Në emër të atdheut, një vote për Malësinë

Opinione

Në emër të atdheut, një vote për Malësinë

Nga: Azgan Haklaj Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:34
Azgan Haklaj

Qytetarë të Tuzit! Në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" ju baj thirrje: Dilni masivisht në votime. Referendumi juaj sot vendos: Tuzi Kuqezi.

Me votën tuaj plebishitare Ju sot bëheni Zot të vetes.

Vota juaj sot bëhet gurëthemel i Pranverës Tuzjane.

3 Marsi do të hyjë në histori si aureolë në Panteonin e Kombit.

Nga vendet e vogla lindin histori të mëdha.

Marsi është projektues i nëntorëve të lirisë.

2 Marsi 1444 është Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, ku Moisiu Ynë Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) u besatue me prijësit shqiptar dhe farkëtuan Shtetin e Përqenduar Arbëror.

Fundmarsi i vitit 1911 është fillimi i Kryengritjes së Malsisë së Madhe të udhëhequr nga Ded Gjon Luli,që u kurorëzua me ngritjen e flamurit të Kastriotit me 6 prill në Bratilë, pas 500 vjetësh robëri.

Kjo kryengritje çertifikoi kryengritjen e vitit 1910, revolucionin e parë të shqiptarëve të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Hasan Prishtina, Naxhip Draga, Zefi i Vogël etj, kundër xhonturqëve.

Ajo është prologu i shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë në Vlorë dhe ngritjës së flamurit nga Ismail Qemali.

2 Mars 1925 u vra Luigj Gurakuqi, veprimtar shquar I çeshtjes kombëtare, pjesëmarrës i rendësishëm në Kongresin e Alfabetit në Manastir, që njësoi Gjuhën Shqipe, truri i Memorandumit të Greçes, krahu i djathtë i Ismail Qemalit.

29 marsi 1925 është i memorizuar në historinë kombëtare me humbjen e tribunit popullor, bohemit të lirisë Bajram Currit, vrasjes në rrethana të dyshimta.

22 marsi 1992 është dita e fitores së demokracisë mbi diktaturën më gjakatare në Shqipëri.

Marsi 1998 është muaj i Epopeve Legjendare të Jasharajve dhe Dukagjinit të prirë nga Haradinajt.

Ky mars është 20 vjetori i bombardimeve të NATOS mbi makinerinë gjakatare të Millosheviçit.

Me 26 mars 2001 ra në Preshevë në luftë për mbrojtjen e të drejtave universale të vëllezërve tanë atje Luani i Karadakut Njazi Azemi.

Këtij viti jubilar të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, 20 vjetorit të shkatërrimin të ushtrisë kanibaleske serbe të kasapit të Ballkanit, 10 vjetorit të antarësimit të Shqipërisë në NATO ju shtua madhështia nga rrugëtimi në NATO dhe BE i Maqedonisë Veriore, falë kontributit e vendosmërisë së shqiptarëve, si dhe zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe të Gjergj Kastriotit e Nanë Terezës.

Aureola e vitit të shqipëtarëve do të jetë Pranvera Tuzjane. Kjo aureolë do të jetë vota juaj popullore.

Ju sot vendosni. Edhe pak orë kanë mbetur për të hyrë në historinë e re. Tuzi Kuqezi.
3 Marsi do ti shtohet Kalendarit Historik Shqiptar me lavdi.

Vëllezër dhe motra të Tuzit bëra këtë kujtesë historike për të apostrofuar së çmimi i lirisë për shqiptarët ka qenë i shtrenjtë, me kosto të madhe njerëzore. Kurse ju sot vendosni me votën tuaj.

Të gjithë sëbashku me votën tuaj unanime të vendosni: Tuzi Kuqezi. Voto nr 5...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat