Kosova në rrezik nga pushtetmbajtësit skandalozë

Opinione

Kosova në rrezik nga pushtetmbajtësit skandalozë

Nga: Gani Qarri Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:50
Gani Qarri

Ngritja e tensioneve të brendshme politike dhe polemikat e ashpra që po zhvillohen në distancë ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, tregojnë më së miri realitetin e hidhur dhe rrezikun në rritje për shtetin tonë të brishtë, si dhe faktin se në çfarë gjendje katastrofale ka rënë realisht politika e dështuar kosovare.

Çfarëdo ndryshimi i kufijve, këmbim, ndarje a shkëmbim i territoreve, është vetëm fillimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës.

Është rrezikim më serioz që i bëhet Kosovës së çliruar që më 1999, me aq shumë gjak, mund e përpjekje, si dhe ndihmën e NATO-s, pavarësia të cilës është miratuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, qysh më 2010, dhe njohur e pranuar nga mbi 116 shtete të lira anembanë botës.

Turri për ndryshimin e kufijve", vije si ide ruso-serbe e lansuar publikisht nga Hashim Thaçi dhe bashkëmendimtarët e tij, ndonëse populli i Kosovës, e veçanërisht shumica shqiptare e cila përbën 95 % të banorëve të Republikës tonë, janë kategorikisht kundër çdo lloj hapje të diskutimit për kufij.

Tendencat e pareshtura dhe kaq të paskrupullta, të xhambazit Hashim Thaçi për ndarjen, copëtimin apo çfarëdo lloj pazari dhe tregtie e me territoret e Kosovës, kanë quar te ngritja marramendëse e tensioneve të brendshme politike dhe polemikat e ashpra që po zhvillohen në distancë ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, të cilat po tregojnë realitetin e hidhur dhe rrezikut në rritje për shtetin tonë të brishtë, si dhe faktin se në çfarë gjendje katastrofale ka rënë politika e dështuar kosovare.

 Madje presidenti kuisling Hashim Thaçi, i dekonspiruar tashmë tërësisht para të gjithë qytetarëve të vendit si xhambazi numër një, për tregtimin e territoreve të Kosovës me Serbinë, iku edhe nga vendi, për tu lajmëruar sërish nga samiti i Diasporës në Tiranë, prej nga pa fije turpi filloi të përbetohej me pallavrat e veta të njohura demagogjike se kinse, ndryshimi i kufijve dhe këmbimi i territoreve me Serbinë, mund të bëhej, vetëm duke shkelur mbi trupin e tij.

Në njërën anët, u dëshmua katërçipërisht nga vet delegacioni amerikan, se rrenat denigruese të Hashim Thaçit, janë transportuar edhe deri në administratën shtetërore të SHBA-së, se kinse populli i Kosovës, pas dy  dekadave të çlirimit, dëshiron me “vullnetin e tij, ta ndajë shtetin e arritur dhe ndërtuar me kaq shumë mund dhe gjak, për t`ia falur pjesën më të pasur të vendit, Serbisë okupatore.

Në anën tjetër, nga Tirana, e cila prej Edi Ramës është shndërruar në strofullin e projekteve më të rrezikshme konspirative kundër Kosovës, presidenti tradhtar deklaron rrejshëm se gjoja tani, pas vetëm 24 orësh, nga vizita e delegacionit në Kosovë, qenka kthyer 100 % kundër ndarjes së Kosovës, ani pse dihet botërisht se përgjatë dy viteve të fundit, vetë kuislingu Thaçi, ishte ai që përpiqet me çdo mjet për  ndarjen dhe copëtimin e shtetit tonë të brishtë, të kapur tërësisht nga ai dhe klika e tij.

Ishin Hashim Thaçi bashkë me Edi Ramën dhe UDB-ashët e Serbisë në Shqipëri dhe Kosovë, ata të cilët jo vetëm se u bënë duar të zgjatura të Aleksandar Vuçiqit në theqafjen për ta ndarë Kosovën, por edhe përgjegjësit kryesor të rrezikimit më serioz të mundshëm të tërësisë territoriale të Republikës tonë, fakt për të cilin heshtën të gjithë politikanët e vendit, përfshi edhe vet kryeministrin duke lejuar rrëshqitjen e procesit të fshehtë të tradhtarit Hashim Thaçi kundër Kosovës, deri në këtë nivel.

Për aq më tepër, përplasjet e xhambazit të territoreve Hashim Thaçi, me kryeministrin Haradinaj, po ia bëjnë të qartë edhe publikut që t’i kuptojë dhe lexojë edhe më në detaje prapaskenat e rrezikshme të dialogut dhe tradhtitë e rënda, kundër interesave shtetërore e kombëtare të Kosovës, nga Hashim Thaçi.

Fajtor për gjendjen në të cilën e solli vendin kuislingu Thaçi, janë edhe partitë politike si dhe kryeministri i vendit, që megjithëse i dinin marrëveshjet konspirative të Thaçit me Vuçiqin, për faljen e tokave të Kosovës Serbisë, nuk reaguan me kohë, por pritën momentin që ai ti rrejë e mashtroj edhe vet SHBA-t, në miqësinë e të cilave, përditë  bënë sikur përbetohet, për ta vënë Kosovën para aktit të kryer.

Ky “konfrontim i pushtetarëve” të dështuar të Kosovës po na bind edhe një herë më tepër se interesat personale të tyre po vazhdojnë të dominojnë edhe mbi agjendat shtetërore dhe se përderisa presidentit të shitur e kuisling po i "djeg" ndjekja nga Gjykata Speciale, kryeministrit po i dhimbset karrigia e pushtetit. 

Për aq më keq, letrat e parapërgatitura në Prishtinë, të ri-adresuara dhe dërguara si shkresa prej administratës së presidentit Tramp nga Uashingtoni, si dhe anarkia institucionale e jo seriozitet në përfaqësimin shtetëror eskaluan deri në deklaratat si ato të kryeministrit Haradinaj për ambasadoren Vlora Çitaku, se ajo në SHBA po përfaqëson vetëm interesat e Hashim Thaçit, e jo të shtetit të Kosovës. 

E nëse edhe pas të gjithave këtyre sa po ndodhin në vendin tonë, nuk shkarkohet dhe vihet para drejtësisë presidenti kuisling i Kosovës, një gjë është më se e sigurt, se me këtë lidership të tejinkriminuar në krye të shtetit dhe një president të shitur e tradhtar si Hashim Thaçi,i cili gjithnjë ka mbijetuar duke bërë Pazar me territore dhe shitur pjesë, pjesë  tokat e Kosovës, tanimë për secilin qytetar të vendit, është plotësisht e qartë se plani përfundimtar i Hashim Thaçit mbetet vetëm edhe jetësimi praktik i interesave të Serbisë për ndarjen dhe zhbërjen e tërësishme të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat