Tre dekada nga Grevat e Minatorëve të Trepçës

Opinione

Tre dekada nga Grevat e Minatorëve të Trepçës

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:57
Mr. Donika Hoti

Trepça në Republikën e Kosovës njihej si miniera më e vjetër e plumbit, zinkut, argjendit, kristalëve dhe miniralëve të ndryshme, miniera e Trepçës gjendet në qytetin e Mitrovicës.

Sipas hulumtimeve të para gjeologjike “Trepça”, për herë të parë filloi të funksiononte në vitit 1924, duke vazhduar me prodhimin e saj në mineralizimin e sulfidit të plumbit dhe zinkut.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore gjermanët mbizotëruan me minierën e Trepçës, e cila funksion në një nivel të redaktuar prodhimi. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore deri te shpërbërja e ish-Jugosllavisë ka punuar pa ndërprerë dhe sasia e saj përkonte me një kapacitet mesatar prodhues prej rreth 600.000 tonelata në vit.

Etimologjia e fjalës “Trepçë” datojnë nga kohët e lashta, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e saj “TRE”, tre furra për shkrirje, ndërsa “PÇA” do të thotë “Poça”, që në gjuhën shqipe fjala “Trepçë”, që dëshifrohet si “Tripoça”. Sipas disa dokumenteve që qëndrojnë në arkivat shtetërore të ish-shtetit të Dubrovnikut termi “Trepçë” u përcaktua qysh në vitin 1303.

Miniera e Stantërgut të Trepçës punën e saj prodhuese e filloi me 16 tetor 1924, kjo erdhi me ndihmën e gjeologëve angleze në fushën e xehëve mbajtëse. Në kuadër të saj në vitin 1927 në shfrytëzimin 50 vjeçar të vendburimit. Kohët e arta të “Trepçës” konsiderohen ato të viteve 70-ta, ku kjo ndërmarrje shoqërore merr statusin e ndërmarrjes më të madhe në Kosovë, ky vendim erdhi si rezultat i një menaxhimi të një intelegjence teknike të nivelit evropian dhe në bazë të menaxhmentit të suksesshëm u nxorrë një ligj i veçantë nga Dhoma Shoqërore Ekonomike të Kuvendit të Kosovës.

Pas viteve të 90-ta me instalimin e politikës diskriminuese nga Qeveria e Beogradit, punëtorët u ballafaquan me forcat policore sërbe, duke u larguar në mënyrë të dhunshme 2.751 punëtorë të përkatësisë shqiptare të minierës, ndërsa në punë mbetën 726 punëtorë të përkatësisë sërbe dhe minoritetëve të ndryshme.

Motivet e largimit të minatorëve të Trepçës nuk ishin arsyet ekonomike, mirëpo tërësisht kishin të bënin me natyrën politike, kjo erdh si një shenjë e hakmarrjes së kundërshtimeve të ashpëra të minatorëve të Stantërgut të Trepçës, të cilët kishin kërkuar ndryshimet kushtetuese.

Kërkesat e Minatorëve të Trepçës rreth ndryshimeve kushtetuese më vonë sjellën pasoja tragjedike, mandej me luftëra të përgjakshme në rajon, pasi që mbrojtën ekzistencën e Kosovës dhe statusin e saj si “Autonomi”, e cila pretendohej të largohej nga presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç në mbledhjen e 16-të të Lidhjes Komuniste të Serbisë. Një muaj më vonë përmes votimit në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës sublimohet Kushtetuta e Kosovës e nxjerrur në vitin 1974, kjo erdhi si rezultat i organizimit të protestave kundër presionit sërbë mbi shqiptarë dhe mbrojtjes së grevave të minatorëve të Trepçës të mbajtur në Prishtinë me 9 mars të vitit 1989, në mesin e pjesëmarrësve të këtyre protestave ishin edhe ish-liderët shqiptarë komunistë të Kosovës në Jugosllavi, të cilët dhanë dorëheqjen e tyre në mënyrë të parevokueshëm në vitin 1982.

Si filluan Grevat e Minatorëve të Trepçës? Pas përfundimit të mbledhjes së XVI-të të Lidhjes Komuniste Jugosllave të Qeverisë në Beograd, në mbrojtjen e doktrinës së nacionalizimit shqiptarë me 17 nëntor të vitit 1989, ku po mbahej mbledhja e Komitetit Krahinor nga Stantërgut të Trepçës, minatorët ishin nisur në këmbë në drejtim të Prishtinës, duke marshuar në “Pallatin e Rinisë” apo në ish “BoroRamiz” për t’i shpërfaqur dhe mbrojtur kërkesat e tyre. Kjo rezultoi, që në komutetin krahinor të mbahej një mbledhje në mes liderëve shqiptarë dhe sërbë për të arritur një koncenzus politik rreth mos nxitjes së nacionalizmit në mes dy popujve, të cilët jetuan në Kosovë, mirëpo mbledhja nuk solli asnjë një fryt, konformë kërkesave të parashtruara nga minatorët.

Me përfundimin e mbledhjes së Komitetit Krahinor përfaqësuesit e politikës shqiptare të kohës, kishin marrë premtime për ndryshimet kushtetuese se kërkesat e tjera do të realizoheshin në favor të minatorëve. Ky marshim nisi për arsyeje të mos pranimit të konceptit të nacionalizmit sërbë në Kosovë, që po pretendoj të mbizotëronte mbi popullësinë shqiptare në Kosovë, e cila ishte 90%. Grevat filluan në protekstin e diskriminimit vazhdueshëm të popullësisë shqiptare në Federatën e Jugosllavisë, që u bënin pas vitit 1986, ku sipas parashikimeve të politikës sërbe ndryshimet kushtetuese bëheshin në disfavor të popullsisë shqiptare. Kërkesa kryesore e Grevave të Minatorëve ishte arritja e një statusi të qartë mbi popullsinë shqiptare në Federatën e Jugosllavisë, duke kërkuar trajtim të barabartë si të gjitha republikat në ish-Jugosllavi.

Cilat ishin kërkesat e Grevës së Stantërgut të Minatorëve të Trepçës? Kërkesat e Grevave të Minatorëve në Stantërgut të Trepçës në esencë ishin për mosdiskriminimin e popullsisë shqiptare në Kosovë, e cila mbizotërohej me 90%, të trajtohej statusi politik i Kosovës në mënyrë të barabartë si të gjitha republikat e tjera. Kërkesat tjera ishin që të mbroheshin parimet e Kushtetutës të vitit 1974, që pretendohej po ashtu statusi i “Autonomisë” së Kosovës të shndërrohej në “Republikë” dhe njëherit edhe dorëheqja e tre liderëve shqiptarë që shërbyen në vendmarrjen e politikës së Jugosllavisë së asaj kohe si: Ali Shukriut, Hysamedin Azemit dhe Rrahman Morinës, duke përfshirë dhe krerët e lartë të ish -Jugosllavisë, ky i fundit gjatë përfundimit të karrierës së tij politike u helmua, ndërsa z.Azemi dha dorëheqje të parevokueshme.

Vendosshmëria e Minatorëve ishte të mos dalin nga Greva pa i arritur qëllimet prej nëntë kërkesave të tyre. Kërkesa e tyre ishin tejet të qarta të cilat përkonin me arritjen e qëllimeve të tyre si: Mbrojtja e Kosovës nga regjimi politik i Sllobodan Millosheviçit, Shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Republikave të reja, Kundërshtimet e presioneve të Serbisë për ta ripushtuar sërish Kosovën, Trajtimi i barabartë i popullsisë shqiptare në Jugosllavi, si të gjitha kombësitë e tjera të Federatës Jugosllave. Të mbrohen parimet kushtetuese të vitit 1974, të tërhiqej ligji për pensionim të parakohshëm për punëtorët e arsimit, të vizitoheshin minatorët në Trepçës nga tre liderët e ish-Jugosllavisë, që përfaqësonin popullësinë shqiptare në komitetin krahinorë, për t’i parë nga afër në çfarë kushte punonin Minatorët e Trepçës, përndryshe nuk do të tërhiqeshin nga greva. Kërkesa e fundit nuk u realizua pasi që asnjëri nga tre liderët nuk i kishte vizituar, përveçse njëri nga liderët iu shënoi një letër drejtuar minatorëve të horizontit të 10-të Stantërgut.

Cilat ishin pasojat e Grevave të Minatorëve të Trepçës? Grevat e Minatorëve të Stantërgut të horizontit të 10-të në Mitrovicë konsiderohen që sollën lëkundjen e themelit të ish-Jugosllavisë, ku rreth 1.300 minatorë hyrën në grevë për ta mbrojtur rezistencën e Kosovës dhe statusin e saj. Këto greva vlerësohen si greva historike, që shëndërruan rezistencën gjithëpopullore demokratike kundër presioneve të Sërbisë, që prentedoi ta ripushtoi Kosovën.

Pasojat e para pas përfundimit të Grevave të Minatorëve ishin burgosja e minatorëve të Trepçës, sidomos të atyre që morën inciativën për të hyrë në Grevë, duke përfshirë stafin menanxhues të Trepçës në krye me Azizë Abrashin. Situata e krijuar si rezultat sjelli organizimin e protestave kundër presionit shqiptarë me 9 mars të vitit 1989, të cilat ju dolën në mbrojtje minatorëve të Trepçës në horizontin e 10-të të shkritorjes së Stantërgut dhe Parimeve Themeltare Kushtetuese të vitit 1974, në mesin e demostruesëve që dolën në solidarizimin e mbrojtjes së popullësisë shqiptare dhe kundër presionit të vazhdueshëm nga politika sërbe ishte edhe ish-lideri komunist Fadil Hoxha. Të gjitha këto ngjarje po transmetoheshin në televizonin e vetëm publik në Kosovë “Radio Televizionin e Prishtinës” dhe në gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Rilindja”. Duke i parë rrethanat e krijuara dhe guximin e mjeteve informuese të cilat në vazhdimësi po i mbanin qytetarët të informuar rreth situatës në Kosovë me çfarë po ballafaqoheshin minatorët e Trepçës dhe protestuesit e protestave të 9 marsit të vitit 1989, atëherë Komiteti Krahinor i Kosovës, njëherit e paralajmëroi kryeredaktorin e përgjithshëm të Radio Televizionit të Prishtinës të ndjerin z.Agim Malën, pastaj Komiteti Krahinor i Kosovës mori vendim të suspendonte nga puna 13 gazetarë dhe redaktorë përgjegjës, me protekstin se ishin të padëgjuar, mbase po raportonin gjëra të pavërteta për situatën e krijuar në Kosovë dhe dhënies së ndihmës financiare të tyre për minatorët e Trepçës për nder të solidalizimit më ta. Në mbështetjen maksimale të rrethanave të krijuara në Kosovë dolën “Shoqata e Gazetarëve Sllovene” dhe vetë Presidenti i Republikës së Sllovenisë.

Të gjitha këto rrethana të lartë cekura erdhën në fillimin e vitit 1989, pasi që Kuvendi i Sërbisë me seli në Beograd propozoi amendamentet kushtetuese, sipas propozimit u parashikua të largohej edhe nocioni “Socialist” duke u zëvendësuar me termin “Republikë e Sërbisë”, si rezultat i saj të hiqej mundësia e pavarësisë së institucioneve autonome siç ishte statusi i Kosovës dhe të njihej si “Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kundër këtij statusit për Kosovën në muajin mars ngritën në protesta popullësia shqiptare në Kosovë.

Me mbajtën e zgjedhjeve presidenciale në Sërbi me 8 maj të vitit 1989, Sllobodan Millosheviçi bëhet president i saj. Në Kongresin e 14-të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) ndryshohet statusi i subjektit politik të Sllobodan Millosheviçit dhe bëhet i vetmi subjekt politik sërb në “Jugosllavi”. Gjashtë muaj më vonë me 26 qershor të vitit 1990, autoritetet qeveritare serbe pezulluan funksionimin e Kuvendit të Kosovës, ky pezulllim e shtyri kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Gazmend Zajmin që ta përpilojnë “Deklaratën Kushtetuese”, për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës brenda unionit të Jugosllavisë. Me 1 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Sërbisë miratoi propozimin për amendamtetet kushtetuese dhe referedum. Atëherë, paralelë me aprovimin e Kuvendit të Sërbisë, një ditë më vonë me 2 korrik të vitit 1990, 114 deputetë (delegatë) shqiptarë nga 180 anëtarë të Kuvendit të Kosovës, para dyrëve të Kuvendit të Kosovës lexuan “Deklaratën Kushtetuese”. Si pasojë e leximit të “Deklaratës Kushtetuese” mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës si “Republikë” në kuadër të unionit federativë, Kryesia e Kuvendit të Sërbisë me 5 korrik të vitit 1990 merrë vendim për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe Këshillit Ekzekutiv (Qeverisë së Kosovë) dhe merrë përsipër kontrollin e drejtpërdrejtë të Kosovës. Gjithashtu, Kuvendi i Sërbisë mori përsipër kontrollin e medies kryesore në Kosovë “Radio Televizionit të Prishtinës” dhe ndaloi në mënyrë të rreptë transmetimet në gjuhën shqipe.

Me datë 4 shtator të vitit 1990, popullësia shqiptare në Kosovë mbajtën një grevë të përgjithshme 24 orësh rreth paralizimit të Kosovës në mënyrë totale.

Pas votimit të amandamenteve kushtetuese të “Republikës Socialiste Federale Jugosllave” me 8 gusht të vitit 1990, krijohen sistemet shumë partiake, paralel me votimin për sistemin shumë partiak, një muaj më vonë me 7 shtator të vitit 1990 nga Kuvendi i Kosovës i mbajtur në Kaçanik shpallet “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. Kundërshtimi i votimit për “Kushtetutën e Kaçanikut”, erdhi menjëherë si kundërpërgjigje nga Sllobodan Millosheviçi, duke urdhëruar forcat policore që t’i arrestonin deputetët e Kuvendit të Kosovës përfshirë dhe kryetarin e Kuvendit të Kaçanikut.

Si rezultat i mbajtës së Grevave të Minatorëve të Trepçës, Kuvendi i Serbisë miratoi vendimin për ndalimin e botimit të gazetës ditore të vetme shqiptare “Rilindja” në Kosovë, kjo erdhi me votimin e ligjit të informimit publik të 29 marsit të vitit 1991.

Raportuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara z.Tadeusz Mazowiecki, raportoi se; “Policia ka intensifikuar shtypjen mbi popullësinë shqiptare, që prej vitit 1990, janë duke u privuar nga të drejtat e tyre bazike, duke shkatërruar sistemin arsimor, sistemin shëndetësor dhe largimet e dhunshme nga politika, nga puna punonjësit publik të përkatësisë shqiptare, duke i mbyllur institucionet shëndetësore, arsimore, kulturore dhe të larta shtetërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat