Çfarë kuptimi ka një ”unitet” fallso pa opozitën, tani kur gjërat e kanë marrë tatpjetën?!

Opinione

Çfarë kuptimi ka një ”unitet” fallso pa opozitën, tani kur gjërat e kanë marrë tatpjetën?!

Nga: Hafiz Shala Më: 8 mars 2019 Në ora: 06:10
Hafiz Shala

Çdo unitet i krijuar me një vonesë edhe pse pa opozitën që nuk shkonpara ngjarjeve por pas tyre, nuk ka shansë të jetë real dhe funksional.PresidentiicilisipasKushtetutësduhettëjetëunifikues, ai, nëtëvërtetëështëpërqarësimëimadhicili e solliKosovënnë nji gjendje kataklizme më dëme të pariparueshme dhe më thellimin e krizës edhe më të madhe e cila nuk mundë të zgjidhet pa hapa radikal në kuptimin e marrjë së punëve në dorë nga ana e sovranit më ndryshime të përgjithshme në të gjitha organët shtetërore që nga i pari vëndit si përgjegjësi kryesor për gjëndjën në të cilën u soll Kosova.

Pra,a janë zgjedhjet zgjidhje? Është shumë vështirë te ipet një përgjigjje e saktë dhe bindëse pasi nuk janë krijuar kushtet paraprake.A mund të vazhdohët kështu? Asesi.

Më ketë sjellje të udheheqjës së shtetit, nuk ka kurfarë shanse të dilët nga ky hendek i vetëkrijua qoftë më sjelljet e tyre të papërgjegjshme më veprimët e tyre në dëmë të interesavë të Republikë dhe të popullit, dhe, nuk i përgjigjën askuajtë sepse, organët kushtetuese të shtetit nuk funkcionojnë bile edhe ato që quhën demokratike më “përfaqësuesit e popullit” Parlamenti si organ legjislativë e ligjëdhenës për ti nderprer këto trende negative.Nuk ka unitet as në temat e mëdha.

Nuk ka gadishmeri për të ngjallë institucionin e përgjegjësisë sepse shteti është i kapur dhe, grupët që une po i quaje koalicionët vetëbllokuese nuk e kanë shansin të zgjedhin asnji problem sepse ato grupe janë të varura nga njera tjetra dhe nuk janë në gjendje të sjellin vëndime të vlefshme dhe kualitative pasi qdo udheheqës i qdo partie politike flasë për ato në pushtet-pozitën që çdo gjë dhe vendin e konsiderojnë përsonal që do të thotë e kanë privatizue demokracinë të cilën ja kanë humbur kuptimin dhe veprohët sikur në monarki.

Në ketë gjendje në të cilën gjindemi, shtrohet pyetja së si të dilet. Miqt tanë ndërkombëtar po na shikojnë me habi dhe të zhgënjyer sepse, fjala është për SHBA-ne cila bëri shumë, tani, donë të na kthejë shpindën për fajin e udheheqjes aktuale e cila është tejskajshme e ndarë dhe e përqarë pa asnji shansë që të afrohen.Ndoshta e kanë fallso, ndoshta përnjimend.Kush mundë ta dijë përpos atyre.

Presidenti krye në veti, Kryeministri këmbëngulës në emër të Qeverisë të cilës sapo dukët po i numrohën ditët. Kryeministri i solli disa vëndime historike të cilave ju gëzue i tërë populli.Pra, fjala është për themelimin e ushtrisë, vuarjën e taksës për mallrat e Serbisë dhe, vëndimi për Trepqën. Taksa, e arriti qëllimin e vetë politik sepse ishte edhe politike,por, barikadimi edhe pasë kërkesave të SHBAve e tani të Evropës konkretishtë Gjermanisë dhe Anglisë që une sikur edhe populli besojë, i konsiderojnë miq të vërtetë pa u thellue në grupin ndërmjetësues të Federika Mogherinit, janë sinjale dhe mesaxhe që duhët të respektohen dhe të gjejnë mirëkuptim. Deri aty ku nuk prekën interesat vitale të shtetit dhe sovranitetit.

Taksa, kuptohët, nuk është e lidhur më humbjet ose përfitimet ekonomike por është veprim legjitim i nji shteti sovranë dhe i pavarur që i zgjojë nga gjumi arinjët që të gjithë.Qellimi ishte ti kundërvehemi Serbisë dhe asesi jo Amerikës dhe shteteve tjera mike posaqërishtë Gjermanisë dhe Anglisë.

Është kërkesë imanente që për heqjen e taksës të na sigurohët nji garancion që nuk do të prekët tërësia teritoriale e shtetit të inicuar nga Serbia,Rusia dhe të përkrahur nga Presidenti bashkë më Kryeministrin Shqiptar dhe bashkëmëndimtarët e tyre përqka nuk kemi të drejtë ti fajësojmë shtetët që i përmenda më sipër. Pse I hapi këto tema të cilat miqve tanë jau servojë si të përkrahura ngapopull8 e nga spektri politik që asgje nuk ka të konsistojë më të vërtetën.Domethenë gënjeu. U qplue vetë dhe i lajthiti ata që nuk duhët ti gënjejë. U zbulue. E tash?

“Nji budallë e hedhe gurin, njiqindë të mënqur nuk mundë ta nxjerrin” është shorehje e vjetër popullore pore saktë. Është pikëpyetje a është budalla a qëllimkeq.Nese analizohët pak ma gjërë, më shumë është qëllimkeq në dëmë të shtetit dhe për përfitime përsonale dhe heqja e “borxhit” të krijuar kush edi ndaj kuajtë edhe pse disi mundettë nënkuptohët, por,ka hy në obligime qoftë për vëtëbrojtje ose për ndihmë për mbrojtje.

Gjendja ka ardhe deri aty ku nuk dihet së kush fletë në ëmër të shtetit apo në ëmër të individit duke ju referue posti që e mbanë në pushtet.

Kur nuk ka unitet në mes udheheqjës, athere dorzanët tonë në rëndë të parë Amerika patjetër duhët të ndërhy kur nji Evropë e ndarë e qakorduar nuk është në gjendje ti zgjidhe problemet e cila edhe vetë i ka krijuar më nji politik më standarde të dyfishta dhe injoruese ndaj Kosovës.

A duhet ndigjuar Amerikën? Më siguri së po, anipse kur është fjala për kufijtë kushtetues si rezultat I shpalljës së pavarësisë në menyrën ma legjitime, duhët të ndalemi, sepse, po të ishim njohur nga Serbia athere bisedimet mundë të zhvillohën por në aspektin historik dhe argumentues së kushë kuajtë i ka borxh në aspektin teritorial që edhe kjo nese mundë “ta fajsojmë” për mosreagimët ndaj sjelljeve të Serbisë anipse, dorën në zëmër kjo ka qënë detyra dhe përgjegjësia e Evropës. Por, Evropa si Evropë nese thirrëm në thënjen e Fishtës, ende nuk është qliruar nga ai mentaliteti i vjetër, pra, edhe në shqiptarët ënde nuk po mundemi të qlirohemi nga mosbesimi ndaj sajë sepse, më sjellje nuk po na bindë për ta ndryeshuar mëndjën.

Platforma e votuar në Parlament, farsë dhe e rrezikshme.Kosova po i lihet në dorë Esat Pashë Toptanit

Parlamenti votojë nji Rezolutë e cila për fat të keq në mënyrë eksplicite nuk ja ndalonë atijë apo cilidokuajtë që udheheq bisedimet respektivishtë sipas platformës ti “prezentojë” më bashkëbiseduesin e Serbisë së apsolutishtë nuk busedohet për kufijtë egzistues.

Vetëvetiu, vazhdimi i të qenunit prezent, nuk siguronë së nji marrëveshje do të përfundojë pa dëmë në aspektin e teritorial sepse po ky president si inicues nga pala kosovare për ndryshim, kembim të lehtë o të rëndë pastaj qeshtja e veriut, lëshime të dhimbshme, bashkimin e Kosovës Lindore “falas” nga Serbia, është absurd, është gabim dhe më të drejtë opozita nuk mundë e as nuk duhët ti bashkohët.

Presidenti i cili ja bëri grooën Kosovës, pretendonë të jet ai që do ta përfundonte këtë marrveshje i cili falë mosreagimit të Parlamentit, ai, ende është në krye të shtetit. Athere, këndë duhët ta fajsojmë? Pse asnjihere nuk u thirrë në intërpelancë për dëmët dhe veprimët antishtetërore?

Shpresa e vetme ka mbetë të sovrani nese është në gjendje të ngritët dhe ta pastrojë shtetin nga gryksët, manipulantët, tradhetarët dhe të pakurrizorët që disa, për tu dukë të moderuar, janënëgjendje ta dëmtojnë shtetin.

Ata që kërkojnë zgjedhje që mëndijnë në zgjedhje së është zgjidhja, këtijë populli duhët qyshë tani ti jap kornizat së qka e kanë ndërmënd të ndryshojnë për ta ringjallë Kosovën e cila është para kolapsit. A kanë fuqi, dije, gaditshmeri reale e jo premtuese që të kthehët vëtëbesimi të shteti dhe organët e tijë të cilat ishin të kapur shumë forte që, vetëm më ndërrimet e komplet

administratës që nga kupolla deri të qdo komunë për ta kthye besimin, mbarëvajtjën e shërbimeve dhe, posaqërishtë organët e drejtësisë.

Ndërrimët duhët të vijnë që nga Gjykata Kushtetuese deri të ato komunale dhe të fillohët më përdorimin e vetingut në të gjitha organët jo vetëm administrative por edhe atyre politike.

Si mundët më e udheheq një parti politike nji përsonë i cili ka ardhur në kundërshtim më ligjin në forma të ndryshme. Kjo, për arësye së bëhet zgjedhja e deputetve dhe, si rezultat mvarët së qfarë Parlamenti do të kemi. Parlament i diktuar nga bazat partiake, nga klanët dhe grupët të cilët në rend të parë i kanë interesat përsonale partiake, grupore, regjionale e fisnore.

Si mundë të ecën përpara Kosova më nji udheheqje e cila është skajshmerishtë e përqarë e ndarë dhe pa kurfarë konsenzuesi.

A mundë ti bashkojë përqarësi më i madhe-Presidenti aktual? Jo ky i tanishmi sepse e ka humbur besimin e popullit të cilit kur ja përmendi moderatorja sondazhin e fundit në nji televizion shqiptar mes Presidentit dhe Kryeministrit, doli së, Kryeministri e ka përkrahjën 82% përderisa Presidenti vetëm 18%. Ai, demonstrativishtë e leshojë tavolinën që intërvistohej dhe iku. Nuk e dijë së sa është e saktë por presidenti më ndërrimin e tezave dhe qëndrimeve të përditshme, më siguri së kjo I ngjanë nji sondazhi real.

Miqët tanë janë në hall të madhe fatëkeqësishtë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Fajtore- udheheqjët aktuale në të dy vëndët.Vetëm më lutje drejtuar zotit, nuk shpetohët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat