Rivalitetet Haradinaj-Thaçi dhe Rama-Basha

Opinione

Rivalitetet Haradinaj-Thaçi dhe Rama-Basha

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 2 mars 2019 Në ora: 20:16
Hashim Thaçi

Me acarimet e raporteve politike Rama- Basha në Shqipëri, si duket infektimi e përfshiu edhe Kosovën. Nuk është çudi, shqiptarë andej dhe shqiptarë këndej. Derisa në Shqipëri tensionet ishin më të vogla, në Kosovë kryeministri Haradinaj dhe kryetari Thaçi në mënyrë indirekte thumbonin njëri tjetrin. Fjala ishte më tepër rreth deklaratave dhe paqartësive rreth ndryshimit të kufinjëve. Në përgjithësi në opinion kjo ngjalli frikë, pasiguri dhe shumë paqartësi, sepse u vërejt se bashkëpunimi mes institucioneve nuk po funksiononte. Mediat, mosmarrëveshjeve të tilla u ndihmonin edhe më shumë duke i fryrë zjarrit të përçarjes.

Tash, si rezultat të mospajtimeve kemi edhe taksën kundër Serbisë, që po bëhet edhe mollë sherri mes figurave politike, personaliteteve dhe institucioneve të Kosovës. Serbia si duket në këto momente vetëm po i fërkon duart, duke pritur momentin e keqësimit të raporteve Kosovë - SHBA. Pra momentalisht Serbia s´është fare e interesuar për heqjen e taksës. Si duket ajo është e interesuar që taksa të vazhdoi edhe më tutje, për ta parë veten si fituese nga një potez i tillë i Kosovës.

Në Shqipëri pas proceseve demokratike kishim luftën për pushtet mes Nanos dhe Berishës. Kjo luftë, më 1997 e pat sjellur vendin në prag të luftës qytetare. Shkatërrimi i vendit, kaosi, plaqkitjet dhe humbjet e jetëve të njerëzve ishin përditshmëri në shtetin shqiptar. Një kaos i tillë u konvenonte të dy liderëve sepse përmes përçarjes, intrigave dhe polarizimit e kërkonin pushtetin. Që të dy thirreshin në kauzën kombëtare, kurse në realitet u interesonte vetëm lufta për karrigë. Njëri u tërhoq nga politika duke parë dëmin që i është sjellur atdheut nga një politikë e tillë, apo ishte ngopur me lekët e arkës së shtetit të plaqkitur. Kurse tjetri akoma edhe sot e asaj dite, me njërën këmbë mbi dhe e tjetrën nën dhe, përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes. Sikurse në sport dhe në shumë fusha të tjera, poashtu edhe në politikë duhet të tërheqesh kur më së shumti ke shkëlqyer. Kështu do të mbetesh gjatë në mend dhe do të respektohesh, mbetesh i dashur për të gjithë. Në të kundërtën vjen momenti kur je i padëshiruar, të tallin dhe ndoshta edhe të përbuzin. Koha sjell gjenerata të reja, frymë të re dhe ide të reja. Shansin duhet dhënë të rinjëve sepse koha është relative.

Të mësojmë nga pësimet

Si duket shqiptarët pak mësojnë nga pësimet, apo harrojnë shumë shpejt. Tash luftën për pushtet e kanë sforcuar liderët pasardhës, kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha. Rama si lider karizmatik, ish basketbollist, gazetar, kryebashkiak i Tiranës, piktor, së fundi edhe autor me “Kurbanin”, di të punoi personalisht për vete, si dhe për pozitën e tij si kryeministër. Kur i rrezikohet posti bënë spastrime në shtabin qeveritar, si në kohën e Enver Hoxhes. Di t´i shfrytëzoi mediat sociale ,Twitter, për të komunikuar me publikun. Me batutat e tij mundohet t´i vëj në tallje dhe t´i diskreditoi kundërshtarët e tij. Për kaosin dhe dështimet e vendit i akuzon të tjerët dhe opozitën ngase, po bojkotojnë mazhorancën për të pasur suksese në reforma dhe integime. Deklaratat e tij, si jashtë vendit dhe brenda vendit i paramendon vetëm për reiting politik.

Së fundi në publik u paraqit me xhupin e liverpulit, për t´u komentur në arenën ndërkombëtare. Nesër nuk dihet me çfar xhupi dhe të kujt do të paraqitet! Ai thërret për dialog, po me kusht që vetëm ai të jetë fituesi. Kësaj i thonë, shtëpia digjej e gruaja krihej.

Së fundi edhe në Kosovë nga një konfrontim i lehtë mes Thaçit e Haradinajt, po kalojmë në një konflikt gjithnjë më intenziv dhe të ashpër. Si duket u infektuan nga raportet Rama - Basha.

Image
Edi Rama - Lulzim Basha

Rivaliteti pritet të ashpërsohet, sepse presionet do të rriten për tërheqjen e taksës ndaj Serbisë. Thaçi me përfaqësuesit e vetë politik, po kërkojnë tashmë me ngulm heqjen e saj. Kërkesën e tij po e përkrah edhe komisioni i bisedimeve me Serbinë. Kryeministri Haradinaj do të mbetet gjithnjë e më i izoluar. Ai ose duhet të pajtohet për heqjen e taksës, ose të jap dorëheqje ose do të ketë zgjedhje të reja. Duhet gjetur një zgjidhje, askush nuk guxon t´i vëjë në rrezik raportet me SHBA -të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat