Homazhe pa respekt?!

Opinione

Homazhe pa respekt?!

Prof. dr. Binak Maxharraj Nga Prof. dr. Binak Maxharraj Më 8 mars 2019 Në ora: 11:19
Hashim Thaçi homazhe në Prekaz

Në Prekazin legjendar erdhën shumë qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës për të bërë homazhe në memorialin"Adem Jashari", qe t'i përkulen edhe një herë Familjes heroike të Jasharëve e cila e flijoj gati krejt familjen për lirinë e Kosovës.

Por, aty edhen edhe pushtetarët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj. Ata bënë homazhe në varrezat  e Jaharëve dhe mbajtën nga një fjalim të shkurtër rasti, sa për sy e faqe.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli thanë se i "përkulen" veprës madhore të kësaj familjeje duke thurrë fjalë të mira për UÇK-në.

Por ndodhi ajo çka nuk ishte dashur të ndodhte, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli pas homazheve,në vend se të drejtohen në Kullen e Jasharëve,ua kthyen shpinën kësaj familjeje dhe u kthyen andej kah kishin ardhur pa u taku me familjen e Jashareve edhe pse ata prisnin mysafir në Kullë. Kjo sjellje e këtyre pushtetarëve është e pafalshme, është kapriçioze, moralisht e ulet, e pahijshëme.

Por, kështu nuk veproi edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pas homazheve që i beri kolosëve të Luftës tonë Çlirimtare,u kthye për një kafe te baca Rifat në kullën ku edhe po priste mysafirë. Ky është një gjest i mirë i kryeministrit, sepse pos përkuljes para dëshmorëve duhet të nderohen edhe të gjallët e dëshmorëve.

Hija e keqe e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit?

Por këtu në këtë manifestim dikush e la një hije të keqe?! Këtë hije të keqe e lanë askush tjetër pos Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët nuk i kishte përzhitë aspak flaka e luftës, sepse në vrullin e luftës ata bënin sefa në “Shtabin e Rognerit” ku bënin plane se si ta marrin pushtetin pas luftës dhe e morën me ndihmën e mbeturinave enveriste bile edhe duke u marrë  me kundërshtarët e tyre si me Kolonelin Ahmet Krasniqi,etj.

Nuk është për tu çuditur nga sjelljet e tilla të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, sepse për këta dy nuk është hera e parë që këmba nuk u shkelë në Kullën e Jasharve. Këta dy ndoshta nuk kanë fytyre të takohen me familjen Jashari për disa hesape të pasqaruara të luftës, pasi gjate luftës e lanë disa harë Adem Jasharin në lloç. Por e patën edhe nga frika se mos Rifat Jashari po u kërkon ndonjë llogari për të pamirat që bënë këta me komandantët tjerë të luftës duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin. Me një qeverisje të keqe që askush nuk kishte menduar se kështu do ndodhte, por ndoshta do tu kërkonte llogari duke iu thanë mos i prekni kufijtë e Kosovës, mos e ndani, nuk e bëmë luftën më e nda Kosovën,por për ta ruajtur dhe zhvilluar për një prosperitet dhe mirëqenie më të madhe për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat