Mungesë frymëzimi apo mosbesim!

Opinione

Mungesë frymëzimi apo mosbesim!

Nga: Arben Çukaj Më: 6 mars 2019 Në ora: 07:08
Arben Çukaj

Opozita shqiptare po përpiqet të mbledhë të gjitha energjitë dhe metodat për të arritur në rrëzimin e Edi Rames. Rezultatet e deritanshme të shterpësisë, mungesës së masivitetit dhe energjive janë plotësisht të kuptueshme dhe justifikueshme.

Eshtë krejtësisht e qartë dhe e nevojshme që Edi Rama të largohet sa ma parë si i pa përshtatshëm të drejtojë një vend. Natyra, tipi dhe karakteri i tij mund t’ia justifikojnë prezencën në një grup si aktor dytësor (karagjoz) por jo si primar. Edi Rama dhe socialistat, pasues të komunistave diktatorial nuk është dashur të vinin në pushtet. Koha nuk është pjekur dhe plaget nuk jane mbyllur që ato të vijne në pushtet. Po pse rikthehen atëherë? Përgjigja gjendet tek gjykimi dhe kujtesa e një populli të vuajtun,  që u trajtua si skllav për pesëdhjet vjet dhe tashti lejon bijtë e tij ma të pamoralshëm te luajn bixhoz me jetën, nderin dhe të ardhmen e këtij brezi dhe brezave qe do t’vijne.

Opozita i ka borxh të madh popullit të shumëvujtun shqiptar. Opozita e sotme, Sali Berisha e ka tradhëtuar popullin ma se njëher, populli e fali herën e pare, populli nuk duhet ta falë tash. Thirrjet, klithmat dhe shtiratjet e Berishës dhe Bashës janë aq fallco saqe krijojne alergji ndër njerëz dhe jo inspirim. Populli në ndërgjegjen e vet e din se ato çirren për interesat e veta. Ato janë aq të pa besueshëm saqë nuk ju ka mbetur asnjë njeri karizmatik dhe i besueshëm të marrë mikrofonin në dorë dhe të frymëzojë apo ngjallë shpresë. Të gjithë intelektualët, idealistët dhe njerëzit me karakter jane menjanuar nga Sali Berisha . këto njerëz sot rrinë dhe vezhgojnë si spektator dhe qajnë në deshprim se ku ka arritur atdheu i tyne që ato aq fort e dojnë, dhe cfarë u ba me shpresën dhe andrren e tyne. Edhe sikur opozita e tanishme, pa mandate t’ja arrinte qëllimit me e rrezuar Edi Ramën ai do të ishte një zhvillim shume enigmatik, me shumë pikepyetje dhe pa prespektivë.

Edi Rama duhet të ikë, ai nuk përfaqëson popullin, por sot Lulzim Basha dhe Mona e Ilirit nuk janë alternativë shpresë-dhanëse. Shqiperia ka nevojë për një alternativë tjetër, një qeveri teknike, jashtë influences së aktoreve të korruptuar partiakë dhe me një mbështetje të gjërë nderkombëtare. Intelektualët e aftë dhe me dinjitet duhet të sakrifikojnë për vednin e tyne në këto ditë të vështira dhe perpiqen për një zgjidhje.

Një qeveri teknike e drejtuar nga njerëz me karakter dhe të pa influencuar duhet të punojë me faktorin serioz nderkombëtar pë të ndertuar dhe vënë në funksion një drejtësi të pa varun, e vështire por jo e pa mujtun.

Vetëm kjo alternativë mund t’ja kthejë shpresën një populli të vuajtur dhe në buzë të greminës.  Shqipëria ka nevojë për një reformim të plotë të kalsës politike dhe për një mobilizim të bijve ma të mirë të saj në këto momente. Tridhjë  vjet kaluan që nga rrëzimi e diktatures, ishim fëmije dhe plot shpresë në atë kohë, nje shprese që u venit ose po realizohet jashtë tokës së bekueme shqiptare. Sa breza të tjerë duhet t’ jetojnë jetën e tyne në mungesë te shpresës, vetem se nje grup kopilash e tratojnë popullin e tyne si kope. Populli i vuajtur shqiptar meriton shume ma mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat