Fatale: Serbia e pranon pavarësinë pa sovranitet të Kosovës!?

Opinione

Fatale: Serbia e pranon pavarësinë pa sovranitet të Kosovës!?

Nga: Halil Matoshi Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Shërbimet inteligjente serbe, kanë nisë një fushatë të re në suaza të luftës speciale kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj, të cilëve synon t’ua inplantojë psikologjinë e faktit të kryer – kinse ShBA-ja dhe Fuqitë e Mëdha qëndrojnë prapa kësaj materie – dhe së dyti lansimi i këtyre 22 pikave të detajuara i shërben estabilishmentit të Serbisë si matje pulsi të publikut në Kosovë por edhe tek serbët e veriut të vendit dhe tek ata të jugut të Serbisë. Serbia nuk e pranon ushtrinë, thyhet karakteri unitar i Republikës e cila nuk njihet me emrin e saj kushtetues...

Kjo ‘draft-marrëveshje’ e lansuar në rrjetet sociale dhe në disa media të Prishtinës pavarësisht origjinës së saj fantome, është fatale për Kosovën shtet, sepse me 22 pikat e saj, me secilen, e cënon rendin kushtetues te Kosovës, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të saj.

1. E rikthen në tavolinat e bisedimeve çështjen e Kosovës, si çështje të pazgjidhur shqiptare - serbe duke i bâ disa mendjelehtë në Prishtinë, me e negociu pavarësinê dhe integritetin territorial, pra hyhet në projektin e shpërbërjës së Kosovës së 17 shkurtit;
2. Destabilizohet ndjeshëm Ballkanin Perëndimor, secili kërkon hisen e vet të projektuar;
3. Vërtetohet (vuloset) shtrirja e ndikimit rus në rajon;
4. I shkelë tre parimet e panegociueshme të Grupit të Kontaktit që vlejnë si baza e arsyeshmërisë së shtetit kosovar;
5. E hap deri në zhbërje Pakon Ahtisaari;
6. Abrogon Kushtetutën e Kosovës.
7. Zhvlerëson verdiktin këshilldhënës të GjND-së;
8. Kosova relativizohet si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, sepse humb atributet e sovranitetit shtetëror mbi kufijtë dhe humb pronësinë në masë të madhe mbi resurset ekonomike kombëtare; Trepçën e KEK deri 35%, Ujmanin, përgjysmë;
9. Për Mitrovicën parashikohet një model distrikti si i Brçko-s, qe then zinxhirin komandues të policisë;
10. Mitrovica jep passaporta të ndryshme nga Republika e Kosovës me çka përfundimisht thyhet karakteri unitar i saj;
11. Ia rikthen fuqinë UNMIK-ut sipas Rezolutës 1244 pra forcon ndikimin e OKB-së duke e bërë protektore të pavarësisë pa sovranitet të Kosovës;
12. Nuk e parasheh me asnjë rast ushtrinë e Kosovës dhe as anëtarësimin e Kosovës në NATO!?
13. Shkakton trazira (konflikt të armatosur të intensitetit të ultë) me qindra të vrarë, bartje tragjike të popullsive dhe refugjatë të rinj;
14. E rritë tendencen albanocentriste me të drejtë, sepse ekzistimi i mëtejm i Kosovës shtet, bëhet i pakuptimtë dhe Republika qytetare defunksionalizohet;
15. Mund të rrezikojë deri në shkatërim jetët dhe pronën e qytetarëve serbë në brendi të Kosovës;
16. Defunksionaluzon të gjitha të drejtat kushtetuese të serbëve që i kanë arritur tashmë:
a) Votën e dyfishtë në Kuvend për çështjet e interesit vital;
b) Pjesëmarrjën në Qeveri me postin e zëvendëskryeministrit;
c) Statusin e disa komunave me shumicë serbe “ahtisaariane”;
17. Kisha Ortodokse Serbe (KOS) fiton eksterritorialitet për Manastiret Mesjetare (Deçan, Gračanica);
18. Zveçani i kalohet OKB-së nën administrim;
19. Kosova humbë dy komuna (Leposaviqin e Zubin Potokun) me resurse të mëdha ekonomike - pasuri nëntokësore - dhe merr një komunë (Preshevën) me disa fshatra, pa infrastrukturë, pa asnjë resurs dhe me shumë probleme;
20. Serbia vazhdon të ruaj një ndikim asimetrik administrativ e buxhetor në pjesën që i aneksohet Kosovës;
21. Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës në emrin e saj kushtetues por si “Kosovo i Metohija” - emërtim kishtar që është menjanuar madje edhe nën Serbinë komuniste;
22. Kosova bëhet e varur në mënyrë të sofistikuar nga Serbia. Dhe problemi mbetët i pazgjidhur duke i ushqyer anmiqësitë edhe për një shekull tjetër.
A janë këto arsye të bollshme që të vazhdojmë të jetojmë pa iluzionin e njohjës nga Serbia!?
“Nëse kjo njohje nuk vjen si kërkimfalje – thotë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj - për tragjedinë e shkaktuar shqiptarëve, njohje që këmbehet me territor dhe që nuk e pranon Kosovën e 17 shkurtit, nuk na duhet.”
Nisur nga këto kondita, Kosova politike duhet të mos lëviz fare në kahun e dialogut me Serbinë, i cili i menduar për normalizim ka devijuar në zyret e byrokratëve të Brukselit dhe çarqeve tjera që duan “zgjidhje jonormative”.
Kosovës nuk i duhet njohja e pavarësisë pa sovranitet dhe që e asgjëson atë gradualisht si entitet juridik-politik.
No, Thanks’
Ne, Hvala.
Jo, falemnderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat