Samitizmi Tiranas

Opinione

Samitizmi Tiranas

Nga: Bit Gecaj Më: 2 mars 2019 Në ora: 13:14
Bit Gecaj

Qohet burri i botes, fluturon 15 ore, nga Kanadaja drejt Tiranes, me falni Samitit! Blene bileten e aeroplanit me para te veta, me te cilat do te mund ti qeraste femijte e vete. Akomodohet ne hotelet i Tiranes, mire e mire,- taksine e paguan po me parate e veta, dhe si shperblim gjate rruges(taksisti qe ka qelluar ish kuader partie), te bymon me te bema e heroizma shqiptar te tranzicionit!

Dhe keshtu, perdersa te gjitha rruget qojne ne Samit, atje te shfaqet perdja e kuqe si gjaku! Pak me von fillon shfaqja e dylbereve plot grimasa, mbushur me rite e vese kimuniste, me betime e parolla te paketuara patriotike!

Dhe pa vonese, e ridizajnuar ne skene shfaqet fytyra e Partise Komunise, e kuqe all si gjaku. Por, ti tashme nuk i njeh ngjyrat, ke rene ne grope! Partia eshte kujdesur mire qe ti te entuziazmohesh, te duartrokasesh, te ngrihesh ne kembe i egzaltuar, dhe ne fund, aty afer fundit, bje ne ekstaze partishmerie, deri ne ate mase ku nuk mund te dallosh frazen e perseritur shpesh, te Edi Rames, ne Kuvendin e Shqiperise: „ti je kar“, qe ty te vje sikur: ti je dylber!..

Dhe keshtu nga Samiti ne Simit, doza e kleptomanise do te rritet, numeri i duartrokitesve do te shtohet! Ne fakt samiti nuk do te perfundoj kurre, sepse speciet pjesemarrese tashme jane ngjizur. Aot rrine ne kembe, degjojne rrefimet per pjesen tjeter te Atdheut, Kosoven, degjojne se kufiri i saj eshte i pacenueshem, bashke me sovranitetin, edhepse dikush nuk mund te shkoj ne shtepine e tij, qe nga viti 2001, ne pjesen veriore te Mitrovices!

Gjithesesi, ka te tille qe mendojne, se te jesh Samitist i Tiranes, ja vlen! Mbase ja vlen sepse eshte i vetmi vend ne bote, qe shpesh i duartrokitet hipokrizise, gjate i duartrokitet, mbase edhe zhgenjimit, se aty mungoi Aleksander Vuçiqi, per ti vene maje proletariatit te ri ballkanik!

Gjithesesi jeta vazhdon, sepse nje Samitiste eshte i forte, ka vizion, largohesh ngadale nga Tirana, i vetedishem se jo gjithçka arrihet perbrenda nje Samiti, por edhe se ka nje rruge tjeter, qe mund ti kete mbi 20 ore fluturim, ku do te kete kohe te mjaftueshme rezonimi e reflektimi per Partine e Atdheun!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat