbim të një vendi pune në administratën publike.

Pytja,pse 20 vite pas çlirimit ,mijëra të rinj enden rrugëve me diploma në xhep dhe shpresa e vetme për punësim mbetet emigrimi,  20 vite pas çlirimit ne Kosove mijëra familje mezi mbijetojnë me 1 euro në ditë? Tani kështu po përballet Kosova edhe 20 vite pas çlirimit me një krizë të rëndë socio-ekonomike, e shkaktuar nga politika e korruptuar, e cila në vend se të punojë për ngritjen e mirëqenies, po angazhohet vetëm për trashjen e xhepave të inkriminuar...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...