Të gjithë pa dallim në përkrahje të Erleta Ukshin Hotit

Opinione

Të gjithë pa dallim në përkrahje të Erleta Ukshin Hotit

Nga: Lirim Gashi Më: 5 mars 2019 Në ora: 07:13
Lirim Gashi

"Allahu në përshkrimet e ulemave ekstrem duket po aq i varur nga fjala magjike "TË DUA" sa drogirashi nga heroini"

Sot diku rreth orës 4.20 të mëngjesit më doli gjumi. So weit, so gut, asgjë e pazakontë, do të thoshtë një mik i imi gjerman.

Zakonisht kurdo që më del gjumi në mëngjes kyçem në Radion Shqipe dhe shëtitëm nëpër radio kanalet e llojllojshme për t'a gjetur ndonjë program informativ me përmbajtje interesante. 

Rastësisht hasa në "Radio Pendimin" i cili e kishte mysafir një hoxhë, apo imam që vetën e quante ulema dhe të cilit nuk ia di emrin, sepse në momentin që u kyça unë programi ishte në transmetim e sipër. 

Mirëpo, diku ndërmjet orës 4.30 dhe 5.00 të mëngjesit ai fliste për hadithet e Kur'anit dhe rolin e ulemave në komunikimin, artikulimin, transmetimin dhe transportimin e haditheve kuranore te besimtarët, apo xhemati.

Në këtë relacion kohor ky hoxhë, imam, ulema, apo djall i mallkuar thoshte haptas ( pa ngurruan fare dhe me bindje të thellë së po dërgonte mesazh të urtë, të drejtë dhe në harmoni me parimet e Kur'anit ) se detyrë e tij parësore dhe jo vetëm e tij, por e të gjithë ulemave të ndërgjegjshëm është që t'iu sygjerojnë besimtarve apo xhematit për të marr pjesë në çdo luftë që zhvillohet kudo në botë ndërmjet myslimanëve dhe jobesimtarëve apo kaurrve.

Mbeta pa tekst. 

 

Kjo gjë së paku shumë lehtë mund të verifikohet. 

E pyes vetën çfarë bëjnë organet e sigurisë shtetërore dhe publike në Kosovë për t'a parandaluar këtë çmenduri trushpërlarëse të këtyre lugetërve që flasin për dashurinë ndaj Allahut duke përhapur kaq shumë urrejtje vrastare ndaj jobesimtarve apo kaurrve siç i quajnë jomyslimanët dhe myslimanët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj çmendurie përbindëshe anti njerëzore, anti kombëtare, anti civilizatore dhe anti humane ? 

Këta edhe Allahun e duan prej frikës nga ndëshkimi, thua se Allahu është një Frankenshtajn përbindësh, narcis dhe i çmendur që ka krijuar kreatura të dëgjueshme apo kukulla marioneta vetëm për t'i qëndruar gaditur, si do femra dhe meshkuj me ego të lënduar fjalës magjike "të dua". 

Apo si disa politikanë narcis të varur nga të qenurit në qendër të vëmendjes me çdo kusht, ngaqë shkrihen nga gëzimi kur janë të rrethuar nga kreaturat e jargosura, egoiste, vardisëse dhe lajthitëse që ua bëjnë "Amin" pas çdo fjalë të thënë. 

Pra Allahu në përshkrimët e këtyre përhapësve të urrejtjes ndaj jobesimtarëve duket si një kreaturë e kompleksuar dhe e mjerë që vdes nga vetmia nëse nuk i'a thotë dikush për sevap fjalën "të dua, të adhuroj dhe shkrihem nga ngrohtësia jote si akullorja nga dielli në gusht " !

E pyes vetën, deri kur do të lejohet dhe tolerohet kjo çmenduri anti njerëzore dhe anti kombëtare nga politika zyrtare dhe organët përgjegjëse të sigurisë? 

Apo edhe më saktësisht e pyes vetën cilët politikan zyrtar të çmendur dhe muskuloz qëndrojnë prapa këtyre bishave ekstremiste? 

" Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet. Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë "- pat thënë dhe shkruar botërisht para katër dekadash i madhi,  papërsëritshmi dhe paharruari Ukshin Hoti. 

Katër dekada më vonë vajza e tij mendjendritur Erleta Hoti është në shënjestër të një arsenali të llojllojshëm goditjesh të ulëta, fyerjesh, ofendimesh dhe linçimesh të shëmtuara dhe pashembullta që lansohen nga një armatë e tërë xhihadistesh ekstrem, por edhe nga mediat e ndryshme ndër të cilat më e zëshmja është Gazeta Blic. 

Arsyeja e vetme pse sulmohet Erleta është ky postim me përmbajtje dhe mesazh të qartë argumentativ, të logjikshëm dhe kombëtar. 

Citat " I kish dhuru tipi 200 mije euro per ndertim te xhamise. Bac a po don me na e bo 4 katershe e me 6 minare a? M’plaset me islamizma kur gjysherit i keni pase te krishtere. 

Ne anen tjeter zyrtaret deklarojne me perqindje se sa muslimane jane ne shqiptari pa e bo as edhe nje statistike profesionale. Hajt futjani kot si gjithe te tjeret se ne vendet arabe jeni duke jetu !  Ca “hoxhallarëve” që më shesin patriotizëm me mesazhe: Po mendoni që nuk dihet se kush ju ka mbajtë me paga para luftës? " -fund i citatit. 

Ngoni ju pis mileta lesh arab që e keni traumatizu dhe bastardu kombin,  shkencën, artin, kulturën, edukatën, identitetin dhe muzikën : Bagloni jo me killa, por nëse doni edhe me tonelata nëpër zgafellat tuaja primitive se askush s'ua ka frikën, por jo mbi ardhmërinë e popullit dhe atdheut tonë, sepse këtë nuk do t'ua lejoj as me çmimin e jetës. 

Ju financoheni para së gjithash nga Ambasadat ruse, saudite, jemenite dhe turke në Beograd e pastaj edhe nga shumë organizata private kvazi humanitare vehabiste dhe salafiste për t'ia dhënë Kosovës pamjen e Kandaharit sipas planit shovinist të Serbisë i cili është përpiluar menjëherë pas çlirimit të Kosovës nga okupatori, si mënyra e vetme e mundur për zhvillimin e një lutfte të suksesshme speciale që e kishte dhe ka për qëllim minimin e themeleve të shtetit tonë të brishtë si djathi i dhies. 

Në fakt kjo është vetëm njëra prej vijave të frontit serb kundër shtetësisë së Kosovës por njëkohësisht vija më e rrezikshme. 

Pse po e them këtë?  

Sepse bastardimi i islamit tradicional spiritual sekular dhe shndërrimi i tij në islam ekstrem politik bie ndesh me të gjitha të arriturat civilizatore dhe emancipatore oksidentale që janë në harmoni me vlerat humane, njerëzore, kombëtare dhe universale dhe që në bashkëveprim prodhojnë cilësi të jetës. 

Ju hajvana të strehuar nëpër bodrume dhe tavana, nuk jeni të interesuar për cilësinë e jetës në këtë botë, por për cilësinë e jetës në botën tjetër ku ju presin kinse 72 Hyri të gatshme për shërbime të shfrenuara seksuale dhe ju aq jeni të shpërlarë në tru nga sapuni i klerikëve ekstrem fetar sa që jeni në gjendje me kthy Serbinë në Kosovë pas shndërrimit të saj në Kandahar, vetëm për një shërbim imagjinar seksual. 

Shndërrimi i Kosovës në Kandahar do të prodhonte fakte destruktive dhe dekadente të cilat do t'i detyronin Aleatët tanë besnik perëndimor pa ndihmën e të cilëve nuk do të ekzistonim si shtet, siç janë USA,  Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, që të na kthejnë shpinën dhe t'i thonë Serbisë kthehu në Kosovë dhe mos dil më kurrë, sepse këta njerëz mosmirnjohes të ngecur dhe barrikaduar nëpër shpella, ishin sikur bishat e malit që kur e kalojnë lumin j'a futin thikë në shpinë kalit. 

Ju të gjithë së bashku nuk vleni as sa një gjen i vetëm i Erleta Hotit, sepse m'i pas ju një fije mend duhet t'a pyesni vetën bija, motra dhe nëna e kujt është Erleta?  

Erleta e ka thënë një të vërtetë që çdo njëri prej nesh duhet t'a merr shumë seriozisht, sepse intrigat, ndërskamsat dhe komplotet e islamit ekstrem jo vetëm që e rrezikojnë veprën e madhërishme të babait të saj, por edhe jetën dhe ekzistencën tonë si popull, e sidomos ekzistencën e fëmijëve tanë të pafajshëm. 

Prandaj pis mileta fundamentalist të sojit shqipfolës dhe mentalitetit ekstrem lesh arab, mos na detyroni me ju dërgu aty ku e keni vendin pra në plehun e historisë, por kthehuni jetës normale dhe rrënjëve e origjinës suaj, sepse gjithë ky radikalizim dhe bastardimi i besimit tradicional spiritual nuk ka ndodhur rastësisht,  por pikërisht pas çlirimit nga okupatori, prandaj është planifikuar në Beograd, Moskë, Ankara dhe Riad për t'a shndërruar Kosovën në Kandahar dhe Prishtinën në Islamabad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat