Pse po besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat serbe, kjo është lojë e treshes mafioze

Opinione

Pse po besoni se është e vërtetë taksa 100 % për mallrat serbe, kjo është lojë e treshes mafioze

Bardh Nëngurra Nga Bardh Nëngurra Më 25 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Nuk e kam besue asnjihere se populli i jonë mashtrohet kaq lehtë. Me besoni se ma vështirë e kam unë ta mashtroj per çkado qoftë nipin tim 10 vjeçar të lindun në Norvegji se sa po e ka të vështirë ta mashtron popullin e Kosovës kasta sunduese e politikajve të sajë.U ba tashma hit , u ba ushqim per injorantet, u ba mjet per shitje të patriotizmit të veprimtarve, votuesve dhe simpatizuesve të AAK-së dhe Ramush Haradinaj masat 100% të takës per mallnat serbe në Kosovë. Quditem se si janë të rrallë ata që e kan kuptue se krejt kjo asht nji lojë per me mbijetue në poste shtenore treshja mafioze e kobshme dhe e rrezikshme e ish komandantave ( per mue komandira si ata të serbve dikur ); Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Quditem se si edhe ata që e kan kuptue nuk ngritin zanin, por heshtin. Heshtja e tyne ma perkujton kohën e monizmit komunist kur njerzit nga friga heshtnin ose flisnin vetem ne qarqe të besueshme miqësore e familjare. 

Dhe jo vetem që po e beson shumica se Ramushi si kryeminister po vepron me vend , por kan fillue shumica edhe të deklarojnë se as Ameriken nuk ban me e ndegjue!

Quditem kur lexojë komente të tilla edhe nga aktivist të vjetër të LDK-së, edhe nga ish kryetar të Degve të sajë e ne veqanti te mergatës tonë.
Tash te tillve ju bajë pyetjen; a keni kalue ju në AAK dhe a mundem të ju konsiderojë si ish LDK-ista/e?

Asht e tmerrshme se si disa akuzojnë dhe etiketojnë personalitete të kreut të SHBA-ve, i ndajnë në pro serb e në pro shqiptar ( Kosovë ). Dhe krejt kjo maskaradë bahet per me i thur lavde e qallma Kryeministrit të Kosovës shokut Ramush Haradinaj. Po quditem se si e " famshmja " Linda Morina që nuk i kendojë nji kangë " trimnije " Rambos! Po duket se edhe Linda e ka kuptue se kush janë këta ish komandanta.

Rrenë asht o popull kjo " trimnija " e Ramush Haradinajt per TAKSEN 100% mallnave serbe. Asht rrenë dhe ju ose jeni verbue , ose jeni total budallenjë dhe nuk po e shifni se asht rrenë. Nese asht e vertetë si ka mundësi të jen shitoret me mallna te prodhueme në Serbi me çmimet ashtu si kan qenë edhe para se me u vu taksa, çmimet jan si vijon: keksat serb që kan kushtue 1 euro e 20 cent ashtu kushtojnë edhe tash me taksen. Vaji Diamant prodhim serb 1 euro e 10 cent si para se me u vu taksa si tash. Coca cola prodhim serb 1 euro e 20 cent si para takses si tash. Sallama prodhim serb 0.80 cent si para taksës si tash.Gjysem litre Shvepsi prodhim serb 0.50 cent si para taksës si tash. Qumshti Dukat, prodhim serb 1.liter 0.80 cent, si para takses si tash me taksë etj, etj, shembuj. Andaj a dini ju o njerëz sa bajnë 2+2..? ! 

Sikur të ishte e vertetë taksa 100% a do duhej që edhe çmimet e ketyne mallnave të jenë per 100% ma të shtrenjta?

Ti o populli im me pas mend del në rrugë qetë dhe pa vandalizma dhe i thue Ramushit , Kadrisë dhe Hashimit ikni , pirdhuni se mjaftë ma na mashtruet, na rrejtët e na rjepet.

Ti o populli im i Atdheut tim me pas vetem pak mend në kokë nuk kishe me ju dhanë voten kurr këtyne njerzve që qe 20 vjet po ju rrejnë dhe po ju rjepin. Po ju torturojnë, po ju plaqkisin e po ju dhunojnë. Besa edhe po ju vrasin.

Po, po, po ju dhunojnë sepse këta ish komandanta kan instalue nji pushtet ku vendi i punës asht i rezervuem vetem per militant partishë, vetem per femna të bukura me kokën bosh, mjafton të jenë të bukura dhe lojse. Po ju dhunojnë sepse koleget e punës së këtyne komandantave që jan bijat tueja, motrat tueja , gratë tueja sundohen e shfrytzohen prej komandantave në të gjitha menyrat e shpesh edhe si sklave seksi dhe ato juve shpesh ju vijnë te lagta në shtëpi. I din ti o popull këto poshtersi mirë, por se si ka mundësi të jesh kaq popull qyqan e të nenshtrohesh kjo nuk po më hyn në rradaken time. Dikur kur na sundonte falanga e Millosheviqit tuboheshim me nga gjysem milioni njerez në Prishtinë dhe askush nuk trembej as nga polici serb as nga ushtari serb. Jo moti te VERRAT E LLUKËs tuboheshin 1.000.000 shqiptar me ba pajtimin e gjaqeve. Pse sot je fut në birë të minit o populli im i Atdheut tim?! Ku të mbet trimnija qe e kishe? Ku të mbet krenarija që e kishe? Pse duron kaq me nenshtrim o popull shqiptar? Këta pushtetar po ju vrasin dhe ti po duron!

Ju vrasin këta pushtetar o populli im i Atdheut tim sepse këta kan instalue nji pushtet ku ska asfar sigurimesh në vend pune e as askund. Ka disa raste ( diku 10 sosh )që vetem këte vit jan aksidentue në vend pune dhe kan humb jetën shumë djem të ri e disa edhe djem të vetem të prindve dhe kan shkue si qeni në rrush. 
Po të kishte shtet normal vendpunimet në ndertimtari do ishin të sigurueme dhe fatkeqësitë do ishin minimale ashtu si janë kudo në botë. Atje jo sepse ndermarrsve të ndertimtarisë këta komandantat e pushtetit ju ndajnë tenderet dhe per këte ata vjelin haraqe, dhe normal se pastaj ndermarrësit per të mujt me mbijetue kursejnë në të gjitha mënyrat dhe kjo po ju kushton me jetë puntorve.

Deri kur do besoni në fjalë dhe nuk do i shifni veprimet e këtyne pushtetarve kriminel o popull? Ju jeni ba si popujt skandinav që ka shumë prej tyne që besojnë në BABADIMNIN.

Edhe ju po besoni në KOMANDANTAT e juej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat