Taska duhet të pezullohet

Opinione

Taska duhet të pezullohet

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:31
Dr. Artan Haziri

Kur filloi taksa të zbatohet ndaj produkteve serbe, ishte lajmi më i gëzuar i asaj kohe. Filloi të ngritet konsumi i produkteve tjera, dhe në anën tjeter  rënja e konsumit të produkteve serbe.  Në Serbi ato biznese që ishin të lidhura me tregun kosovar, fillluan gradualisht të kenë probleme fillimisht me shitjen e produkteve e deri te largimi i punëtoreve.

Në anën tjetër, populli vetëm pas taksës e kuptoi se deri tash ne duke konsumuar  produktet e tyre, i kemi mbajtë punëtorët në Serbi. U ndalua ky fenomen dukshëm. Mirëpo, kjo taksë u vendos e pa analizuar mirë. Ishte vendim i shpejtë dhe pa u bërë pëergaditjet e duhura.

Shumë biznese në Kosovë lëndën e parë e marrin në Serbi, e shumë të tjera furnizohen tërësisht me produkte serbe. Kjo pastaj krijoi probleme dhe u gjetën rrugë dytësore.

Tash pas disa muajsh, taksa ka arritur qëllimin e sajë dhe besoj se shumica e popullit nuk blenë produkte serbe, sepse ata jane armiqtë shekullorë të popullit tonë dhe me nuk duhet ti furnizojmë me kesh. Mirëpo, tash duhet të kemi parasysh presionin e SHBA-ve, për pezullimin e taksës.

Evropa çdo herë na ka tradhëtuar. I vetmi mik besnik është shteti i Amerikës. Kryeministër, mendoje sikur ushtarët amerikan të largohen nga Bonstilli (Bondsteel).

Aty mund të vendosen ata që i luftuam me shekuj, e tani bëhet shumë vonë. Taksa tash po mbahet nga kryeministri për shkaqe politike, që nëse shkon në zgjedhje të mbetet hero. Mos e humb përkrahjen e Amerikës se nuk të duhet më asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat