Çfarë promovojnë Edi Rama e Hashim Thaçi?

Opinione

Çfarë promovojnë Edi Rama e Hashim Thaçi?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:25
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

I quajtur samiti për diasporën dy politikanët shqiptar tentojnë ti hedhin hi syve mbarë kombit, a nuk po e shohin se as në kohën  e Italisë fashiste nuk ka qenë ma keq për kombin shqiptar!

Vlerat njerëzore për secili duhet ti tregoj dhe dëshmoj historia dhe vetëveprimtaria për secilin, e jo të paguhen mercenar e falsifikatorë për të shkruar libra dhe historitë të rrejshme me para të popullit?

Renegatet tanë po tentojnë t`iu hedhin hi syve mbarë kombit me retorika e gënjeshtra e manipulime e këtë pikërisht në organizimin nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kinse me një samit për diasporën dhe me pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës për të promovuar gabimet e veta pikërisht në këtë samit?

Vallë këta dy dhe shumë politikan tjerë kombëtar po mendojnë se diaspora shqiptare është aq e pa shkolluar dhe e pa njohur me situatën në të gjitha trojet etnike sa këta e soji i tyre krekosen se kush janë dhe çka bëjnë dhe përfitojnë vendet e tyre nga këta udhëheqës?

I pari e degdisi vendin në narkomani të skajshme dhe i dyti duke tentuar të tkurrë token akoma edhe mate vogël sesa ishte deri tek Shqipëria londineze?

Vallë kur është pyetja tek humbja e miqësisë me SHBA nga ana e Kosovës të cilën e pretendon presidenti aktual, për cilën miqësi e ka fjalën;

A miqësinë që e krijoj më shumë mund e sakrificë dr.Ibrahim Rugova më shumë bashkëpunëtor e atdhetar tjerë, apo miqësinë e Hashim Thaçit pro serbë e cila po promovon akoma copëtimin e Kosovës? Zoti na ruajt nga politikanët dhe udhëheqës të tillë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat