Viti 2019, viti i Adem Jasharit dhe familjes Jashari - Bota Sot
Viti 2019, viti i Adem Jasharit dhe familjes Jashari

Opinione

Viti 2019, viti i Adem Jasharit dhe familjes Jashari

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 5 mars 2019 Në ora: 09:35
Kulla e Jasharëve

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politike e diplomatike. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të

Po pra, Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politike e diplomatike. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit' 98,Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt. Tashmë gjithçka ishte e qartë. Armiku e kishe vënë pjesën e konsiderueshme të Drenicës në rrethim të Hekurt.

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret...

Pikrisht më 5 mars bëhen 21 vjet të rënies së komandantit tonë legjendar, Adem Jasharit, familjes së ti dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Trimëria dhe guximi i tij i pakufishëm dhe kontributi i pakontestueshëm i Lëvizjes Popullore bënë që të organizohet një forcë po ashtu e guximshme Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u ndesh me shumë vështrësi jo vetëm nga armiku serb, por edhe nga shumë politikanë tanë.

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat evitit 1981,që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofenzivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998,fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoritrti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë; Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore e cila do të dalë armikut përpra. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumë kush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar për gjithëmonë’’. Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UÇK-së, ka vendin respekti; Lavdi veprës dhe rënjës së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të luftës së UÇK-së.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij; Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ z.Jakup Krasniqi.

Me aktin e rënjes së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka I hapi shtigjet e lirisë dhe të armërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh I luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këdo ditë dhe data, e pikrisht 5,6,7 mars për çdo vitë vemendja e të gjithë kombit shqiptarë kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite I dha Kosovës shumë. Siç dihet familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit rëndë për të mos vdekur kurrë edhe 20 anëtar tjerë siç rënë edhe 40 të Jasharëve të tjerë.

Dhe nga kjo ngjarje nuk trontitet veç Prekazi e Drenica, ku kësaj radhe si herave tjera ngjarja po zhvillohej në djepin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe tërë Kosovë etj.

Lufta e Prekazit zgjoi kurreshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri buj sepse ngriti lartë mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arata në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përball Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiq pa u ndal luftuan ballëpërballë me ushtrin, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllav, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Kjo histori e komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, do të mbetet HISTORI në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratave të reja të kombit shqiptar(ne lutemi që të mos ketë më luftra) por ne rastse ndodhin siç kanë ndodhur kurrë pa vullnetion tonë por gjithnjë të imponuara, rënja e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhesh flijohesh për lirin e vendit dhe për lirin e popullit të tij.

Fjala e autorit

A ishte  ishtë ngjarja e cila e  detyroi Europën , pikërisht po ato shtete të cilat para 100 vitesh, në vitin  1913,bënë tragjedinë me padrejtësitë më të mëdha në Europë kundër shqiptarëve,  që ato të mblidhet në një Konferencë Ndërkombëtare për Çështjen shqiptare ku dhe për herë të parë në të të kishte përfaqësues edhe të shqiptarëve siç ishte ajo e 6 Shkurtit 1999, “Konferenca Rambujesë” në Francë, ngjarje e cila i parapriu edhe ndërhyrjes së NATO-s kundër genocidit serb dhe që sollën  lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?

Sot më të vërtet kemi Kosovën shtet me Kushtetut,por,Kushtetuta ne shtetit nuk është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës,siç kemi rastin me veriun e Mitrovicës ku atje çdo gjë frymon serbe?!

82000 hektar tokë iu falën Malit të Zi,dhe tani në vitin 2019 punë i kemi piskë edhe pse sot në institucionet tona shtetërore,në krye të saj janë prisit dhe komandantët e UÇK-së,Kryeministri,Ramush Haradinaj,President,Hashim Thaçi, kryenegacitori i bisedmive Kosovë-Serbi,Fatmir Limaj-komandant Qeliku,ku ishin këta dhe shumë të tjerë që mu në ditët më të vështira por më Historike për shtetin e Kosovës,sepse aty luftohej futa fut,vdekje për Kosovë,gjaku i derdhur për Kosovën,mu në këtë ditë Historike iu desh Komandantit Legjendar,Adem Jashari,Hamzës dhe babait të tyre Shabanin, dhe dajses se tyre dhe familjes Jashari dhe jasharëve të tjer,PUES PUBLIKISHT; KU ISHIN JU MORE QYQAR QË SOT PO THIRRI NË EMRIN E ADEMIT DHE FAMILJES JASHARI QE ATE DITE BENINI SEHIRE DIKU TJETER,SOT E CUNGUAT KOSOVËN DHE VUÇIQIT JU KENI FUTUR  NDERMJET KËMBËVE,DHE PO LUNI ME TERRITORE TE SHTETIT DHE GJAKUN E DËSHMORVE,INVALIDËVE,DHE VETERANË TË LUFTËS,QË GJYSMA PO NA DALIN TE RREJSHËM,DHE MARTIVE TE LUFTËS SE UÇK-SË.

A Mjaftojnë besoj vetëm këto për të thënë se kjo ishte  Epopeja e Komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij dhe  Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Autori është gazetar-analist i pavarur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...