Shembulli i 100-të i keq-qeverisjes së komunës së Pejës…!

Opinione

Shembulli i 100-të i keq-qeverisjes së komunës së Pejës…!

Nga: Reshat Nurboja Më: 8 mars 2019 Në ora: 08:33
Reshat Nurboja

Çudi, por e vertetë, më shumë partitë në opozitë se sa përfaqsuësit e atyre në pushtet e në veçanti familja ime e ngushtë ka kohë që po më kërkojnë të ndërpres pasqyrimin e shembujëve që po i postoj në fcb lidhur me keq-qeverisjen apo qeverisjen tragjiko-komike të pushtetit aktual të Pejës…Pa marrë parasysh qellimet e ndryshme të tyre në këtë drejtim, vendosa të i degjoj dhe përkohësisht sygjerimet e tilla t’i pranoj dhe sot me shembullin 100 nga 487 shembuj që i kam evidentuar ta ndërpres deri në fund të vitit 2019 postimet per punën qiellore të pushtetit së Komunës së Pejës, me shpresë e besim se qytetaret e në veçanti shoqëria civile dhe subjektet politike në opozitë do të jenë më aktive në ketë drejtim se sa ishin deri me sot…!

DISA NGA NGA QINDRA KEQPERDORIME TË PUSHTETIT “QIELLOR” TË KOMUNËS SË PEJËS …!

1. Pushteti i “Sinqerisht i Juaji” si përfaqësuës i Komunës së Pejës në Komisionin e të ashtuquajturëve ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me faktet, vendimin e kuvendit të Pejës dhe interesin e Komunës së Pejës dhe Kosovës ka nënshkruar dokumentin me të cilin “profesionalisht dhe shkenctarisht” konstatojnë dhe vertetojnë se 8229 hektarë tokë të Komunës së Pejës dhe territorit të shtetit të Kosovës historikisht, ligjërisht, politikisht i kanë dhe i takojnë Malit të Zi e jo Pejës e Kosovës… Gabim dhe deshtim aq përmbajtësor e tragjik i cili deri sa do të ekziston Peja, Kosova dhe kombi shqiptar kurrë nuk do t’iu falet e harrohet…!

  • 2. Gjatë mandatit të parë dhe në këtë vitin e parë të mandatit të dytë ky pushtet ka shpenzuar rrerth 7 milion euro për; dreka e darka, me folë me telefon në mes veti, meditje për udhëtime jashtë vendit, mirëmbajtje dhe karburant të veturave dhe denime të gjykatave!
  • 3. Prerja e qindra drunjëve në Parkun e Madh të qytetit e me dhjetera në tjera në pothuaj të gjitha hapësirat gjelbruese të qendrës së qytetit
  •  
  • 4. Ka premtuar fillimisht se në vitin 2017e pastaj e ka shtyer ndertimin e BOREA-së për në fund të vitit 2018, kaloi edhe viti 2018, do të kalon edhe viti 2020 e edhe ai 2021, do të vijnë edhe zgjedhjet e reja e BOREA askund…

5. Pjesa urbane e qytetit ka mbetur më keq se keq…:Rrugët kryesore të qytetit më keq se katastrofë, me “gropa të thella sa dikur bunarët…,

  • 6. Peja është pa ndriqim natën (edhepse me shtylla elektrike të vendosura…),
  • 7. Pjesa dermuese e qytetit pa ujë të mjaftueshme për pije e për higjenë personale pothuaj tërë vitin, por në veçanti gjatë muajëve maj-tetor të vitit…
  • 8. Qyteti është kapluar nga mbeturinat dhe qentë endacak…
  • 9. Shëndetësia në nivel tragjiko-komik jo aq për shkak të nivelit të cilësisë së stafit mjeksor sa për shkak të politikës komunale të moskrijimit të kushteve minimale bashkohore për ofrimin e sherbimeve cilësore shendetësore: mungesa e barnave mungesa e aparaturës përkatëse bashkohore etj etj…
  • 10. Arsimi, ndër më jo cilësorët në botë (PISA)
  • 11. Niveli i kulturës ka ra prapa Malishevës, Klinës, Junikut, Rahovecit etj
  • 12. Ka premtuar se nënkryetari i komunës së Pejës do të jetë i gjinisë femrore…! Mashtrim si çdo gjë tjetër…
  • 13. Rrenimi i objekteve historke, kulturore e arsimore të Pejës
  • 14. Ndërtimi i objekteve mbi varreza të vjetra të qytetit\
  • 15. Shnëdrrimi i Sheshit të qytetit në parking privat…
  • 16. Lejimi, stimulimi i uzurpimit të hapësirave publike nga restaurantet dhe kafeteritë në tërë qytetin, në veçanti pjesa qendrore e saj.
  • 17. Mbindertime të panumërta në pjesen qendrore të qytetit…Në procesin gjyqësor kundër ish drejtorit të inspektoratit për këtë çështje, drejtori për ndertime i asaj kohe deshmonte në gjykatë se mbindertimet nuk janë lejuar të ndalohen apo rrenohen nga ndërhyrjet dhe presionet e kryetarit dhe nënkryetarit të komunës…!
  • 18. Mosrespektimi e vijës ndertimore të objekteve…

19. Fillimi i ndertimeve të objekteve-projekte të komunës, pa leje ndertimin

20. Shtrati i lumit të Pejës i gjatë 62.4 kilometra e i gjërë disa dhjetra metra është lejuar të shnëdrrohet në deponi të mbeturinave dhe të barishtave si në pyjet e pashkelura…

21.Shpronësimet e pronave komunale: tendenca e ndrrimit të shtatë (7) hektarë e gjysmë të pronës komunale me një (1) ari të pronës private, ndrrimi i një (1) hekterë e ca të pronës komunale me një (1) ari të tokës private, se ndrrime me dhjetra ari të tokes komunale me një (1) të tokës private (në raport 10 me 1) janë me dhjetra mos të them me qindra…

  • 22. Kompenzimi i pronave të shpalluara me interes të përgjithshëm pa nevojë me shuma marramendëse për kohen e rrethanat…
  • 23. Asfaltimi i rrugëve me pare te tatimpaguësve të pronave të blera nga zyrtaret më të lartë të komunës e të partive në pushtet…
  • 24. Ndalimi i marrjes pjesë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Pejës në mbledhjet e jashtëzakonshme të thirur nga opozita për të shqyrtuar dhe diskutuar çështjet e lartcekura etj etj etj…
  • 25. Emertimi partiak i rrugëve e rrugicave që kanë rezultuar me paknaqësi dhe konfrontime fizike jo në pak fshatra.
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat