Kryeministër, të lutem suspendoje taksën përkohësisht për hir të Kosovës

Opinione

Kryeministër, të lutem suspendoje taksën përkohësisht për hir të Kosovës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 28 shkurt 2019 Në ora: 21:19
Ramush Haradinaj

I nderuari Kryeministër, po të drejtohem nga diaspora nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës që për interes të atdheut të Republikës së Kosovës për të cilën sakrifikove familiarisht dhe këtë e tregove më reagimin  tënd ndaj Serbisë armike  e gjakëpirëse e Kosovës me vuarjën e taksës që askush deri më sot  nuk e bëri.

Nëse ke dhënë  për Kosovën gjatë luftës, të lutem tani e ke rastin të tregohesh se ti vërtetë luftove në frontin e luftës e jo nga “Rogneri” i Tiranës duke bashkëpunuar me shërbimet  sekrete të huaja në dëm  të Kosovës si dhe me udhëheqësine SHISH -t shqiptar i udhëhequr nga Fatos Klosi, i cili  për fatëkeqësinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ende nuk qëndron prapa  grilave.

Si mërgimtar gati 30 vjet në këtë shtet mik e shpëtimtar jo vetëm të Kosovës, por edhe të kombit në tërësi, vepro kësi heri se nuk do të koritesh, në të vërtetë do të ngritesh në nivelin e çlirimtarit dhe mirëqenies dhe të ardhmes së atdheut. Në romanin  e At Gjergj Fishtës të cilin e kam idol, “Lahuta e Malësisë”, në një vend thotë: “Trimi i  mirë kurrë nuk ngutet, prej trimërie e jo prej tute”.

Unë jam shumë i vetëdijëshëm se guximi nuk të mungon, gatishmëria për ta ndihmuar atdheun gjithashtu, por, përsëri mos lejo që ata që punuan e po punojnë kundër interesit të Kosovës, të marrin kredinë dhe të ngritën mbi kurrizin tend, e cila nuk iu takon.

Po ta përkujtoj se nga fronti i  luftës ke telefonuar kur të kanë bojkotuar ish-udhëheqësit politik, “komandant” të Rognerit që të kanë lënë pa armatim dhe furnizimet tjera me paratë e diasporës nga fondi “Vendëlindja thërret” që  i vodhën dhe u pasuruan i  keqpërdorën, dhe tani, dojnë që përkushtimin tënd ta shndërrojnë në kryeneqësi dhë jo mirënjohje për Amerikën.

Amerika të njeh ty para a tyre dhe po që se duan të kryejnë punë, ata do të bisedojnë me ty, sepse do t’i qëndrosh fjalës së dhënë.

Ramush, me vuarjen e taksës, i  zbulove rrenat e Presidentit pinokio, që mashtroi, gënjeu dhe luajti aktin e agjentit të huaj siç është dhe tani, ky i cili po na del si i “moderuar” por, unë do të thoja dorëlirë në pazarët e tij  me Vuçiqin, Ramën e me Putinin për kufijtë e Kosovës. Këtë ua bëre me dije shumë qartë se nuk ka lojëra më kufijë dhe besoj se këtë porosi e kanë marrë të gjithë, edhe Amerika.

Ky shpenzoi para të taksapaguesve për lobim në bashkëpunim me lobin serb dhe njerëzve, të cilët punojnë në shërbim të Serbisë e ne e dimë se si shkojnë ato punë këtu në SHBA pasi me veprime lobiste merremi pothuajse tri dekada.

Të kam kritikuar kur ke  bërë gabime dhe përsëri  do t’i shpreh  mendimet e mia, të cilat nuk do të thotë se janë gjithmonë të drejta, por, kur e kritikon dikënd me qëllime të mira, atëherë duhet bërë dallimi. Sepse, nuk po të kritikoj e tani po të lutem, sepse kam ndonjë interes. Jo, thjeshtë, sepse ia dua të mirën Kosovës, së pari e pastaj ty, e edhe të tjerve.

Edhe në shkrimin tim të djeshëm e kam cek për veprimet e Presidentit bile duke e cekur  për kontratën e £ 600 mijë eurove, plus shpenzimet tjera të cilat nuk prezentohen.

Po të përkujtoj se jo vetëm populli i Kosovës por i tërë populli shqiptar ka qenë dhe është pas teje, prandaj, tani siç thotë populli, e ndave shapin prej sheqerit dhe praktikisht e zbulove tradhtinë që u tentua t’i bëhet Kosovës.

Nëse administrata e Trumpit ka qenë e manipuluar, e gënjyer, ani pse Këshillëtari për Siguri Kombëtare zoti Bolton nuk është një admirues i Kosovës, megjithatë, nuk mbaron  puna vetëm tek ai. Janë  institucionet tjera, në rend të parë Kongresi, Senati dhe së fundemi Departamenti i shtetit, i cili as ai e as Presidenti nuk mund t’i anashkalojnë.

Tani, tejkaloi mentalitetet anakronike të disa shqiptarëve siç do të thonë, ja, u gjunjëzove. Jo, assesi, por doli në anën e atdheut pasi tani po të kërkohet.

Taksa, mund të rivëhet në çdo kohë po që se Serbia përsëri lazdrohet e kërcënon. E formove ushtrinë që të tjerët arsyetoheshin me fjalë bajate e stereotype, por guximi dhe përkushtimi iu mungoi. Iu mungoi, sepse e kanë mizën nën kapuq.

Gjenarali Mattis, njeri ndër më të merituarit për formimin e ushtrisë, ai e kishte një simpati të veçantë për ty, sepse me siguri ka mund të besojë në përkushtimin dhe guximin që nuk të mungoi kurrë.

Të lutem zoti Kryeministër, thirre kabinetin qeveritar dhe paralajmëroje Administratëne Presidentit Trump se taksa do të suspendohetpërkohësisht me lutje që ta disiplinojnë ngucakeqin, sepse nuk do ta durojmë.

Megjithatë, e kemi ushtrinë dhe do ta kompletojmë me ndihmën e çlirimtarit bashkë më Ushtrinë Qlirimtare të Kosovës më të cilën komandove vërtetë në front e jo nga dhomat luksoze të hoteleve të Tiranës.

Me respektin më të thellë,

Hafiz Shala

New York

Anëtar i Bordit të Lobit Shqiptar në SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat