Pat pozicioni politik i Kosovës?!

Opinione

Pat pozicioni politik i Kosovës?!

Nga: Dibran Demaku Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:10
Dibran Demaku

Ramush Haradinaj që nga ulja në karrigën kryeministrore të Kosovës e kuptoi (apo i treguan ata që i rrinë afër,sepse vetë deri më tash nuk ka treguar se ka dituri të mjaftueshme) se pushtetin e fituar do ta mbante vetëm me skandale të një pas njëshme?! Dhe në këtë mënyrë ai filloi të „qeveriste“ me skandal pas skandali!

Sapo u ul në karrigën kryeministrore e votoi demarkacionin me Malin e Zi(po atë që e kishte rrefuzuar me vite(dhe nuk i erdhi aspak turp(?!).Fill pastaj fali miliona euro kompanive te ujit dhe kur dikush nga gazetarët e pyeti përse,ai u përgjegj thjeshtë dhe shkurt:sepse lështu m’u ka tekë?!(Dhe do ti që të gjithë heshtën:edhe deputetët edhe ministrat edhe populli?!).Askush nuk u bëri më pyetje?!Sikur paratë e dhuruara(miliona)të ia lishte dhuruar baba Hilmi?!

Dhe kështu me radhë:skandal pas skandali!I erdhi radha skandalit të njohur me ministrin Rikallo(banorët e Dardanisë së Prishtinës atë e identifikuan si një paramilitar apo polic serb që gjatë luftës i kishte maltretuar e poshtëruar ata)por Ramushi bëri veshin e shurdhër,sepse u frikësua se nëse do ta shkarkonte ministrin në fjalë i ikte karriga kryeministrore?!

Dhe për ta forcuar karrigën e vetë (me ndihmën e serbëve të veriut të Kosovës)ai do t’a priste më ambientet e kryeministrisë edhe njëfarë Radoiqiçin për të cilin thuhej se ishte personi kryesor nga radhët e serbëve në kkundërshtim të gjithçkaje në raport me Republikën e Kosovës?!
Skandali tjetër edhe më i madh(me të cilin Kosova do të përballet vite të tëra)është skandali me listat e veteranëve!Fal Ramush Harafinajt sot lista e  në Kosovë është enorme;sepse vetë Ramushi kishte deklaruar se më Zonën operative të Dukagjinit,ku gjatë luftës ai kishte qenë komandant,i gjithë populli(?!)ishte dhe duhej të shpallej „veteranë“ dhe pastaj dihe:“Vrap o burra të shkruhemi veteranë e të marrim para kot sespse kështu na mëson „kryeministri“?!

Dhe po ky „kryeministër“kur demonstruesë të shumtë do të demonstronin kundër listës sė fryer zë veteranëve në mënyrën kandare siç di vetëm ai ishte shprehur;-„Ku po ju dhemb juve?Ato nuk janë paratë tuaja por të shtetit dhe ato para i shpërndaj si të dua të unë?!
Skandal pas skandali dhe sot „kryeministri“Haradinaj pothuajse ka mbetur vetëm me ca „ministra“hije!Ministrat serbë i kanë ikur ashtu si edhe deputetët?!...Dhe kurgjë kërkujtë?!Ramush Harafinaj është i vendosur që edhe nëse mbetët krejt i vetëm mos ta lëshojë karrigën kryeministrore,sepse e ka kuptuar se nëse ajo i ikën njëherë vështirë se i kthehet më?!

Është kapur me të dy kėmbët dhe dy duartë pas taksës mbi mallërat serbe si i mbyturi për kashën dhe nuk lëshon pe?!E ka ndërmend të prishet me krejtë botën demokratike thua se kjo „taksë“është shpëtimi i tij dhe i Kosovës?!Ka mbetur i vetëm pothuajse edhe edhe brenda vendit?!Askush nga koalicioni qeverisës nuk është më me të përveq ministrave nga partia e tij dhe servilëve që i sillen përrreth e ky ua gjuan ndonjë asht?!
Dhe është për t‘u habitur se si mbahet ende në karrigën kryeministrore?!...Partnerët e koalicionit qeverisës(së paku me deklaratat e tyre)ia kanë kthyer shpinën?! Edhe kryetari i vendit (me deklaratat e tij të përdotshme) është distancuar nga të „bëmat e kryeministrit“?! Megjithate ai ende mbahet i lidhur me karrigën kryeministrore,e thënë te drejtën me „këmbë të qelqta“?!

Partnerët e koalicionit qeverisës mbase do t‘a ndërronin brenda ditės kryeministrin,por siç duket nuk po gjejnë kandidat,i cili pas gjithë këtyre skandaleve të Ramushit të merrte karrigën kryeministrore të tij?!

Tash sa kohë ata që i përcjellin rrjedhat pilitike në vend e kanë kuptuar se si kryetari i kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së,Kadri Veseli,si kryetari i Republikës Hashim Thaqi janë vënë në lëvizje në gjetjen e „zëvendësuesit“ të Ramushit?! Shkuarja e presidentit të vendit në shtëpinë e të parit të LDK-së e vërteton këtë që u tha më lartė?!Tash mbetët të pritet nëse LDK-ja do të pranojë edhe një herë të „sakrifikohet“për të mirën e vendit?!
Nëse jo Ramushi do të mbetët edhe më tutje në karrigën kryeministrore?!Dhe Kështu politika në Kosovë do të vendnumërojë duke pritur skandalin e radhës së Ramushit,me të cilin do të habiten edhe ndërkombëtarët e edhe vendorët?!Pat pozicioni politik në të cilën ndodhet vendi me këtë klasë të papërgjegjshme politike,do të jetë me pasoja afatgjata për vendin?!Se kush do t‘a nxjerr nga ky pat pozicion Kosovën e sotme nuk dihet?!Populli dhe ata që nuk merren me politikë ka ende shpresë tek faktori i jashtëm,sepse sa i përket atij të brendshëm vështirë s‘e beson kush?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat