Porosi për Behgjet Pacollin

Opinione

Porosi për Behgjet Pacollin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 4 mars 2019 Në ora: 09:18
Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm në Republikën e Kosovës

Përkundër argumenteve të shumta e bindëse për agtresionin dhe krimet që Serbia i kreu në Kosovë, ministria që e drejtoni Ju me pasivitetin e saj i la hapësirë diplomatike Serbisë agresore që me propagandë gënjeshtare para botës të tregohet si viktimë.

Për ta mposhtur këtë situatë është më se e nevojshme dhe se domosdoshme që pa asfarë vonese të përkthehen dhe të shpërndahen nëpër botë librat, materialet dhe fotografitë tronditëse për krimet, masakrat si edhe për dhunimet e femrave shqiptare në Kosovë nga ushtria serbe. Rrugë tjetër për ta demaskuar Serbinë nuk ka. Pamjet trishtuese të krimeve e masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë agresionit serb e trobditën botën dhe i aktivizuan bombardimet e NATO-s që ia sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Zotëri Behgjet Pacolli, më 27 shkurt 2019 në faqen e “Bota Sot” pata rastin ta lexoj letrën që ia keni dërguar Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë. Të them të drejtën pasi e lexova tërë letrën u ndjeva shumë i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga ajo që gjithnjë kam pritur nga Ju. Gjërat që Ju ia adresonit Aleksandër Vuçiqit tashmë i dijnë edhe zogjtë e porsa dalur nga vezët. Të gjitha argumentet që Ju ia theksonit Aleksandër Vuçiqi ai i din shumë mirë por në çdo hap të tij dhe të tërë lidershipit të Serbisë çdo ditë vërehet një oreks hegjemonist tejmëse për të shkëputur sa më shumë nga Kosova. Letëra e Juaj është më shumë përgjëruese e këshilluese sesa që duhej të ishte dinjitoze e kërcënuese, sepse Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës duke i treguar se nëse e prek Kosovën do të ballafaqohet me 6 milionë shqiptarë sa ka në Ballkan,tashmë Kosova është shtet i pavarur e sovran, kaushtrinë e vet dhe ka shumë miq në botë, kështu që Vuçiqi do ta pësonte më keq se Millosheviqi. Letër si kjo e Juaja mund të dërgojë çdo qytetar apo edhe gazetar si unë që nuk kemi mundësi tjera për ta penguar Serbinë në synimet e saj ekspansioniste, ndërsa Ju si ministër i Jashtëm i Kosovës keni patur dhe keni hapësirë e mundësi që të bëni shumë më tepër për Kosovën në rafshin diplomatik për ta demaskuar Serbinë para botës dhe për ti bindur e ndërgjegjësuar dashakeqët e Kosovës. Gjenocidi, krimet, masakrat dhe dhunimet e ushtrisë serbe në Kosovë sensibilizuan tërë botën dhe i aktivizuan edhe sulmet ajrore të NATO-s, që i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Ndërkaq lidershipi i Kosovës 20 vite radhazi nuk e pa të arsyeshme dhe të nevojshme që këto krime e masakra serbe ti publikojë dhe ti shpërndajë nëpër botë që të mbeten gjallë në vazhdimësi në sytë dhe mëndjen e opinionit botëror.

Zoti Behgjet Pacolli, ajo që duhet ta bëni pa humbur kohë është që ta angazhoni dhe organizoni ekipin Tuaj ti detektojë librat, dokumentet dhe fotografitë tronditëse për krimet, masakrat, vrasjet e dhunimet e dhjetëra mijëra shqiptarëve të pafajshëm mes tyre gra, pleq, invalidë e fëmijë në Kosovë nga ushtria serbe në vitet 1998/99, të angazhoheni që këto materiale të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen te ambasadorët e OKB-së, Be-së, KE-së dhe presidentët e shteteve nëpër botë. Këto materiale të përkthyera po tia dërgonit edhe Aleksandër Vuçiqit në vend të letrës me siguri që efekti do të ishte maksimal. Lidershipi i Kosovës i la shumë hapësirë Serbisë që me gënjeshtra të bëjë propagandë intensive te ndërkombëtarët sa që para disa muajve lidershipi i Serbisë deklaroi se deklaroi se pas 20 viteve arrijtëm që ta thejmë akullin mes Serbisë dhe SHBA-ve.

Zoti Behgjet Pacolli, edhe pse vuaj nga karcinomi në sy dhe kam patur katër ndërhyrje kirurgjike, pa marë parasysh rezatimin e dëmshëm nga kompjuteri, me një besim dhe shpresë të madhe se do të reflektonit, më 25 dhjetor 2017 në “Bota Sot” e shkruajta dhe u botua materiali im me titull “Letër e hapur për Behgjet Pacollin, ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës”, mirëpo Ju nuk e bëtë asnjë hap në atë që pretendoja, sugjeroja dhe kërkoja unë. Ju pas 14 muajve me siguri keni menduar se me letrën drejtuar Aleksandër Vuçiqit po kryeni një veprim pozitiv për Kosovën, duke i lënë pas dore mundësitë tjera shumë më të efektshme që i keni.

Për të qenë më i qartëe dhe për të më kuptuar më mirë po Jua përsëris edhe një herë letrën time drejtuar Juve. “Jam gazetar nga Dibra e Madhe. Më se gjysëm shekulli merrem me gazetari dhe gjer më tani nuk më ka mbetur asnjë tekst i shkruar i pa botuar. Kam bashkëpunuar me një numër të madh të mediumeve, në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe SHBA.

Në vitin 1967 isha kryetar i Shoqatës Letrare Muzikore ,,Përpjekja” - shoqatë e studentëve shqiptarë në Universitetin e Beogradit ku u njoha me elitën letrare dhe studentore shqiptare. Jam ish i burgosur dhe i përndjekur politik në vitin 1971 si gazetar i “Rilindjes”. Ukshin Hotin e kisha shok të ngushtë, këtë kolos të strategjisë politike mbarëshqiptare, i cili paepur gjerë në frymën e fundit punoi dhe sakrifikoi për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Ju çmoj si sipërmarrës, biznesmen shumë i suksesshëm dhe politikan konstruktiv dhe praktik. Tani si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, jam i bindur se mund të bëni më të mirën për Kosovën, ku përveç aktiviteteve të përditshme zyrtare mund ta organizoni përkthimin në gjuhë të huaja të tri librave trishtues të botuar në Prishtinë për dhunimet e femrave kosovare shqiptare nga serbët në luftën e fundit në Kosovë. Në këtë drejtim mund ta organizoni edhe shpërndarjen e këtyre librave nëpër botë në takimet Tuaja brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe duke angazhuar edhe Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në OKB.

Kjo do ta demaskonte më së miri para botës politikën armiqësore serbe ndaj Kosovës dhe do t’ia hapte sytë diplomacisë ndërkombëtare për ta sanksionuar dhe jo për ta ledhatuar Serbinë.

Të gjithë ata që e ndjekin me vëmëndje efektin e veprimit të udhëheqësisë dhe të diplomacisë të Kosovës edhe pas gjenocidit shtazarak serb në Kosovë, duke e krahasuar me udhëheqësinë dhe diplomacinë serbe, rezulton se në këtë rafsh Kosova duhet të punojë më shumë, sepse karshi vetes ka një armik shekullor tepër dinak.

Vrasjet, djegiet, dhunimet dhe masakrat rrënqethëse janë dëshmia më e fuqishme me çka duhet të demaskohet Serbia dhe udhëheqësia e saj.

Zvarritja e njohjes së plotë të Kosovës dhe pengimi në aderimin e saj në shumë asociacione botërore, flasin qartë për fuqinë e lobimit të padrejtë të Rusisë dhe Kinës në favor të Serbisë.

Krahas me caktimin dhe angazhimin e personelit të aftë diplomatik të Kosovës për tiu kundërvënë në mënyrë të sukseshme Serbisë dhe aleatëve të saj, imponohet domosdoshmëria edhe e përkthimit në gjuhë të huaja në Anglisht, Frengjisht dhe Gjermanisht dhe të shpërndarjes të librave të botuara me këtë tematikë. Unë kam patur rastin ta lexoj vetëm librin e gazetares Luljeta Selimi me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”.

Kam bindjen se pasi t’i lexojnë këto libra, këta funsikonarë botërorë, gratë apo fëmijët e tyre, do ta kuptojnë më së miri, se përveç vrasjeve, shkatërrimeve e djegieve, paramilitarët, policët dhe ushtarët serbë, me dhunimet makabëre që bënë ndaj femrave kosovare, shkelën mbi dinjitetin më sublim të krijesës njerëzore, bënë krimin shtazarak që nuk do ta bënte as bisha më e egër dhe më e tërbuar e botës.

Përkthimi në gjuhë të huaja dhe shpërndarja e librave me tematikë të këtillë duhet bërë sa më shpejt, sepse këto libra janë tejet rrënqethës, tepër argumentues që do të ndihmojnë në rritjen e numrit të shteteve që do ta njohin shtetin e Kosovës dhe në aderimin e saj në asociacionet ndërkombëtare.

Po japim vetëm disa fragmente nga përmbajtja tepër trishtuese e librit të autores Luljeta Selimi me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, që flet më shumë se qindra takime diplomatike lobuese për shtetin e Kosovës.

Dorëzimi i këtyre librave te gjithë ambasadorët dhe burrështetasit do të jepte rezultate të pakontestueshme, sepse duke i lexuar këto libra do ta kuptonin dhe do të bindeshin se çfarë krimesh mizore e shtazarake kanë bërë serbët ndaj kosovarëve të pafajshëm dhe sidomos ndaj vajzave dhe grave shqiptare kosovare.

Ja disa grimca të rrëfimeve nga libri i Luljeta Selimit. “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tëtë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale”….

Kushdo që do t’i përkthejë, botojë dhe shpërndajë nëpër botë këto libra, do ta nderojë veten dhe do të bëjë gjënë më të çmuar për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Kjo do tu ndihmonte edhe bisedimeve që janë duke u zhvilluar midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Këshillit Evropian, bisedime të cilat filluan mbrapsht, pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë dhe pa zbardhur fatin e 1860 personave të zhdukur shqiptarë kosovarë nga hordhitë serbe gjatë okupimit të fundit të Kosovës nga Serbia.

Serbia fillimisht ka qenë pashallëk i Beogradit dhe është zgjeruar duke vrarë popujt e tjerë dhe më së shumti shqiptarët.

Argument për këtë është edhe faksimili i hartës së enciklopedisë Ruse të vitit 1817 që më së miri dëshmon sa e vogël ka qenë Serbia dhe se është zgjeruar duke okupuar territore të huaja e më së shumti ato shqiptare.

Se do të duhej përkthyer dhe shpërndarë domosdoshmërisht këto libra rrënqethës më thotë instikti im dhe përvoja e ime e gjërëtanishme jetësore. Kjo do ta sensibilizonte më shumë çështjen e Kosovës dhe do ta zgjonte nga gjumi dhe indiferentizmi diplomacinë ndërkombëtare.

I priftë e mbara Kosovës”, thuhet në fund të lëtës sime dërguar Juve.

Zoti Behgjet Pacolli, përkundër sëmundjes sime të rëndë në sy duke u mbështetur në Zotin për të më dhënë kurajo e shëndet, letra të hapura që janë botuar në “Bota sot” i kam dërguar edhe, Hashim Thaçit, presidentit të kosovës Donald Trampit, presidentit të SHBA-ve, Vlladimit Putinit, presidentit të Rusisë dhe Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë, dhe së fundmi edhe z. Frederika Mogherini dhe Johanes Hanh, funksionarëve të BE-së. Gjithnjë mbes në mendimin se efekti i dëshiruar në të mirë të Kosovës mund të arrihet vetëm me përkthimin në gjuhë të huaja dhe shpërndarjen nëpër botë të librave dhe materialeve për krimet, masakrat, vrasjet dhe dhunimet që ushtria serbe i bëri në Kosovë. Ju keni mundësi administrative,organizative dhe financiare për tia bërë këtë të mirë Kosovës për ta demaskuar njëherë e përgjithmonë Serbinë agresore dhe hegjemoniste, e cila edhe pas të gjitha këtyre të zezave që i bëri në Kosovë me pafëtyrësi kërkon bisedime konpromisi edhe atë me kushtëzime.

Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij këtyre diteve në Medvegjë para adhuruesve të tij deklaroi se, “Serbia do të fitojë në dialogun me Kosovën”. Kjo deklaratë e shprehur nga Vuçiqi, ndoshta fsheh në vehte garancinë që ndoshta i është dhënë atij, se mund të ketë edhe ndryshim të kufijve, që do të ishte fatale për Kosovën dhe që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat