Kush në trojet tona dhe jashtë ka mbështetje dhe arsyeja e mbështetjes

Opinione

Kush në trojet tona dhe jashtë ka mbështetje dhe arsyeja e mbështetjes

Nga: Islam Fejzullahu Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:54
Festa pas fitores në Tuz

Situatën politike si duket po e bëjnë alarmante vet drejtuesit dhe politikanët e Kosovës ashtu siç po iu nevojitet brenda ditës, por në fund po ua përgatitin rrugën armiqve që të veprojnë kundër Kosovës dhe të gjitha trojeve tona!

Një proverb popullor thotë: Qeni i keq ta sjell ujkun në vathë (torishtë), e në kontestin tonë mbarëkombëtar si duket nuk mbeten as qen, por një soj i qakejve të cilët për interesa personale janë të gatshëm edhe gjakun e atyre, të cilët konkretisht këto ditë festohet Epopeja e UÇK-së edhe shumë tjerëve të cilët më herët kanë derdh po atë gjak që të shkelin edhe mbi atë gjak?

Protestat gjithëpopullore në Shqipëri sa vijnë e shtohen dhe shpeshtohen, tensionet në Kosovë për shkaqe të ditura nga të gjithë gjithnjë në rritje, i vetmi satisfaksion për neve shqiptarët në trojet tona është bashkimi i shqiptarëve në Malësi dhe Tuz për të mirën e tyre dhe ia dolën atë çka e deshën, pra uniteti e dëshmoj të veten.

Shtrohet pyetja se nga fillon çalimi apo edhe keqmenxhimi politik në të gjitha trojet tona nga vet udhëheqësit tanë, apo po këta udhëheqës ia kanë shitur edhe lekurën hasmit? Edhe një lloj batute apo fjalë e urtë thotë: hasmit inatin mbaja, por të mirat dhe të drejtat që i ka lakmoja.

Si duket këta drejtuesit tanë po vazhdojnë të kundërtën: Vendin po e dëmtojnë edhe shkatërrojnë e ujin po i qojnë hasmit në mullirin e tij?

Dhashtë Zoti e të jem gabim me mendimin tim! Fillimisht mbaj mend që derisa kryekrimineli Millosheviq në vitet e nëntëdhjeta derisa filloi të operonte në tërë ish-Jugosllavinë për krijimin e "Serbisë së madhe", ai para veprimeve përdorte retorikën e tij: Nuk jam unë ai që po kërkoj këtë (ku ka një serb, aty është serbi), por kjo rrjedh pikërisht nga akademia e shkencave të Serbisë, rrjedh nga kisha serbe të cilat me vite e shekuj dëshmojnë këtë (fund citati)!

Ndërsa tani drejtuesit tanë politikë e institucionalë janë bërë argat i dreqit, janë vllazëruar me dreqin dhe e ndihmojnë hasmin në të gjitha trojet tona: Shih në shtetin amë krizë, narkomani, vëllavrasje, protesta e çka jo nga të këqijat, ndërsa politikanët në interesin e vet ia mbathin edhe jashtë për ta shpëtuar lëkurën e vet.

Në Kosovë si thotë populli një ahmak (budall) e gjuan një guri në ujë, njëqind të mençur nuk mund ta nxjerrin, përse argat i hasmit i të keqes pa e pas askënd pas vetes vetëm secili rrahagjokës për vete thua se Kosova është pronë e secilit dhe vepron qysh i duhet atij, janë degdisë e acaruar e përçarë sa situata është tensionuar deri në zenit?

Në shtetin e Maqedonisë njëri për pushtet, e tjetri për qef të vet argat i bëjnë maqedonit për ta shtyp vëllaun e vet? Si duket e vetmja alibi për kombin tonë na doli Tuzi me Malësi të bashkuar për interesa kombëtare, ju lumtë Zoti i ruajt e i bekoftë. Vallë a nuk kemi edhe ne ndokënd që mund të na drejtoi, përkrah, mbështes nga brenda vendeve e trojeve tona në menyrë që t’i kemi me veti edhe miqtë tanë ndërkombëtar, apo vetëm si rrahagjoksa secili për vete dhe me ide e qëndrime të veta tenton që të tregohet i dijshëm i guximshëm ne vendimmarrje? Si duket akademitë tona për politikanët tonë dhe drejtuesit e pushteteve nuk po ekzistokan e as nevojitkan asnjërit?

Derisa këta të përçarë dhe duke u akuzuar në mes veti, ndërkombëtaret po ua dëshmojnë të bëmat e tyre dhe po mbështesin vendosmërisht atë vend dhe atë popull që njeh dhe promovon paqe, perspektivë dhe zhvillim, ndërsa drejtuesit tanë merren me njëri-tjetrin dhe zhvatin paranë e popullit për interesa të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat