Ç’farë arriti Serbia më 5 mars 1997?

Opinione

Ç’farë arriti Serbia më 5 mars 1997?

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:02
Prof. Avdi Gjata

Luftërat e popujve nën Perandorinë Osmane, nuk ishte ndalur asnjëherë e që vazhdimisht merrnin pjesë edhe shqiptarët. Në fund të shek XIX e fillimin e shek XX, popujt sllav të Ballkanit, arritën të çlirohen e bashkohen po edhe t'i krijojnë shtetet e tyre, përveç shqiptarëve që pengoheshin nga fuqitë e mëdha si edhe nga fqinjët e tyre sllavë pasi që pjesa më e madhe e tyre i takonin besimit mysliman. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, sllavët e Ballkanit arritën të krijojnë Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene.

Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, ata arritën ta bëjnë edhe bashkimin e tyre të menduar ngaherë për një shtet të quajtur Jugosllavi Socialiste që e arritën me Titon e që më shumë se gjysmën e territoreve të popullit shqiptar e ndanë nga shteti amë. Duke u munduar që ti zhdukin tërësisht shqiptarët, ata vazhduan politikën çkombëtarizuese e gjenocidiale, po duke ndërruar vetëm formën e metodat e dhunës, varësisht prej situatës politike të kohës..Në anën tjetër, populli shqiptar, vazhdoj qëndresën, rrezistencën e luftën për çlirim e bashkim kombëtar edhe pas LDB, herë ilegale e herë legale pasi që sllavët nën petkun e socializmit e komunizmit, mundoheshin cfarosjen e tij.
Në njërën anë, lufta për çlirimin e shqiptarëve në Jugosllavi e në anën tjetër, lufta serbe për diciplinimin e gjenocidin ndaj tyre, pashmangshëm çoi në nisjen e luftës së UÇK-së dhe sulmin e ushtrisë serbe të 5 Marsit të vitit 1997 për të sulmuar ushtarakisht si nga toka e ajri, familjen e Adem Jasharit që ishte sinjal i fillimit të luftës shqiptaro-serbe.

Vazhdimi i politikës shoveniste e fashisto- naziste serbe normalisht që degradoi dhe iritoi aq shumë politikën e luftën serbe ndaj shqiptarëve sa edhe opinioni ndërkombëtar e ai sllav në përgjithësi, filluan t'a urrejnë e injoroin e marrin masa ushtarake për t'ia ndalur turrin. E gjendur para një situate të rëndë ndërkombëtare e krize të madhe morale, Millosheviçi e klika e ti,pa llogaritur mirë e si duhet, u detyruan t'i filloin sulmet ushtarake edhe ndaj vëllezërve të tij: slloven, kroat, boshnjak, e në fund edhe ndaj shqiptarëve. 

Kjo luftë serbe e filluar për "forcimin" e hegjemonizimit serb dhe forcimin e bashkimit të jugosllavëve, bëri ndarjen e tyre që më s'do ketë mundësi e as që do të mendohet diçka e tillë në të ardhmën.

Urrejtja, mëria, xhelozia, inatet, interesi e shtypja, si edhe përdorimi i dhunës e luftës ndaj popujve të pavajshëm, Serbisë iu kthye bumerang ndaj vetes e vëllezërve të saj shekullor siç ndodhi me ndarjen e ish jugosllavisë të krijuar padrejtësisht me forcë e dhunë nga forca policore-ushtarake-social-komuniste që tashmë shihet qartazi.

Populli serb dhe politika e saj degraduese në asnjë periudhë të historisë, nuk ka qenë më e rëndë, më e pakonsiliduar, më e çrregulluar, dhe më e pa mbështetje, pasi ka rënë moralisht e kombëtarisht edhe para vet qytetarëve të saj. Ne shqiptarët, nuk duhet gëzuar kësaj gjendjeje, po duhet të marrim mësim, dije e përvojë që mos të bëjmë gabime, sjellje e veprime të tilla, poçese edhe në të ardhmën do të kemi mundësi. Më 5. Mars 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat