Vallja Zaeviste e politikës shqiptare në Maqedoni

Opinione

Vallja Zaeviste e politikës shqiptare në Maqedoni

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 mars 2019 Në ora: 10:45
Sulejman Mehazi

More ky Zajevi po na del mjaft "nënkam", apo "nënlujtëm" me dizgjina magjike ua ka verbuar sytë partive shqiptare e i çon kah do vet, herë djathtas, herë majtas, herë andej e herë këndej politikisht i detyron të luajnë "Vallen Zaeviste" maqedonase e kurrsesi shqiptare.

Nën koreografinë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë bën do vallëzime të bukura politike duke na mahnitur e menduar se ja erdhi personi që e pritënim që nga 1990.
Paskemi qenë në zortë për një politikan si ai. Politikan që me mimikat e fytyrës së tij pozitive, me zërin e tij të butë e me deklarata dashurore po na magjeps sa që mendojmë se na do aq shumë.

Pas marrëveshjes së Prespës kryevallëtarit të "Valles Zaeviste" politike i nevojiteshin votat për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, çfarë bëni?, fort ia dha mindilin e kërkesave politike opozitës shqiptare, Zijadin Selës, për të fituar dy deputetë më tepër gjatë votimit. E pasi e mashtroi Selën me udhëheqjen e "Valles Zaeviste", fort ia nguli e ia dha mindilin e udhëheqjes së valles politike shqiptare edhe Kasamit për të fituar edhe dy deputetët e tij për ndryshime kushtetuese.

Regjisor i kësaj valle politike ishte vet Zaevi, kurse koreograf i valles shqiptare me opozitën ishte Ali Ahmeti i cili qëllimisht la mëngët disa kërkesa politike shqiptare për të futur opozitën shqiptare në lojën kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedoni Veriore.

Tani Zaevi me Ali Ahmetin e ka më lehtë, duke e ditur se i ka qejf vallet e këngët folklorike shqiptare ia jep mindilin e udhëheqjes të presidentit konsesual, ama me këngë e valle zaeviste maqedonase, vetëm përzier pak dhe me çifteli, surle e lodra shqiptare.

S'dihet, ndoshta mbas fitores së Kryetarit konsesual të shtetit, Zaevit si duhet Ali Ahmeti e ia bën sherrin pesë me hiç BDI-së, e largon nga qeveria dhe një nga një i burgos funksionarët e Ali Ahmetit, ndoshta qëllimi final politik i Zaevit është deklasimi i BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat