Kur Boomerangu i hedhur godet… Pronarin - Bota Sot
Kur Boomerangu i hedhur godet… Pronarin

Opinione

Kur Boomerangu i hedhur godet… Pronarin

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Pirro Prifti

Në  rardhën e  përpjekjeve për të justifikuar  veprimet e pa-arësyseshme dhe alogjike të ish kryetarit të Opozitës, nën  ndikimin e fortë të rrezikut të përballjes me Drejtësinë e re pas realizimit të Vettingut, pupeti i tij është përpjekur disa herë  të krijojë një furtunë dhe destabilizim në Shqipëri, por në fakt ka krijuar një furtunë në një gotë uji.

 Populli madje dhe populli Opozitar po shohin se cfarë mostrash  kanë bllokuar Partinë më të madhe të Opozitës të cilët duke kaluar humbje pas humbjesh vazhdojnë të vjellin verr , të shajnë e të mallkojnë  jo vetëm Maxhorancën, por më e keqja është e po nxijnë padrejtësisht vëndin e tyre, vëndin tonë-Shqipërinë.

 Djallëzia e fundit e ish kryetarit të Pd, ishte detyrimi që u bëri deputeëve  të  vet që të djegin mandatet, dhe të hidhen në protesta, dhe i gjithë ky akt i pashëmbëllt marrzie politike në një vënd demokratik si Shqipëria megjithë problemet e veta që ka në këtë qeverisje,  është duke dhënë dy rezultate negative për vëndin  por edhe një rezultat të papritur që mund ta quajme edhe si një fenomen anësor por si të thuash pozitiv.

 Kush janë  këto rezultate negative?

Së pari rezultati negativ është përpjekja  nga ana e Opozitës për ta paraqitur në sytë e ndërkombëtarëve  Shqipërinë si një vënd i pa ligje dhe i destabilizuar dhe me ngjyra bardh e zi.

Së dyti, brënda vendit, janë përpjekjet për ta destabilizuar vëndinme çdo kusht duke krijuar precedent nga më halucinativët, si mungesa totali e bashkëpunimit me qeverisjen në dobi të hapjes së negociatave, mungesa totale e bashkëpunimit midis bashkive ku ka fituar opozita me qeverisjen qëndrore, sulmet e parreshtura ofeduese, krijmi i zhurmave mediatike për të shtrembëruar realitetin në Shqipëri, përdorimin e këtij të shtuquajturi  `pushtet i katërt`, duke patur nën patronazh shumicën e kanaleve tv private shqiptare dhe atyre të gazetave, dhe më negativja është përdorimi i sulmeve personale ndaj parlamentarëve të maxhorancës, derdhja e gjithë atij  mllefi, inati, sharjesh, shpifje e gënjeshtrash, dhe akuzash kundër qeverisë, qeverisjes, personave të veçaantë, gjë që nuk ka prodhuar gjë tjetër përveçse neveri dhe zhgënjim në popull duke pakësuar përditë e më tepër përqindjen e njërzve që përkrahin Opozitën.

Përdorimi i fjalorit banal dhe shprehejve si.. `do ti japim plumb ballit,… do të djegim kryeminstrinë,…. do ta varim me shall… do të marrim armët.., etj,  të gjitha këto vetëm e vetëm për të shkaktuar destabilizim të vëndit- ka shkaktuar reagim nga popullata, dhe ky reagim shihet tek numri i pakët i njerzve që po dalin në protestat e stisuara dhe pa asnjë ide apo program për të mirën e popullit, por vetëm me qëllimin dashakeq  të destruktivitetit.

Idea djallëzore e të dy përpjekjeve  për  të krijuar pseudo-rezultate negative përpara ndërkombëtarëve dhe për të nxirë qeverisjen e vëndin  tone, dihet se e kanë qëllimin për të shmangur përballjen me ligjin të ish kreut të Pd, dhe disa krerëve të tjerë të Opozitës së sotme, duke u përpjekur të çvendoset vëmëndja e popullit dhe e ndërkombëtarëve nga halli i tyre por për të vënë në qëndër të vëmëndjes kryeministrin dhe qeverisjen e cila në fakt po punon dhe ka arritur rezultate të mira me gjithe të metat..

Objektivi është që kjo Opozitë në vënd që të luajë rolin e saj brënda institucioneve përpiqet të krijojë një gënjeshtër sa më të madhe për ta bërë atë të besueshme dhe këtë po përpiqet ta realizojë nëpërmjet  disa mediave dhe gazetave të paguara, të cilat kanë disa vite që shtrembërojnë realitetin me lajme jo reale e shpifje ndaj drejtuesve të qeverisjes.

Ashtu sikundër  thonë amerikanët: `Want to Make a Lie Seem True? Say it Again. And Again. And Again~ (doni që një gënjeshtër të duket e vërtetë? Përsëriteni vazhdimisht atë,  përsëri dhe përsëri).

Pra aspak e habitshme Strategjia që ka zgjedhur Opozita shqiptare.

Në vënd që të luajë rolin konstruktiv si Opozitë e vëndit, ka zgjedhur mashtrimin dhe gënjeshtrën të cilën e përsërit çdo ditë e cdo orë nëpër tv e gazetat e tyre duke përdorur fajet e tyre dhe gabimet e tyre sikur i ka bërë qeverisja e sotme, e cila konfirmohet edhe nëpërmjet fjalës së urtë shqiptare: `Hajduti thërret kapeni Hajdutin.

Përse perceptohet tek një pjesë e popullit si të vërteta - shpifjet e Opozitës?

Sepse ka një element fiziologjik në trurin e njeriut: në shumë rastet faktet nuk ka rëndësi nëse janë të vërteta ose jo.

 Nëse njerëzit përsëritin faktet e servirura kaq shpesh sa që pastaj i besojnë si fakte të vërteta. Ky efekt quhet veprim `iluzor` ose `Iluzion`. Politikanët, tregtarët janë mjeshtrapër të manipuluar këtë prirje cognitive (njohëse) të veçantë të trurit të njeriut- me të cilën ata bëhen edhe shumë familjarë me të. (nga Emily Dreyfuss-https://ëëë.ëired.com/2017/02/dont-believe-lies-just-people-repeat./).

Rasti i fundit, djegia e manddateve ishte veprimi i fundit djallëzor i ish Kryeministrit për tu mbushur mëndjen shqiptarëve dhe  të huajve që qeverisja është keq, shteti është keq, populli është keq, Kryeministri actual është i keq, etj, dhe  e gjitha i ngjan këngës së Adriano Çelentos të para disa viteve  `La Situacione politico non e buona`.

Ç`po ndodh me mandatet e djegura?

Mesa duket, shkopi i  Boomerangut që hodhi Klani i ish -Kryeministrit (dhe sigurisht ishte ide e tij),  në pamundësi që të derdhë gjak dhe plumba mbi popullatën, do të kthehet shumë shpejt në dëm të tij, dhe do të godasë vetë pronarin sepse, pronari nuk e ka parashikuar flurudhën e budallallëkut që bëri.

 Pse?

 Sepse pa dashje, ashtu sikundër thonë që gjuha vete ku dhëmb dhëmi, edhe largimi në formë proteste me `djegie mandatesh` të opozitarëve, të këtyre opozitarëve kukulla (që ne i quajmë sahan-lëpirësa dhe që bëjnë çfarëdo Pronari), është një mundësi e mirë që të shpëtojë populli dhe parlamenti nga këta zullumqarë e prishës  të ardhmërisë së vëndit me veprimet e tyre rrugaçërore.

Është për të ardhur keq që akoma disa njerëz opozitarë madje dhe popull, nuk e kuptojnë se çfarë njerëzish paskan zgjedhur për ti përfaqësuar, por është e qartë se vëndi po shpëton njëherë e mirë nga këta alaço që po e nxijnë dhe tradhëtojnë vëndin e tyre me sharjet, mllefet, pisllëqet e derdhura ditë për ditë  në parlament por edhe nëpërmjet `të paekspozuarve`, `360 gradë` etj, vetëm e vetëm që të shpëtojnë lëkurën e padronëve të tyre që i paguajnë.

Me sa duket  Pronari dhe pronarët, nuk kanë analizuar se flurudha e Boomerangut është e paparashikueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...