Halucinacionet politike të Hashim Thaçit

Opinione

Halucinacionet politike të Hashim Thaçit

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi Më 1 mars 2019 Në ora: 13:05
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi ka marrë përsipër një aventurë të rrezikshme, të përfaqësoi paligjshëm dialogun me Serbinë, duke hedhur në publik idenë e paqartë rreth kufijve shtetëror. Asnjëherë nuk ka sqaruar, ndofta sepse nuk di të sqaroi se çfarë do në fakt, pavetëdija e tij politike e ka lënë atë me fat dhe me derexhe në këtë pozicion.

Përshtypja e Thaçit që të imponohet me dredhin e tij që tashmë ka kaluar në art, në fakt në atë artin ekstravagant që di të shquhet për gjërat e ndërthurura me skandalitete. Ardhja e Trumpit si president ka befasuar për të keq shumë pritshmëri të justifikuar gjithandej botës sepse ardhja e një republikani në pushtet në logjikën e mësimit të strategjisë amerikane gjithsesi se do të ngjizte më shumë në gjeografin e interesave të saja që të izoloj poligonet që kërcënojnë demokracitë hibride. Në këtë zonë ndodhet edhe Kosova, por duhet pranuar që politika infantile e Trumpit ka ikur kujdesin dhe i pengon shtrirja e Rusisë ne interesat e saj strategjike edhe në Ballkan e sidomos hapje në korridorin sllavë. Amerikanet duhet ta shqyrtojnë me urgjencë politiken e tyre dhe njëkohësisht të sanksionojnë diplomacinë e Trumpit që po dëmton mbajtjen dhe shtrirjen e gjeografisë se interesave amerikane në Botë.

Në presidencat e më hershme të Amerikës padyshim Kosova kishte një interes të veçantë në politikat strategjike të amerikës, duket të ishin shqiptaret ata që mbase në shtrirjen gjeografike dhe pozicionimin e tyre proamerikan mund ta pengonin daljen ruse në atë lidhjen e korridorit të famshëm sllav.

Presidentin Trump, ka marrë një pozicionim çudites për vet interesat amerikane, kjo është bërë e ditur ne opinionin e politikëbërjes amerikane, ndërsa tani po vërehet edhe me Kosovën, ku agjendë penguese e shtrirjes ruse drejt korridorit sllav për Trump nuk po zgjon përshtypje dhe interes, mund të jetë e gjitha personale e zotit Trumpi, që të amnistohet disi nga akuzat e rënda që kanë shkaktuar skandalet e të tija e sidomos ajo me zgjedhjen e tij si president - kurdisja rus në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë mbete një gamë në vete.

Në këtë gamë të skandaliteteve nuk po amnistohet as presidenti i Kosovës që po ashtu është zgjedhur me kurdisje politike, skandalitet e tija nuk pushoj as edhe tani!. Hashim Thaçi ka marrë përsipër një aventurë të rrezikshme, të përfaqësoi paligjshëm dialogun me Serbinë, duke hedhur në publik idenë e paqartë rreth kufijve shtetëror. Asnjëherë nuk ka sqaruar, ndofta sepse nuk di të sqaroi se çfarë do në fakt, pavetëdija e tij politike e ka lënë atë me fat dhe me derexhe në këtë pozicion. Herë kërkon shkëmbim, kur kjo nuk i ecën, kërkon demarkim, herë rrëmbim të territoreve në mënyrë të njëanshme, e të tjera si këto. Hashim Thaçi ngjashëm si Trump, kërkon të amnistohet nga ruset.

Sqarojmë se ruset e mbajnë presidentin Trump, në manipulim të vazhdueshëm përmes kurdisjes zgjedhore, me çka presidenti po detyrohet disi të amnistohet nga ofensiva ruse dhe të heq dorë nga strategjia e interesit amerikan në Ballkan dhe në disa zona të tjera. Ndërsa presidentin Thaçi, i implikuar përmes gjykatës speciale për krime lufte, kërkon të amnistohet nga ruset duke heq dorë nga interesi i Kosovës dhe sovranitetit i saj duke e lënë veriun e Kosovës në duar të Serbisë. Në këtë aventurë të Thaçit, Kosova po ndryhet politikisht jo për fatin e saj të keq, por fatin e keq të presidentit Thaçi i cili po shfrytëzon për mrekulli shtetin e kapur, i cili mbase do të duhej të ishte në burg për shkak të vrasjeve politike të shqiptarëve dhe për korrupsion shtetëror...

Mjerimi politik dhe tinëzar i Hashim Thaçit, për të nxituar dhe për të hapur një proces të ri dialogu me Serbinë, ka tensionuar dhe ka dramatizuar politikën në Kosovë me rreziqe që përmbajnë ato deklaratat e tij të papërgjegjshme në lidhje me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Çfarëdo insative e re të jetë kjo, e brendshme apo e jashtme kundrejt një Kosove të pavarur dhe sovrane do të jetë e dëmshme, madje edhe e rrezikshme sepse mund të përdoret si targë politike me precedente edhe në vendet tjera me probleme të ngjashme nderë etnike. Esencialisht nuk mund të pritet shumë nga dialogu me Serbinë sepse ajo po e shpërfaq obstruksionin e saj politik, madje këtë obstruksion po ia ushqen edhe Hashim Thaçi, i cili hapur dhe i vetëm do të shfaqet si një renegat i hapur politik, ku ne emër të një “marrëveshje”, me Serbinë do ta dëmtoj gjithë zhvillimin e deritanishëm në Kosovë. 

Nuk duhet lënë Hashim Thaçin të na rishfaqet me halucinacion e tija politike që e dëmtojnë vendin dhe ardhmërinë e Kosovës. Ka mënyra politike, njëra ndër to është protesta popullore qe ti dëshmohet ndërkombëtarisht se është i vetëm në këtë insativë, kërkesat janë të ditura stop ndarjes, dhe dëmtimit të sovranitetit dhe pavarësisë dhe të ketë zgjedhje të reja qe të privohet legjitimiteti sepse nuk ka më legjitimitet politik në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat