Ashtu siç ka deklaruar në parlamentin austriak në Vjenë, më 5 mars 2019, SERBOMADHI Dragan Makroviq (kryetar i kuvendit komunal i Jagodinës dhe lider i subjektit politik “Serbia e bashkuar”) se “Shqiptarët janë problem i Evropës dhe se UÇK-ja është organizatë terroriste”, i cili ka kërkuar nga autoritetet austriake që në “Ligjin e sapomiratuar për ndalimin e orgnaiztave terroriste dhe fashiste në Austri, siç janë ustashët kroatë, ISIS-i etj., të bëjnë disa ndryshime dhe plotësime të tij, duke përfshirë edhe UÇK-në shqiptare si organizatë terroriste”. ((https://www.blic.rs/vesti/politika/markovic-u-austiji-albanci-su-problem-u-celoj-evropi/m8yfnfy ).
JO, UÇK-ja, por Serbia ishte terroriste dhe gjenocidale jo vetëm në Kosovë (1989-1999)
Ja, pse historikisht (dikur dhe sot) Serbia përbën rrezik potencial për tërë Evropën, sepse kjo asnjëherë deri më sot (1878-2019) nuk e ka ndëshkuar Serbinë për luftërat e saj grabitçare kolonialiste dhe gjenocidale, të kryera ndaj vendeve fqinje të saj, siç janë në veçanti, Shqipëria Etntike, Kroacia, Hungaria, Bullgaria dhe Bosnja.
Fatkeqësisht, Evropa, edhe në dekadën e fundme të shekullit XX(1990-1999) nuk e ndëshkoi Serbinë për 3 gjenocidet e bëra ndaj popullit kroat (Kroacisë), ndaj myslimanëve boshnjakë (Bosnjës) dhe ndaj popullit shqiptar (Kosovës)!?
Nuk ka asnjë dyshim se kjo është përgjegjësia e pajusitifikueshme e drejtësisë së dështuar të Evropës së re demokratike dhe të integruar. Si rrjedhojë për shkak të një gabimi të tillë të drejtësisë evropiane, Serbia, edhe sot, pas përfundimit të 3 luftërave të saj të kolonializmit gjenocidal (1999-2019), akuzon dhe fajëson viktimat e gjenocidit të saj, siç janë edhe ato të UÇK-së, se gjoja kjo ishte “organizatë terroriste”, e jo organizatat dhe fallangat terroriste paramilitare, militare dhe policore të Vojsilav Sheshelit, të Arkanit, të Milosheviqit dhe të Drashkoviqit etj., të cilat masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, kroatë dhe myslimanë boshnjakë dhe dogjën, shkatërruan dhe plaçkitëm me mijëra shtëpi, banesa dhe pasuri të tundnshme dhe të patrundshme në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).
Mirëpo, fatkeqësisht për të gjitha këto vepra antihumane dhe krime të gjenocidit, Serbia nuk u ndëshkua nga drejtësia evropiane e as nga ajo ndërkombëtare.
Kjo është arsyeja, pse Serbia është dhe, edhe nesër, do të jetë problem mbi probleme të Evropës dhe të Bashkësisë ndërkombëtare, JO UÇK-ja, JO shqiptarët, JO kroatët, JO myslimanët e viktimizuar boshnjakë (1989-1999).
Prandaj, kot e kanë fashistët serbomëdhenj, duke e gënjyer me shekuj Evropën, se gjoja rreziku i saj “janë shqiptarët” dhe “Shqipëria e madhe”, sepse e vërteta historike dhe politike, është krejtësisht ndryshe, që nga shpërfaqja e fiseve barbare sllave në territoret e Evropës së qytetëruar (shek.VII).
Sepse problem i djeshëm dhe i sotshëm i Evropës ishte dhe, edhe sot (2019), është Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, JO Shqiptarët, siç gënjen me paturpësi rrenci dha mashtruesi Dragan Markoviq (kryetar i kuvendit komunal të qytetit Jagodina në Serbi), se gjoja sipas tij, “ Albanci su problem u celoj Evropi”. Kur të përkthehet, kjo do të thotë se “SHQIPTARËT JANË PROBLEM NË GJITHË EVROPËN”. ((https://www.blic.rs/vesti/politika/markovic-u-austiji-albanci-su-problem-u-celoj-evropi/m8yfnfy ).
Këtë rrenë, mashtrim, etiketim, ofendim dhe manipulim çetniko-serbomadh anticivilizues dhe antievropian, Dragan Markoviq e shpaloi në ‘Sesionin e parë të kryetarëve të grupeve parlamentare të miqësisë së Serbisë dhe Austrisë, të mbajtur në Parlamentin Federal të Austrisë në Vjenë, më 5 mars 2019. Ky takim është bërë në kuadrin e vizitës së kryetarit të kuvendit të qytetit Jagodina dhe të liderit të ‘Serbia e Bashkuar”, Dragan markoviq Palme “. (https://www.blic.rs/vesti/politika/markovic-u-austiji-albanci-su-problem-u-celoj-evropi/m8yfnfy ).
Dragan Markoviq, “ veliki llazhov” si Slobodan Milosheviqi
Pyetja e parë për “llazhovin” Dragan Markoviq (kryetar i kuvendit Jagodina të Serbisë), është kjo: Kush i bëri 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999)?
-Kroatët, myslimanët boshnajkët, shqiptarë dhe UÇK-ja?
-JO, JO, asnjëra prej tyre, por Serbia kolonialiste gjenocidale e Slobodan Milopshevit ishte ajo që me grupet terroriste paramilitare, me forcat policore dhe ushtarake kreu 3 gjenocide në zemrën e Evropës (1989-1999). Ky ishte problemi dhe turpi i Evropës, që lejoi Serbinë fashiste t’i zhvillonte 3 gjenocide për shfarosjen e popujve kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë në Kosovë.
-Serbomëdhenjtë ultranacionalistë, fashistë dhe terroristë, le t’u varidsen ashtu si “dinë” si skilja dhe ujku; ashtu sa të kenë nevojë (si “qeni i urtur, duke lëpirë eshtërat dhe duke luajtur bishtin” ) për gjermanët dhe për austriakët, sepse ata nuk kanë harruar, por e dinë shumë mirë sesa vlejnë dhe se çfarë miqsh i kanë “llazhovat” serbomëdhnej , që nga vrasja e Franc Ferdinandit në Sarajevë, më 28 qershor 1914 nga “Dora e Zezë” e terroristëve të Serbisë me Gavrilo Proincip si kryeatentator, me ç’rast ky akt terrorist serb qe shkaktari kryesor i shpërthimit të Luftës së parë Botërore (1914-1918), e cila shakaktoi me miliona viktima të popujve të Evropës dhe të botës. Këtë akt brutal terrorist Serbia e kreu, vetëm pse Franc Ferdinand ishte me përcaktim evropian perëndimor dhe amerikan, cili qysh në moshën më të re e kishte kuptuar rrezikun e krijimit të një shteti të madh gjithësllav të Danubit në Evropën Lindore dhe Jugore.
Fundja, pavarësisht nga shtirja e serbomëdhnjve si “miq të vërtetë” të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, Evropa dhe Amerika, duhet të kenë kujdes me politikën dhe me diplomacinë e tyre unike, që të mos i sakrifikojnë të drejtat dhe interesat jetike të kroatëve, të myslimanëve boshnjakë, të hungarezëve dhe të shqiptarëve në Ballkan, duke e amnistuar Serbinë për asnjë gabim të saj, që cenon dhe shkel standardet , normat, parimet dhe vlerat fundamentale të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Pra, si Evropa Perëndimore, ashtu edhe Amerika, duhet treguar dhe bindur Serbinë se nuk është kurrfarë fuqie ballkanike, evropiane e as botërore, që sa herë të dojë për rizgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, , t’i shtypë, t’i masakarojë, t’i kolonizojë dhe t’i shfarosë shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë si këtu e 200 vjet më parë. Kjo politikë hegjemoniste dhe militariste, duhet të marrë fund në Ballkan. Ndryshe, si Evropa Perëndimore, ashtu edhe Amerika si superfuqi botërore tërë jetën, do të merren me problemin e pazgjidhur kolonial të Serbisë në Ballkan, si rrjedhim i drejtësisë dhe i politikës toleruese evropiane dhe ndërkombëtare ndaj Serbisë së Madhe (1878-2019).