Fyerja dhe shpifja duhet të sanskionohen si vepra penale!

Opinione

Fyerja dhe shpifja duhet të sanskionohen si vepra penale!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:02
Ismail Muqiqi

Kohë më parë, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës,inicoi plotsimin e Kodit Penal,duke propozuar që në atë ligjë të futen dy nene të reja, sipas të cilave shpifja inkriminohej si vepër penale, për të cilën varësisht nga rrethanat dhe vlerat që sulmohen me atë vepër parashihej dënimi deri në 5 vite burg.

Pretendimi se mbrojtja e dinitetit të njeriut dhe prestigjit të shtetit janë të garantuara e të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligjet tjera civile deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. Këtë e dëshmon gjendja aktuale e përhapjes së këtyre shprehjeve në praktikë, kudo e ndajë ç'do kujt, të cilët mbesin të pa'mbrojturë nga ligjet dhe Gjykatat kompetente.

Janë fare të rralla rastet apo nuk ekzistojnë numra se sa veta u gjobitën dhe me q'farë shume për sharje, fyrje e shpifje publike që u bëhen njerzëve, institutcioneve, simboleve të shtetit etj?

Vetë fakti se dispozitat e cituara më sipër janë kopje e dispozitave në fuçi të Kodit Penal në Gjermani, shpifja dhe fyrja si vepra penale janë të penalizuara edhe në kodet-ligjet penale të Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Çekisë, Danimarkës, Finladës, Italisë dhe shumë shteteve tjera demokratike.

Këto shtete përmes ligjit i mbrojnë vlerat dhe dinitetin e shtetit dhe qytetarëve të tyre. 

Mendoj se në Kosovë këto dispozita duhet të mbahen në fuqi edhe për shkakë të mentalitetit që kemi si popullë, që për një sharje, fyrje apo shpifje vinë konfliktet me pasoja deri të vrasjet. Prandaj fyrjen dhe shpifjen duhet ti parandalojë shteti përmes ligjeve përkatëse. 

Është momenti i duhur që edhe ne të vetëdisohemi për këto që u thanë më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat