Prej Parisit në Podrimje

Opinione

Prej Parisit në Podrimje

Nga: Sinan Kastrati Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:53
Sinan Kastrati

Xhemajli Rexhep Kastrati, zgjidhet kryetar i fshatit e kundëkandidat kishte, Isuf Sherif Gashin nga PDK-ja

Djali bënë heroizëm duke u futur në bunkerin e forcave serbe, e baba i zhduket në Drenofc të Zatriqit si, kolaboracionist e “tradhtar”

Prej Parisit në Podrimje e prej Drenofcit në Brestofc

Në odën e Mario Berishës në Brestoc

Xhemajlia: Sylejman Kallqaku, Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, është tërhjekur për shkak të presioneve të lepuroshave (LPK-istëve) dhe shmangjes së luftës vëlla-vrasëse që lepurushët për me i marrë postet, pozitat komanduese ushtarake, pa meritë, ishin në gjendje edhe me na vrarë neve.

Në vend të Sylejmanit, komandant emërohet Tahir Sinani nga Shqipëria, në fund të luftës,

Pas “luftës”, kur mbahen zgjedhjet për kryetar të katundit Drenofc, Xhemajli Rexhep Kastrati, zgjidhet kryetar e kundër kandidat ka pasur, Isuf Sherif Gashin “Baca i Madh”, nga PDK-ja. Ky (Xhemajliu) që vinte nga LDK-ja fiton me vota kundër Isufit dhe ende, edhe tash, është kryetar. Dikush nga të pranishmit si me shaka tha:

-Edhe 30 vjet Xhemajliu mund të mbetet kryetar, nëse kundërkandidat ka kandidatët e pdk-së.

Ky ishte letërnjoftimi i Xhemajli Rexhep Kastratit, zatriqak nga Drenofci i Zatriqit

............

Lufta nuk ishte lojë e as dramë e lojë tetrale a skeq që do të luhej në skenat teatrore e në amfiteatrot (romake e) ilire të Butrintit e Durrësit por luftë e vërtetë ku aktorët vriteshin përnjëmend.

Malush Dan Gashi, ish mësues dhe oficer rezervë në ish APJ-në, kur eshtë kyq në uçk, që mirrej me stervitjen e ushtarëve në Drenofc kish pas thënë: “Ai që zgjidhet si udhëheqës i luftës, ka përgjegjësi sepse kjo është luftë e nuk është lojë”.

Një nga ushtarët që u bë llaf e u fol, ishte edhe Isufi Reshit Berisha i dënuar me 5 vjet burg. Ai është vrarë më vonë në burgun e Dubravës, më 1999.

Beq Latif Makshana nga Drenoci ((10.01.1954), ish mësues e invalid i luftës, erdhi me hygjym në odën ku ishim por nuk tha asgje konkrete.

“Nuk marr penzion veterani pasi që nuk kam aplikua”, tha ai.

Ky tregoj “heroizmat” që nga viti 1981 kur paska qenë aktivist dhe i paska mbajtur për së rëndi fotografitë e Adem Demacit e të ... Hydajet Hysenit në Gjenevë, Bernë e qytetet tjera, por pa na tregua ndonjë fakt për luftën. Edhe ky tregoj për një listë me emra prej 160 personave që kanë pasur me u likuidua. Këtu, kur flitet për këtë listë, as ata vetë nuk pajtoheshin por nuk kundërshtonin hapur. Por as ky nuk kishte ndonjë dëshmi. Ishte llafator i pashoq por nuk i kishin fjalët bereqet.

Kur filluan organizimet, në fillim të vittit 1998, dëshira e vullneti i drenocasve ishte i madhe por kur lepurushët e veshur me “lëkurë ujku e luani” i kërcnonin, i arrestonin, i torturonin dhe i likuidonin njerëzit e pafajshëm, civilët shqiptarë, pa vendim gjyqi nga gjykata 1*) e sidomos pas ardhjes së Fehmi Lladrofcit, i cili kishte thënë, tekstualisht: “Ai qeni, Ibrahim Rugova me klyshtë e vetë të LDK-së, i ka shti po`pllin kunder neve”, një pjesë e popullatës së Drenofcit e humb besimin, dëshirën e vullnetin që kishte për ti perkrah ata lepurushë. Ata e kanë humb përkrahjen dhe as atherë e as tash nuk e kanë besimin e drenocasve, si “udhëheqësit” e tipit të Isuf Sherif Gashit që e humbi garën, për kryetar katundi me Xhemajli R. Kastratin.

Në fundin e verës së vitit 1998 Drenofci ishte i braktisur e në shtator 1998, është shprënda edhe “shtabi” i Drenofcit, dhe deri sa ka përfundua lufta, nuk ka pas më “shtab”.

Ish “shtabi” i UÇK-së, së Drenofcit të Zatriqit, që nga shtatori i vitit 1998, shuhet, e bashkë me “shtabin”, zhduket edhe burgu famkeq që ishte në podrumet e shkollës fillore.

“Shtabi” i Drenofcit nuk kishte jetëgjatësi, sikurse edhe disa nga ish “komandantët” (“Rreziku”) dhe ende pa ardhur vjeshta, nuk ju “nie zâni” më. “Shtabi” u shua sikur të ishte zjarr kashte.

Nuk ka pasur më “Shtab” në Drenofc e as “burg” e të burgosur për çka drenocasit ndihen të lehtësuar krenar dhe nuk e mëshefin kënaqësinë që u zhduk ai “shtab” bashkë me burgun por dikush (duhet) të ndihen/t të turpëruar me ata njerëz e “shtab”, pasi që po sipas “Shtabit” të përgjithshëm të, UÇK-së në nivel të Kosovës kishte edhe gjykatë e gjykatës dhe të burgosurit trajtoheshin mirë dhe pa vendim gjykate askush nuk mund të dënohej. I tillë ishte “i famshmi”Sokol Dobruna, kryetar i gjykatës (për më shumë, shiko fusnotën nr. 1)

Këtu përfundon “saga” për Drenofcin e Zatriqit, që i gjasonte një ëndërre  të netëve të shkurtëra verore, për “heronjët e shtabit”, që ishin bërë si “Heronjtë e Utbinës”, “Kreshnikë”.

Për ta madje thureshin edhe legjenda e tregoheshin “përralla”, “fabula” e këndoheshin “këngë” sikurse për kalorsiakët e spanjoll të kohës së Servantesit.

Pak para mbrëmje nga Drenoci i Zatriqit, ku kishim qenë tërë ditën në odën e bacës Ali, u nisëm për në Brestoc, fshat bujqësor, në jug-lindje të Rahovecit.

Qysh kur ishim në Drenofc na treguan disa nga fshatar për heroizmin e Selim Berishës,prandaj unë isha shumë kurreshtar që të shkoj sa më shpejt e ti dëgjoj familjen e Selimit, çka ata thonë.

Vozitësi na voziste dhe nuk mund të them se ishte larg Brestoci nga Drenofci por po të kishim shkua në këmbë, kishim bërë nja 4 a 5 orë.

Hera e fundit që kishim qenë në këtë rrugë, ishte fundi i qershorit apo fillimi i korrikut të vitit 1979. Atherë pasi kishim fjetur te Isuf Kafegjiu në Rahovec, ish puntor i administratës në Gjykatën Komunale në Rahovec që njiheshim mirë me Isufin prandaj edhe i besonim kur flisnim për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, kishim shkua në Studenqan.

Të nesërmen unë, Skender Gashi dhe Isufi me kerrin e vetë, i cili na voziste shkuam deri në Studenqan te Hajdar Gashi. Hajdar Gashi ishte imartuar me motrën e Sylejman Krasniqit nga Hoqa, shkrimtar. Ai na kishte bërë amangjetgji të shkojmë deri në Studenqan e ta shohim motrën e vogël....dhe kishim disa amanete për te. Ajo ishte një nga tri motrat e bacës Sylë.

Takimi ishte shumë prekës por njëherë tjetër do të flas për “Tri motrat”, për nënen, “Loken” dhe vëllain e vetëm, bacën Sylë që kishte ikur në Shqipëri e “e nënen plakë dhe tri motrat i kishte lënë si qyqe”. Ato kishin qajtur e vajtuar për vëllain e vetëm, që nga “Oxhaku i vëllait nuk dilte më tym e dyert e oborrit ishin m`shel me therra ndërsa në oborrin e madh, nuk këndonte më as një zog, pos Qyqes e Turrecit. Nëna kishte arritur të shkonte te djali në Tiranë e atje kishte vdekur, e motrat .... ? 

.........

Rruga, xhadeja me gurë.

Atherë, ajo rrugë ishte xhade e shtruar me gurë e kur kalonte ndonjë automjet, bëhej pluhur i madh.

Dhe pas 39 vjetëve, po merrnim ato rrugë por tash me qellime krejt tjera.

Pakëz para mbrëmjes e lam Drenofcin dhe u nisëm për në Rahovec.

Tashmë, dielli kishte mbërri në Bjeshkët e Nemuna e vapa që kishte pas gjithë ditën, ia kishte lënë vendit një flladi të lehtë që vinte nga vreshtat me rrush të zi. Zhurma e makinës nuk na lente as të bisedojmë në mes veti. Ajo ecte e ecte.

Bashkë me zhurmën e veturës, nga jasht dëgjoheshin kumonat e lopëve që na dilnin në rrugë. Ato s`përfillnin rregullat e komunikacionit e as që do të dëgjonin pipin e xhaxhit polic të trafikut.

Prej Parisit në Podrimje

Domosdo, se kur ta përmend Parisin, më duket së ka ngjashmëri me Podrimjen, e me vargjet e këngës që i këndon jarani, jaranshës,

“Prej Podrimjes pa vjen haberi”.

“Me kund ha unë i mjeri ...”.

Por meqë jemi te lufta, atherë Podrimja dhe Rahoveci janë dallua edhe në luftë:

“Rahaveci padrimqak, taborret i mushen me gjak”, thot një këngë pop. kushtuar udhëheqësit të luftës së Nishit, Dan Zatriqit (Kastrati) por nami i mbetet tjetër kujt:

“Nami i Pash` Maliqit”,

Shpata e Dan Zatriqit” ku Rahaveci dhe Podrimja dallohen në luftë, në kohën e LSHP (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), më 1978.

Pasi hym në Rahovec, vozitësi mori drejtimin e majtë për në qendër të qytetit te Rahovecit.

Shtëpitë në Rahovec janë të ndërtuara me gurë e të mbuluara me rrasa dhe kjo edhe më shumë ia shton bukurinë e ia rrit hjeshinë e qytetit që është i njohur Rahoveci, si qyteti me pazarin, “Pazari i Rahovecit”. Pazari i Rahovecit bëhej të shtunave e rruga e gjatë e plot me njerëz nga të dyja anët me dugaja, si qyteti i rrushit dhe i mikpritjes e trimërisë, vlonte. Edhe rrugët i kishte me kalldrem, me gurë e rrasa.

Rahovecjanët janë krenarë edhe me të kaluarën e tyre dhe me disa nga luftëtarët e vetë që kishin bâ nâm, si Halil Hamza:

“Halil Hamza burrë i trash, ty shka t`bana more pash”.

E shoferi vazhdonte rrugën duke vozitur kah ndërtesa e komunës, ish gjimnazi “Ramiz Sadiku”, ndërtesa e policisë dhe pas kësaj, disa hapa larg, na shfaqet një pamje tjetër e Podrimjes, me dhè (tokë) të bardhë që kur lindëte dielli, rrezet e puthshin at toke të bereqetshme për drithëra të bardha e më shumë për bostan, rrush të ëmbël si mjalti, ftoj, pjeshka e ... vojsa.

Rruga nga Rahoveci për në Brestovc, ishte një rrugë që nuk i ngjante rrugës së vjetër, që dikur ishe një xhade e shtruar me gurë e autobusi që Rrahmani i Astrazubit e voziste, lente pluhurin e tymin mbrapa “si ballanat e Titos”.

Eh, edhe autobusi ka një histori. Kur hypnim në autobus, si nxënës, mundoheshim me u mshef e mos me i paguajt bileta por shoferi e ndalte autobusin dhe na zbriste, kudo që ishim.

Kjo më ka ndodhur edhe mua kur udhtoja prej Rahovecit për në Malishevë. Paratë që i kisha për autobus, mendoja ti ruaj për me e ble një copë bukë furre e një lugë marmeladë por kur erdhëm në maje të maleve, rruga që k`then për në Zatriq, një kundukter, nga Gjakova më zbriti dhe pastaj eca më së pakut 2 orë e 30 minuta deri në Malishevë, ama bukën e nxetë të furra që ishte afër shtëpisë së Hus e Ali Magjupit, e hëngra.

Dhe më në fund, pak para se të perëndonte dielli, arritëm në Bretkoc, unë, vozitësi e Hasan Dani, kusheri imi shumë besnik.

Mario, (Emri i vërtetë i Marjos, ishte Muhamet por e kishte ndërrua në Francë) kishte ardhur në Kosovë, e kishte lënë Parisin e parajsës, kryeqytetin e kulturës për me ardhur në Podrime, me i ndihmua luftëtarët podrimqakë në luftën e shenjtë për çlirimin e Podrimjes dhe të Kosovës nga Serbia.

Selim Berisha, dëshmor, ishte vëllai më i vogël i Marios. Ai në Bunker ka hy dhe iu ka gjuajt bombën dhe bashkë me policët serbë, e ka mbyt edhe vehten.

Selimit, ia marrin babën “shtabi” i Drenovcit të Zatriqit e Marjo bëhej gati të vinte në Kosovë, si ushtar e luftëtar për lirinë e vendit.

Po Selimi u vra në front, u flijua për lirinë e Kosovës pa e ditur pse ia muarën babën “shtabi” i Drenofcit .... e babai i Selimit e Marjos, Avdi Berisha zhduket në Drenofc, “pa shej e pa dok” .

Kosova kishte nevoja të shumta për ndihmë materjale dhe për ushtarë, për pare e për njerëz e unë iu përgjegja thirrjes së Atdheut e lash jetën e Parisit e luksit e u k`theva në Kosovë, na tha Mario Berisha në konakin e tij në Brestofc.

 

Kur hymë në fshatn Bretkoc, vozitësi pyeti një bujk se ku e ka shtepinë (Muhameti) Mario Avdi Berisha dhe pasi u afruam, nga larg pam Marion që kishte dalur te dyert e oborrit e na priste. Ishin dyer tipike podrimqake.

Na përshëndeti me një gjuhë e të folme podrimqake me theks france dhe na bëri me shenjë që të hyjmë brenda.

Ai na priu do shkallëve të drunjëta e të errëta, sikur të ishin të ndonjë shtëpie të vjetër me hajat edhe pse shtëpinë e kishte “alla franga”.

Kur hymë brenda në dhomën e pritjes, një dhomë që më shumë i ngjante atyre dhomave muze të shtruara me qejz nusesh, qylyma e çarçafe (në Turjakë i themi qarshaf) e perde të maruara me dorë e në vek

Pas pak erdhi gruaja e tij dhe na pyeti çka doni me pi dhe çfarë kafe  doni, sade, me pakë shiqer apo ....

Mua nuk më pritej të fillojmë bisedën me Marion sepse isha i lodhur dhe kishim me u kthye përseri, natën, Hasan kusheriri në Turjakë e unë mendoja me shkua në Gjakovë. 

 

Mario Avdi Berisha, ka lindur më 17 shtator 1952 në Brestoc. Me frofesion është bujk.

Ani pse nuk është vëllai, Milaimi këtu, na tha Marjo, sepse ai i din më mirë ngjarjet, dhe filloj të na tregoj “historinë” e vetë, të vëllait, tash dëshmor, Selimit dhe të babës së zhdukur, Avdisë.  

Kam jetua që nga mosha 23 vjeçare në Paris të Francës Në moshë të, në korrik te vitit 1976 i vetëm kam shkua në Francë,

Në Francë kam fituar statusin e azilaniti politik, sipas konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

___________________________

*1) Kush është Sokol Dobruna?

Sokol Dobruna është (79 vjeç) jurist me profesion, ndërsa gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999 ka shërbyer si kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, ish-ministrin dhe ish kryetarin e komunës së Suharekës dhe aktualisht deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë personalisht e kam dënuar njeriun me pushkatim, Blerim Kuçin ish-kryetarin e Suharekës. Mirëpo i njëjti ligj që e ka dënua, ligji i ekzekutimeve penale i cili është në arkiv e ka liruar, unë jo por ligji”.

Sokol Dobruna në fillim të vitit 1999 ka marrë një vendim kriminal, vendimin për pushkatimin e Blerim Kuçit, ish-komandant Brigade gjatë kohës së luftës nën uniformë të UÇK-së, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i  ngushtë i Ukë Bytyçit etj.

Sokol Dobruna dhe Blerim Kuçi gjatë kohës së luftës janë përballur me njëri-tjetrin në rrethana tepër të rënda. I pari me vendim të shkruar për pushkatim, i dyti i dënuar me dënimin më të rëndë, i mbajtur në arrest nga njësia speciale e UÇK-së, bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë, në mesin e tyre edhe Ukë Bytyçi!

Por, në qoftë se në fillim të vitit 1999 Sokol Dobruna e Blerim Kuçi kanë qenë, i pari kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, e i dyti i akuzuar dhe i dënuar me vendimin më të rëndë nga ky person dhe nga kjo Gjykatë, që të dy, edhe Sokol Dobruna edhe Blerim Kuçi kanë pasur dje dhe kanë sot një shef të përbashkët: Ramush Haradinajn!

Sokol Dobruan ka qenë zëvendëskomandant për moral i Shtabit Operativ të Zonës së Dukagjinit! Bkerim Kuçi sot është sekretar organizativ i AAK-së! (Të dhënat i mora nga disa portale)

Edhe një sqarim: Në arkivat e komunës së Rahovecit fshatrat Drenofc i Zatrqit dhe dhe Bretkofc, shkruhen si Drenoc e Bretkoc, por në popull thuhet edhe sot e gjithë ditën, “Drenofci i Zatriqit”.

Vazhdon.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat