Atë që në vitin 2005 e propozoi Dërnovsheku, po përsëritet sot më 2019!

Opinione

Atë që në vitin 2005 e propozoi Dërnovsheku, po përsëritet sot më 2019!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Kosova sipas "standardit ekstraterritorial" te Janez Dernovshkeut  (ish-president i Republikes se Sllovenise), do te thote dyfish e copetuar dhe, dyfish e rikolonizuar nga Serbia e Madhe.

Ja, kjo eshte permbajtja dhe kuptimi i nocionit "pavaresi e kushtezuar" e Kosoves, te cilen "ende pa filluar dialogu historik serbo-shqiptar nen patronatin e bashkesise nderkombetare) vetem diplomacia zyrtare "e nxituar" e Tiranes dhe e Lubjanes e kane pranuar pa rezerve si "koncept racional" dhe, "te kapshem" per "zgjidhjen" e problemit kolonial shekullor te Kosoves?!

Koheve te fundit, pas dhenies se "drites se gjelber" te KS te OKB-se "24.tetor 2005), si rezultat i iniciatives dhe i mbeshtetjes direkte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se patjeter duhet te fillojne negociatat ne shkalle nderkombetare lidhur me statusin e Kosoves, nder te tjera, ne skenen politike nderkombetare jane shfaqur edhe opinionet dhe qendrimet zyrtare te qeveritareve te Sllovenise, te Kroacise, te "Maqedonise" te Malit te Zi, te Bosnje e Hercegovines (republika keto, edhe ne ish-RSFJ-ne e Titos). Ne kete kontekst, ne vecanti ia vlen ta analizojme "pamfletin juridiko-kushtetues" te dr. Janez Dernovshek, kryetar i Republikes se Sllovenise, i cili eshte kontradiktor ne pikepamjet dhe ne qendrimet e tij te propozuara lidhur me zgjidhjen e statusit politik te Kosoves. Se pari, ka deklaruar, se "qe tani Kosova eshte e pavarur, tanime, kete e dijne te gjithe" "Tanjug, 25.10.2005), Nderkaq, se dyti, duke riformuluar dhe konkretizuar ne hollesi "Piken 2" te pamfletit te theksuar "drejtuar: Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Annan, shefit per Politike te Jashtme te Bashkimit Evropian, Havier Solana, vendeve te Grupit te Kontaktit, si dhe patriarkut Pavle te Kishes Ostodokse Serbe), del kontradiktor, hipokrit dhe krejtesisht i njeanshem, kur pohon se:"Faktor kryesor per arritjen e cdo marreveshjeje te suksesshme te ardhme per statusin e Kosoves, duhet te jete NJOHJA E STATUSIT EKSTRATERRITORIAL  e monumenteve me te medha historike, fetare dhe kulturore serbe ne Kosove. Keto manastire dhe kisha se bashku me territorin e tyre, duhet te mbesin nen jurisdiksionin e Serbise dhe te administruara nga ligjet e Serbise, kurse siguria dhe mbrojtja e tyre do te jete nen perkujdesin e forcave nderkombetare". (Shih në: "Tanjug”,1.10.2005).

Shume thjesht dhe shume qarte, sipas permbajtjes se ketij "standardi ekstraterritorial" slloven te kryetarit te Republikes se Sllovenise, Janez Dernovshek, kompromisi politik, para se gjithash, duhet te kerkohet ne dekompozimin territorial te Kosoves?! - Kete version te copetimit te territorit te Kosoves, (para se te deklarohej Janez Dernovshk) e ka hartuar ne detaje Kisha Ortodokse Serbe, si nje nga opsionet e kapshme politike te Serbise, e cila "po qe nuk ndezin" opsionet e tjera me ekstreme, qe Kosoven edhe me tej ta mbahet si koloni e saj "autonome") tanime e ka te gatshem per ta nenshkruar palet negociuese.

Mirepo, meqe ky "standard ekstraterritorial" serbo-slloven eshte ne kolizion me te drejten historike dhe me parimin e vetevendosjes si parim fundamental i se drejtes nderkombetare dhe i Kartes se Kombeve te Bashkuara, pala negociatore shqiptare, as ne enderr nuk duhet ta nenshkruaje, as te pranoje kete, pavaresisht nga "sonda" e trysnise se ushtrimit te  propagandes se aliazhuar te boshtit Beograd-Lubjane; Beograd-Bruksel; Beograd-Moske; Beograd-Pekin, Beograd-Paris, Beograd-Athine dhe Beograd-Tirane, mbase ne kete menyre, me nenshkrimin e saj te gabuar do te vuloste pergjithmone ricopetimin e territorit etnik te Kosoves ne favor te sovranitetit kolonial te Serbise se Madhe.

Kontradikta e presidentit te Republikes se Sllovenise, Janez Dernovshek perbehet nga keto dy komponente te saj: "a) "pavaresia e kushtezuar" dhe "b) copetimi-rikolonizimi i Kosoves, si koncepte te domosdoshme per zgjidhjen e statusit te ardhshem te saj. Mirepo, per cudi, Janez Dernovshek, i ndikuar nga historia dhe nga politika falsifikatore nacionalshoviniste serbomadhe (per hir te tradicionalizimit te marredhenive te shkelqyera me Serbine gjenocidale kolonialiste qe nga mbeturina e Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene, me 1918 e deri me 1989, kur permbyset Jugosllavia titiste, si rrjedhoje e politikes cetniko-fashiste  e Serbise se Slobodan Miloshevicit, e Vojislav Sheshelit dhe e Vuk Drashkovicit etj.) i ka dhene "perparesi juridike" konceptit te copetimit-rikolonizimit, te cilin e ka parashikuar te behet ne fazen e pare te ndryshimit te statusit ekzistues te Kosoves  (pasi te jete arritur ndonje marreveshje kompromisi per Kosoven, sipas axhendes se parashikuar te OKB-se, te Bashkimit Evropian dhe te vendeve te Grupit te Kontaktit per Kosoven), nderkaq, pavaresine e ka parashikuar te realizohet pas pese viteve, pasi qe Kosova t'i kete permbushur keto nente "9 standarde" te "sherbimit te vullnetit te mire politik" te tij per zgjidhjen e statusit te Kosoves:

“1. Bashkesia nderkombetare duhet t'i garantoje siguri pakices serbe qe jeton ne Kosove.

2. Objektet kulturore, historike dhe fetare serbe ne Kosove duhet te fitojne statusin e eksterritorialitetit dhe, duhet te ruhen nga forcat nderkombetare.

3. Komunat serbe ne Kosove fitojne veteadministrim, e cila u mundeson vendimmarrje per ceshtjet lokale.

4. Pakica serbe ne Kosove perfiton pjesemarrje te vazhdueshme dhe te garantuar ne Kuvendin e Kosoves.

5. Serbet e Kosoves  kanë perfaqesuesin e vet te perhershem ne Qeverine  e Kosoves, i cili merret me interesat e tyre.

6. Bashkesia nderkombetare brenda 18 muajve bart te gjitha pergjegjesite tek institucionet e Kosoves. Ne kete kohe, duhet te zhvillohen zgjedhjet per parlament, qeveri dhe president te Kosoves.

7. Parashihet qe Kosova ta fitoje statusin e saj si subjekt nderkombetar brenda pese vjeteve, nese bashkesia nderkombetare vlereson se jane permbushur kriteret demokratike,  eshte arritur standardi i jetësës së perbashket i grupeve te ndryshme etnike.

8. Deri atehere, ne Kosove do te vazhdojne te qendrojne forcat nderkombetare, sipas nevojes dhe me numer me te vogel.

9. Bashkimi Evropian, se bashku me institucionet nderkombetare financiare do te mbeshtesin programin per zhvillim ekonomik te Kosoves dhe, do te perdorin instrumentet pergjegjese financiare per ta cuar perpara kete proces. Ne baze te kesaj, Kosova brenda pese vjeteve do te jete e afte te kete pavaresi ekonomike." (“Tanjug”, 21.10.2005).

Lidhur me "piken e pare" te "standardeve nderkombetare" serbo-sllovene te Janez Dernovshekut, pergjigjja reale dhe objektive eshte kjo: - Perkundrazi, Bashkesia nderkombetare, se pari e ka per detyre qe, (sipas se drejtes nderkombetare dhe Kartes se Kombeve te Bashkuara) shqiptareve si shumice derrmuese  mbi 90%) t'ua njohe te drejten e vetevendosjes si argument historiko-faktik dhe juridiko-politik kunder regjimit te deritashem kolonial serbomadh mbi shqiptaret dhe Kosoven 1912-1999). Pakica serbe ne Kosove nuk parqet kurrfare problemi te pazgjidhur as per bashkesine nderkombetare, as per shtetin e ardhshem shqiptar te Kosoves, sepse te gjitha te drejtat dhe lirite e saj do t'i kete te garantuara me ligjet dhe me Kushtetuten perkatese te Kosoves , pasi qe Kosova shqiptare ta kete fituar cilesine e plote te subjektivitetit juridik nderkombetar, si dhe me konventat dhe me marreveshjet nderkombetare, ashtu sikurse te gjitha pakicat nacionale ne Serbi, ne Slloveni, ne Kroaci, ne Mal te Zi, ne "Maqedoni", ne Shqiperi, ne Bullgari, ne Hungari, ne Rumani ..., etj. Per me teper, statusi i pakices serbe ne Kosove nuk mund te kete karakter ekskluziv dhe simetrik me shumicen shqiptare 90% mbi asnje baze qofte historike, juridike, kushtetuese, politike dhe administruese, mbase eshte pakice nacionale ne toke te huaj, madje e dyshimte ne te gjitha keto aspekte te theksuara, sepse eshte recidiv i kolonializmit 100-vjecar i Serbise se Madhe. Nderkaq, shqiptaret, ndryshe nga cilesia e pakices serbe, jane komb ne token e tyre mijevjecare, si nje nga popujt me te lashte ne Ballkan.

Realisht dhe ligjerisht "metodologjia pedagogjike" e "kritereve logjike" te diplomacise proserbe te kryetarit te Sllovenise, Janez Dernovshek, nuk premton asgje spektakulare dhe dobiprurese ne favor te pavaresise se plote te Kosoves, sepse eshte e shtruar mbrapsht (si moralisht, ligjerisht dhe historikisht etj.), duke kerkuar nga bashkesia nderkombetare dhe politika e diplomacia shqiptare, qe se pari ta zgjidhin "problemin minoritar" serb, i cili as de facto, as de jure nuk figuron si i tille, por eshte i konstruktuar dhe i improvizuar nga politika religjioze e Kishes Ortodokse Serbe  dhe nga qeveria aktuale e Serbise, perkatesisht e Unionit te Serbise dhe te Malit te Zi. Pikerisht keta jane faktoret kryesore centrifugale antishqiptare dhe antipavaresi Kosoves, qe kane ndikuar te UNMIK-u, si dhe te faktoret e tjere te bashkesise nderkombetare "OKB, OSBE, BE, NATO), qe Kosoves, se pari, t'ia "shkruajne" dhe imponojne zbatimin e "standardeve nderkombetare" serbe kinese ne emer te zgjidhjes se "problemit" te pakices serbe, problem ky, i cili as de facto, as de jure nuk ekziston si i tille, por fatkeqesisht eshte shpikur ne menyre aq perfide, aq amorale, aq arrogante per te jusitifikuar vazhdimesine e qellimeve ekspansioniste dhe hegjemoniste te Serbise mbi Kosoven dhe mbi  shqiptaret. Per te realizuar kete synim te vjeter grabitqar te Serbise, si duket tani, faktoret relevante nderkombetare, jane ne gjurme te gjetjes se "formules se padhimbshme" per arritjen e kompromisit politik serbo-shqiptar, e kjo eshte "pavaresia e kushtezuar", qe nder obligimet e tjera si "mandat nderkombetar" ndaj bashkesise nderkombetare, nenkupton edhe zbatimin dhe njohjen nderkombetare te ekstraterritorialitetit serb te kishave dhe te manastireve serbe ne territorin etnik te Kosoves. Nese arrihet nje kompromis i tille politik, kjo do te ishte nje zgjidhje e diktuar dhe e imponuar e statusit te ardhshem te Kosoves, qe do te ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, si dhe me te drejten legjitime historike te shqiptareve mbi Kosoven si territor i pashkeputshem i Shqiperise Etnike.

Prandaj, si Janez Dernovshekun, ashtu edhe bashkemendimtaret dhe mbeshtetesit e ketyre "9 standardeve" të presidentit slloven, duhet ta mbajne parasysh faktin se, deri me sot ne historine e marredhenieve nderkombetare te pas Luftes se Dyte Boterore asnje problem kolonial, sic eshte rasti i Kosoves, nuk eshte zgjidhur sipas "skemes procedurale-ligjore-demokratike", se pari, zgjidhja e statusit te minoritetit a minoritetve, e pastaj, se dyti, zgjidhja e statusit te shumices derrmuese. Per me teper, nje shembull i ketille i mbrapsht si ne kuptimin juridik, ashtu edhe ne ate politik, diplomatik dhe demokratik, nuk figuron ne asnje dokument (qofte ne forme resolute, deklarate a rekomandimi etj.) te historikut te derisotem te OKB-se "1945-2005). Andaj, me te drejte shtrohet pyetja racionale, pse vetem ne rastin e Kosoves, te pesoje metamorfoze praktika diplomatike dhe praktika procedurale dhe ligjore e Kombeve te Bashksuara si organziate universale nderkombetare per zgjidhjen e konflikteve dhe te problemeve nderkombetare, e cila pa asnje te drejte ligjore "ne kolizion edhe me Karten e OKB-se, edhe me te drejten nderkombetare), "standardet nderkombetare" serbe t'ua imponoje shqiptareve si shumice derrmuese  mbi 90%, qe se pari t'i permbushin ato ne favor te zgjidhjes se "problemit" te pakices serbe?

Te gjitha keto "9 standarde nderkombetare", te cilat e kundershtojne pavaresine e plote te Kosoves, presidenti i Sllovenise, Janez Dërnovshek i ka formuluar gabimisht dhe mbrapsht si nga aspekti historiko-shkencor, ashtu edhe nga ai diplomatiko-nderkombetar, tamam ne frymen e kerkesave iracionale te qeverise "demokratike" te Beogradit, duke kerkuar nga "bashkesia nderkombetare, qe se pari pakices serbe ne Kosove t'i garantoje siguri", e me pas, pasi pakica serbe ta kete fituar autonomine territoriale dhe politike ne kurriz te territorit etnik dhe gjeopolitik te Kosoves shqiptare, do te fillonte me zgjidhjen e problemit kolonial shekullor te shumices shqiptare. Perkundrazi, se pari bashkesia nderkombetare eshte e obliguar qe shqiptareve si shumice derrmuese (mbi 90%) t'iu siguroje zgjidhjen perkatese te statusit te tyre juridiko-politik dhe kushtetues sipas se drejtes nderkombetare, duke marre per baze te drejten historike qindravjecare te shqiptareve mbi Kosoven si pjese integrale te territorit autokton te Shqiperise Etnike), qe nenkupton njohjen e pavaresise se plote dhe pa asnje kusht te Kosoves, e cila fatkeqesisht de jure sipas Rezolutes 1244 te KS te Kombeve te Kombeve te Bashkuara, ende figuron ne leter si pjese e territorit te Serbise.

Njohja e statusit të Kosovës shqiptare vetëm sipas së drejtës së vetëvendosjes!

Pra, baze themeltare per arritjen e kompromisit politik midis Beogradit dhe Prishtines eshte vetem zbatimi i parimit te vetevendosjes, JO enklavzimi esktraterritorial i Janez Dernovshekut, i cili de facto dhe de jure Kosoves do t'i siguronte nderkombetarisht statusin e "pavaresise se kushtezuar". Krijimi i enklavave esktraterritoriale te pavarura te pakices serbe ne Kosove sipas planit proserb te Janez Dernovshekut  "Manastiri i Decanit, Patrikana e Pejes, Gracanica...,etj.), eshte ne kundershtim me te drejten pozitive nderkombetare, sepse ne territorin etnik shqiptar te Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike, nuk mund te krijohet si subjekt i vecante juridik nderkombetar nje shtet kishtar i pavarur serb me garanci nderkombetare. Politikisht, nje zgjidhje e ketille imponuese do te thoshte "kompromis politik" ne kurriz te pavaresise dhe te sovranitetit te Kosoves. Mirepo, juridikisht, do te thote legalizimin nderkombetar te copetimit dhe te rikolonizimit te teresise territoriale te Kosoves, gje qe kjo eshte ne kundershtim edhe me te drejten historike te shqiptareve mbi territorin e Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike, si dhe me "standardin" e parashikuar te GNK-se, se "Kosova nuk mund te copetohet nga Serbia, duke u kthyer ne gjendjen paraprake te vitit 1999". Pavaresisht nga fakti se, si ne aspektin historik, ashtu edhe ne ate te se drejtes nderkombetare, nuk ekziston asnje element i vlefshem per copetimin e territorit te Kosoves, kjo per prapaskenat diplomatike dhe politike te aktoreve te involvuar ne ceshtjen e Kosoves, nuk do te thote se eshte e pamundshme, sepse qemoti dihet se ne politike cdo gje eshte e mundur. Ky rregull, vlen sidomos per ato vende dhe ata popuj te vegjel "sic jane shqiptaret dhe Shqiperia Etnike, te kolonizuar nga serbo-sllavet e gjenocidalë te Ballkanit) qe nuk kane kapacitetin e tyre te nevojshem ushtarak, ekonomik, politik dhe diplomatik per t'u cliruar nga cizmja e huaj imperialiste. Prandaj, politika zyrtare e Prishtines, duhet te mbaje parasysh faktin se, as ministri i Jashtem i Shqiperise, Besnik Musatafaj, e as kryetari i Republikes se Sllovenise, Janez Dernovshek nuk kane dale rastesisht para opinionit publik nderkombetar, se Kosoves, i duhet imponuar "pavaresia e kushtezuar".

Edhe pse, ende nuk kane filluar negociatat nderkombetare lidhur me statusin e Kosoves, si Serbia, ashtu edhe disa qarqe evro-nderkombetare "duke marre per baze rekomandimet sugjeruese te GNK-se, si dhe projektet e fshehta te qeverise serbe dhe te Kishes Ortodokse Serbe), tanime kane sinjalizuar se, kompromisi politik per zgjidhjen e perkohshme te statusit politik te Kosoves, pikerisht, do te kerkohet ne zbatimin e formules"pavaresi e kushtezuar", e cila pakices serbe dhe Serbise do t'i garantaonte krijimin e shtetit te ri kishtar serb ne zemer te Kosoves shqiptare.

Pra, te mos mashtrohemi duke ushqyer iluzione te kota, se nuk mund te "pervidhet" nje formule e ketille, e cila de facto dhe de jure, do te thoshte copetimin e territorit te Kosoves, sipas "listes se deshirave" politike te Janez Dernovshekut dhe te Besnik Mustafajt, te cilen, se fundi, pa asnje rezerve, do ta akceptoje Kisha Ortodokse Serbe (KOS-i), edhe pse tani se bashku me Beogradin zyrtar jane deklaruar  (sa per t'i hedhur pluhur syve opinionit publik vendor dhe te jashtem) se me te gjitha mjetet do ta hedhin poshte "pavaresine e kushtezuar", po qe se kjo do t'iu imponohet nga diplomacia hibride e tandemit Besnik Mustafaj-Janez Dernovshek, me "bekimin" e diplomacise evro-nderkombetare. Per realizimin e ketij qellimi antishqiptar kunder pavaresise se Kosoves, si Beogradi zyrtar, ashtu edhe Kisha Ortodokdse Serbe (KOS-i), tanime ne prapaskenat e tyre sekrete politiko-diplomatike dhe propagandistike e kane "sonduar" terrenin evro-nderkombetar, se do ta kene mbeshtetjen e disa  qarqeve akoma te padeklaruara te BE-se, si dhe te anetareve te perhershem ne KS te Kombeve te bashkuara, sic jane Rusia, Kina, e ndoshta edhe Franca si partner tradicional 1914-1999).

Mirepo, pavaresisht nga pergatitja e grackave te rrezikshme te diplomacise kishtare serbomadhe per te bllokuar njohjen e pavaresise nga ana e bashkesise nderkombetare, politika dhe diplomacia shqiptare e Kosoves, as shqiptaret nuk duhet te pranojne asnje kusht, asnje forme diktati, as ultimatumi as nga serbomedhenjte, as nga mbeshtetesit e tyre (qofshin fuqi te medha evropiane apo aziatike, sic eshte  Kina) evro-nderkombetare, qe do te ishte ne funksion te legalizimit nderkombetar te krijimit te nje shteti te ri kishtar serb ne Kosoven shqiptare, ne emer te "mbrojtjes" se kishave dhe te manastireve te minoritetit serb, te cilat (po te ndodhte dic e  ketille tragjike ne kurriz te interesave vitale kombetare dhe shteterore te shqiptareve) automatikisht, do te fitonin statusin e subjektit esktraterritorial nderkombetar, sikurse shteti i Vatikanit. Mirepo, pala negociatore shqiptare asesi nuk guxon qe ta gelltise kete "karrem" te gatuar nga kuzhina politiko-kishtare e Serbise dhe e aleateve te saj, sepse ne kete menyre Kosova serish do te mbetej nen varesine koloniale imperialiste te Serbise dhe të spheres tradicionale lindore të Rusisë.

Vetem mbi kete baze, pala shqiptare mund te beje kompromis me palen serbe, e cila, edhe pas renies nga pushteti te ish-kryetarit te saj Slobodan Miloshevic, "me mjete "demokratike" dhe ne emer te paqes se rreme, se gjoja duan "përbashkësi" me shqiptaret, por duke i konsideruar si "element minoritar vasal ne shtepi te huaj serbe" po ushqen te njejtat pretndime territorilae, ambicie dhe aspirata antishqiptare sikurse regjimi gjenocidal i "mesijes" se tyre: "Kosova eshte djep dhe shpirti i Serbise". Ky "keqkuptim" i serbomedhnjeve nuk mund te kuptohet ndryshe, vecse si i barabarte me teorine raciste "Lebensraum" te Gjermanise naziste te Hitlerit. Si Gjermania nazifashiste nen Hitlerin, edhe Serbia gjenocdiale cetniko-fashiste nen Slobodan Miloshevicin dhe Kishen Ortodokse Serbe, si dhe tani nen drejtimin e pasardhesve te tij "demokrate" (Boris Tadic, Vojsillav Koshtunica, Vuk Drashkovic, Sanda Iviq-Rashkovic, etj.) kane zhvilluar dhe, prape po synojne te zhvillojne luftra e agresione pushtuese gjenocidale per pushtimin e territoreve te huaja fqinje te Kroacise, te Bosnjes dhe te Kosoves, me qellim te fundit, qe t'i bashkojne te gjitha pjeset e popullit serb ne nje shtet te vetem te homogjenizuar, qe quhet Serbia e Madhe për zgjerimin e së cilës Slobodan Milosheviqi me ndihmën  Akademisë, të Kishës politike dhe të ushtrisë e policisë serbomalazeze zhvilloi tri agresione dhe 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Duke qene se nje strategji e tille e krijimit te Serbise se madhe te Slobodan Miloshevicit ka pesuar jo vetem disfate ushtarake, por edhe ka humbur edhe territoret e okupuara perkohesisht, jane krijuar kushtet objektive, qe politika shtetërore  e Beogradit dhe politika retrograde e Kishes Ortodokse te heqin dore nga pretendimet e metejme territoriale ne kurriz te Kosoves, perkatesisht te Shqiperise Etnike.

Ndryshe, lufta do të  jete e pashmangshm ne Kosove, nese vjen ne shprehje ndarja e saj territoriale sipas  formules “ekstraterritoriale te kishave dhe manastireve” te ish-presidentit te Sollovenisë, Janez Dernovshek, tanimë të ndjerë, si dhe  sipas skenarit të mbështetur mbi këtë formulë “ekstraterritoriale” të Aleksandar Vuçiq (president aktual i Serbisë, 2019) dhe të Hashim Thaçit (president i Kosovës, 2019), të cilët si duket janë marrë vesh për “shkëbimin e kufijve” , përkatësisht të ndarjes së territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat