Shkarkimi dhe vënia urgjente e Hashim Thaçit para drejtësisë, obligim moral dhe ligjor

Opinione

Shkarkimi dhe vënia urgjente e Hashim Thaçit para drejtësisë, obligim moral dhe ligjor

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 2 mars 2019 Në ora: 11:42
Hashim Thaçi

Rrentë dhe matrapazllëqet e pafundme të kryetradhtarit të të gjitha kohëve të këtij vendi Hashim Thaçit, deri edhe në vet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndarjen e Kosovës,kanë bërë që pa kaluar as tre muaj të plotë nga ardhja e ambasadorit të ri amerikan, z. Philip Kosnett, marrëdhëniet ndërmjet Shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga pafundësisht të mira dhe të pakrahasueshme në botë, të përkeqësohen deri në pikën më të ulët të tyre, në prag të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Pas tradhtive dhe gënjeshtrave më të paskrupullta që kanë përjetuar ndonjëherë në histori shqiptarët, nga krye-kuislingu i të gjitha kohëve, Hashim Thaçit, e para që do duhej të reflektonte është Qeveria e vendit me kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës me ndërmarrjen urgjente të hapave të nevojshëm ligjor,për shkarkimin e menjëhershëm të këtij matrapazi të pa ndërgjegje as fytyrë, dhe vendosjen e tij urgjente para drejtësisë për tradhti të lart kombëtare.

Veprimet plotësisht antiligjore dhe kundërkushtetuese,nenet kryesore të të cilës kuislingu Hashim Thaçi i ka shkelë në vijimësi me dhjetëra herë, vërtetojnë katërçipërisht se pas futjes së gjithë vendit në një rrugë të pakrye, ai përfundimisht po tenton, që ta shes e copëtojë dhe ta zhbëj tërësisht edhe shtetin e Kosovës.

Ndaj shkarkimi urgjent i këtij rrenci dhe lëngaraqi të pafytyrë, nga pozita në të cilën tanimë po shihet më qartë se kurrë, që qysh para tri vitesh, ai spekulant u katapultua pa të drejtë, është detyrë mbi detyrat dhe obligim i pakalueshëm moral e ligjor i të gjithë spektrit dhe partive politike, për shpëtimin e shtetit tonë, nëse nuk duan të mallkohen nga historia dhe mbajnë përgjegjësi për gjithë jetën e tyre.

Kryekuislingu Hashim Thaçi me tradhtitë e tij të vazhdueshme ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës,është bërë plotësisht i pabesueshëm që të guxojë të mbaj edhe më tej përgjegjësi aq të larta politike dhe tërësisht i pa tolerueshëm nga vet ligji dhe kushtetuta e vendit, për udhëheqjen e punëve kaq të rëndësishme shtetërore për Kosovën.

Ndaj vendimi për shkarkimin dhe vënien urgjente të tij para drejtësisë, është detyrim historik i të gjitha segmenteve vendimmarrëse shtetërore dhe politike, vendim për të cilin nuk ka më kohë për hamendje as zhargitje dhe detyrimisht, duhet të ndërmerret sa më parë dhe menjëhershëm, në mënyrë që të mund të mbrohet integriteti i vendit dhe interesi i qytetarëve, si dhe të shpëtohet tërësia territoriale e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat