“Comancherosët” e Ballkanit dhe tarifa 100%

Opinione

“Comancherosët” e Ballkanit dhe tarifa 100%

Nga: Agim Vuniqi Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:58
Agim Vuniqi

Vendin po e udhëheqin “Comancheros-ët”, ata janë pasuruar falë bashkëpunimit tregëtar me Serbinë, duke shfrytëzuar lidhjet e vjet ra dhe të reja me strukturat ilegale të veriut, më vonë LS-së. Interesi i tyre ka qenë i dyanshëm, i mbështetur në ndihmat financiare nga Serbia dhe buxheti i Kosovës. Tarifa e vendosur doganore 100% nga Qeveria e Kosovës, tash së fundi, trazoi narkomafinë e Ballkanit. Vendosja e tarifës përveq efekteve tregëtare i ngushtoi hapësirën narkomafisë së fuqishme ballkanase dhe destabilizimin e tregut të pronave të paluajtshme, me përfshirjen e narko-dollarëve rus.

Siç ndodhë çdo herë “ujku do mjegull”, tregues më i mirë ka qenë real-politika. Përpjekjet e deritanishme të bisedimeve të stërzgjatura në mes të liderëve politikë në mes të Kosovës dhe Serbisë, u treguan të paefektshme, dhe ishin dorë e zgjatur e krijimit të kaosit politik në të dy vendet. Kufirin poroz në mes të Serbisë dhe Kosovës, e shfrytëzuan më së miri, kriminelët. Idea e Thaçit sa ishte e dëmshme për sigurin rajonale dhe globale, ishte edhe produktive për narkomafinë ruso-serbe. Duke hapur mu tash çështjen e korigjimit të kufijve, për të krijuar zona speciale, apo rezervate të tipit të “indianëve vendorë”, do të rrezikohej siguria rajonale, eventualisht ajo globale, duke destabilizuar tregun e palujshmërive dhe zbarkimin e biznismenëve të dyshimtë rus. Formula e korigjimit të kufijve rritë edhe dronë e lulzimit të korrupsionit, prostitucionit dhe tregëtin me drogë lirshëm. Prandaj tarifa përveç efekteve pozitive të rritjes së GDP-së, ndaloi edhe lëvizjen e lirë të krimit  dhe kriminelëve. Andaj, tarifa 100% nuk është thjeshtë një masë legjitime e vendosur nga qeveria, por është e rëndësishme për sigurinë e Kosovës, por edhe për sigurinë rajonale dhe atë globale. Tarifa ndali turrin e inkuadrimit të mysafirëve të paftuar”, e një pale të tretë narko-bosëve rus të cilët do të destabilizonin tregun e patundshmërive, dhe parandaloi lëvizjet masive të popullatës, por edhe spastrimin e freskët etnik. 

Prandaj formula për kinse korigjimin e kufijve, është destabilizuese për krejt rajonin, edhe për shkak të korrupsionit të lartë në të dy vendet por edhe të kapjes së shtetit e dy kapove të krimit Vuçiqit dhe Thaçit

“Comancheros” ishin tregtarë me qendër në veri dhe në qendër të Nju Meksikos, të cilët jetuan duke tregtuar me fiset nomade të shtrirë në territor të madhë Indian, në verilindje të Nju-Meksikos, në Teksasin Perëndimor dhe në pjesë të tjera të rrafshinës jugore të Amerikës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat